Çfarë thonë flokët e tu për ty!
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 minutes ago
Gratë janë mësuar që përveç gjërave të tjera t’u kushtojnë shumë vëmendje edhe flokëve. Për disa prej tyre bëhet fjalë për një garë të vërtetë për të cilën “luftojnë” ditë për ditë për të pasur paraqitjen më të mirë të mundshme. Ndërsa për disa të tjera kjo gjë është vetëm një përpjekje për t’u ribërë, për të ndryshuar, për të kaluar një zhgënjim. Sidoqoftë flokët thonë shumë për ne, për karakterin tonë dhe për mënyrën se si jemi. Ta shohim bashkë se si: *Flokët biondë* * * Sinonim i elegancës dhe i stilit. Një grua që i ka flokët e artë është joshëse dhe e sofistikuar, e do jetën... more »
Si të zgjidhni parfumin perfekt
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 hours ago
*Jeni në dilemë se cili parfum ju përfaqëson më mirë? Ja disa këshilla që do t’ju ndihmojnë* *Aroma* Dëshironi të shkoni diku dhe të gjithë ta kuptojnë se jeni aty, pa pasur nevojën të thoni asnjë fjalë? Kërkoni të impresiononi ndonjë person të veçantë për ju? A nuk do të ishte e mrekullueshme sikur aroma juaj të mbetej tek të tjerët edhe pasi ishit larguar? Nëse jeni lodhur duke eksperimentuar me parfume të ndryshme dhe akoma nuk e keni gjetur atë që do t`ju përfaqësojë në punë, në mbrëmjet me miqtë, në takime dhe kudo tjetër, ndiqni këshillat e mëposhtme. *Udhëhiquni nga personali... more »
Ushqimet “stres” dhe “antistres”
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 14 hours ago
Disa ushqime duhet t’i shmangni nëse nuk dëshironi të vuani nga stresi. Ne po ju “servirim” ato antistres… Stresi e ka shfaqur kudo “fytyrën” e tij të shëmtuar: në punë, në shtëpi, në marrëdhëniet personale, madje dhe në kuzhinë për shkak të ushqimeve jo të mira që disa prej nesh hanë. Stresi shfaqet si pasojë e reagimeve tona ndaj ngjarjeve në jetë. Zgjedhjet e duhura të ushqimeve që hamë mund ta ndihmojnë së tepërmi trupin që ta përballojë stresin sa më mirë. Pra ne mund ta kontrollojmë stresin më mirë nga sa mendojmë. Thelbi është se stresi çliron vrullshëm në gjak substanca to... more »
SUPLEMENT/Recetat popullore për sëmundjet e gjakut, tensionit dhe zemrës
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 20 hours ago
* * *Pavarësisht komplikacioneve me të cilat përballen çdo ditë, shqiptarët vijojnë të mos tregojnë kujdes ndaj shëndetit. Situatë e cila ka bërë që gjatë viteve të fundit niveli i sëmundshmërisë, veçanërisht asaj kronike, të pësojë rritje të frikshme. Ajo që konsiderohet edhe si më shqetësuese është ulja e kufirit të moshës në përhapjen e shumë sëmundjeve që disa vite më parë i përkisnin një brezi më të madh. Stili i ri i jetesës që dominohet nga kequshqyerja apo dhe mungesa e aktivitetit fizik, konsumi gjithnjë e në rritje i pijeve alkoolike, duhanit, e kanë përmbysur këtë raport ... more »
Kos kundër erës së keqe të gojës
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 day ago
Kosi mund të jetë një mjet shumë i mirë për të larguar erën e pakëndshme të gojës. Studimet kanë treguar se konsumimi i kosit dy herë në ditë ndihmon ruajtjen e freskisë së gojës. Sipas autorëve të studimit, kosi pastron bakteret e padëshirueshme në gojë, të cilat prodhojnë substancat ne bazë sulfuri dhe të cilat shkaktojnë erë të keqe. Veç kësaj, ai pengon shtresimin e mbetjeve të ushqimit në gojë, të cilat po ashtu janë një burim i erës së pakëndshme./mjeku/
Ja disa këshilla për menstruacione të lehta
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 days ago
Për të gjitha ato femra të cilat vuajnë gjatë çdo cikli menstrual për shkak të dhimbjeve që shkaktojnë, ne po ju sjellim disa këshilla të vlefshme për t’i kaluar sa më lehtë…* * * * Menstruacionet mund të jenë të dhimbshme. Në rastet më të shpeshta, kjo nuk është ndonjë shenjë për brengosje, por nuk është problem që nuk i duhet kushtuar vëmendje. Ndaj po ju paraqesim këshillat tona si më poshtë vijon… 1-Merrni lule gjembaçi (dy kapsula tri herë në ditë) katër ditë para dhe gjatë menstruacioneve. Lule gjembaçi e mbron mëlçinë dhe ndihmon për normalizimin e niveleve të estrogjenit. 2-Zh... more »
Receta shtëpiake kundër erës së keqe të gojës
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 days ago
Era e pakëndshme e gojës është shqetësim për të gjithë ne kohë pas kohe. Por, në vend se të lejoni t’ju kapë paniku dhe shmangim kontaktet me njerëz, ju këshillojmë të provoni këto receta të cilat me lehtësi mund t’i përgatitni në shëpi ose në punën tuaj. *Majdanoz* * *Pas një dreke me bazë hudhre eliminoni erën e rëndë duke ngrënë gjethe të freskët majdanozi. Përtypeni një kohë gjethen e majdanozit para se ta përpini atë. *Hani një lugë kafe* * *Shumë efektive në largimin e erës së pakëndshme është edhe kafeja, nëse ajo hahet. Po, të hahet. Mbushni një lugë kafe të pjekur dhe mba... more »
