Shkup – Rojet e Qeverisë i kontrollojnë ministrat shqiptar për armë

Sipas portalit “Libertas” ministrat e kabinetit të Kryeministrit, Nikolla Gruevski, shkojnë në punë me armë në brez, edhe atë shumica i takojnë etnitetit shqiptar.
Sigurimi te zëvendës kryeministri nga rradhët e BDI-së, partisë shqiptare në pushtet, Musa Xhaferit rastësisht ka zbuluar se mbanë armë, kështu ata menjëherë e kanë lajmëruar kryeminstrin.
Për këtë çështje kryeministri menjëherë ka ndërmarrë masa për të siguruar Qeverinë, pasi që është gjetur pistoleta te zv/kryeministri Xhaferri, sipas burimeve të “Libertas”, tashmë policët i kontrollojnë edhe ministrat para se të futen brenda godinës së Qeverisë së Maqedonisë./Almakos