Hamburgeri i parë artificial, ‘i rritur‘ në laborator është gatuar dhe ngrënë gjatë një konference të drejtpërdrejtë në Londër ditën e djeshme.
Hamburgeri u kultivua në mënyrë artificiale në një laborator në Holandë dhe është i përbërë nga pjesë muskuli dhe mishi.
Hamburgeri i parë sintetik, i cili shënon edhe hapin e parë të shkencës për të përballuar kërkesat gjithnjë e në rritje të njerëzimit për ushqim, u shijua në mënyrë vullnetare nga dy persona, të cilët konstatuan se shija e tij ishte e njëjtë, pa asnjë ndryshim nga mishi i zakonshëm.