Ushtrimet për kurrizin
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 days ago
Problemet e dhembjeve të shpinës janë shumë të shpeshta për shkak të qëndrimit të keq dhe mënyrës së jetës, andaj për mbrojtjen dhe përmirësimin e gjendjes së kurrizit është e domosdoshme të bëhen ushtrime për kurriz, së paku herë pas here. Teknikat e gabueshme, kur bëhen ushtrime, gjithashtu mund të shkaktojnë tendosje të shpinës suaj dhe të shkaktojnë dhembje. Para fillimit duhet ngrohur me ushtrime për ngrohje. Qëndroni me këmbë të lakuara në gjerësi të kërdhokullave me gjunjë të lakuar pak, duke mbajtur shpinën drejt. Ngrini duart gjithnjë derisa bërrylat të arrijnë në nivel të s... more »
Çokollata dhe truri
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 days ago
Shumicës së njerëzve u pëlqejnë çokollatat dhe kakaoja thjesht sepse kanë shije shumë të mirë. Por ato do të na pëlqejë edhe më shumë kur mësojmë se përveç shijes, çokollata shoqërohet me përfitime për trurin. Dy filxhanë me kakao në ditë mund të ndihmojë shëndetin e trurit. Një formë e zakonshme e demencës shkaktohet nga mungesa e qarkullimit të sasisë së mjaftueshme të gjakut në tru. Neurologia në fakultetin e mjeksisë në Universitetin Harvard, Farzaneh Sorond donte të kuptonte se si furnizimi i trurit me gjak ndikon në aftësitë e të menduarit. Ajo kreu një studim me një grup prej... more »
Si ta lehtësoni dhimbjen e shpinës pa barna?
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 days ago
Terapia kognitive e sjelljes, ushtrimet, manipulimi spinal dhe rehabilitimi interdisiplinor, paraqesin mjekimin më të mirë jomedikamentoz për të zvogëluar dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës. Në një studim të bërë, të gjitha metodat e përmendura mjekuese reaguan më mirë se placebo dhe përmirësuan funksionin për 10-20%. Akupunktura dhe joga, po ashtu, mund të ndihmojnë, por të dhënat nuk janë pjesërisht të qarta mbi to. Nuk rekomandohen terapia interferente, trajtimi me laser, mbështetjet lumbale, stimulimi elektrik nervor transkutan, fërkimi dhe ultrazëri, të cilët konsiderohen ... more »
Reçetë shtëpiake: Piling nga kafeja – maskë për lëkurë të lodhur
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 days ago
Një herë në javë freskojëni lëkurën me maskë të cilën do ta përgaditni për disa minuta. Shumica e femrave pinë disa filxhanë kafe për çdo ditë. Shfrytëzoni përparsitë e kafesë së zezë dhe telben (copëza kafeje që fundrrojnë në filxhan) pa sheqe bëjeni pilling-maskë për lëkurë të lodhur. Është e ditur që kofeina absorbohet shpejt dhe ndihmon në largimin e toksinave nga lëkura. *Nevojiten:* - 1 lugë telbe të kulluar të kafesë së vluar - 1-2 lugë qumësht për pastrim të fytyrës - 1 lugë mjaltë *Përgatitja:* * * Në gotë përzieni kafen e kulluar disa kafe, me mjaltë. Shtojini qu... more »
Sekretet për të pasur flokë dhe thonj të shëndetshëm
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 days ago
Sikurse lëkura, gjendja e flokëve dhe thonjve është një tregues i mirë i gjendjes tuaj në përgjithësi. Kështu dieta luan një rol të madh në shëndetin e flokëve dhe të thonjve. Ja se çfarë ju rekomandohet të konsumoni… *Flokë të shëndetshëm * ** *Fija e flokut përbëhet nga proteina keratin, pastaj duhet të garantohen nivele të larta të proteinave. Kjo arrihet duke ngrënë fasule, fara, drithëra dhe peshk. Po ashtu nevojiten edhe minerale për të mirëmbajtur flokët. Burimet më të pasura të mineraleve në botën e bimëve janë barishtet e detit. Këto i shtoni në sasi të vogla në supëra, s... more »
Pastroni pikat e zeza me sheqer dhe mjaltë
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 days ago
Të gjithë ne shpesh na ndodh të kemi probleme me pikat e zeza. Po si mund t’i eliminojmë pa harxhuar shumë para dhe pa iu drejtuar estetëve? Për një gjë të jemi të sigurt përbërësit më të mirë janë ato që kemi më shtëpi. P.sh e dinit që sheqeri i përzier me mjaltin është një pastrim shumë i mirë për fytyrën, që jo vetëm e bën lëkurën më të butë, por edhe eliminon pikat e zeza. *Përgatitja:* * *Merrni 3 lugë sheqer dhe hidheni në një tas, shtoni po 3 lugë mjaltë dhe përziejeni mirë. Më pas aplikojeni në fytyrë aty ku keni pika të zeza sikur të jetë krem shtresues. Shpëlajeni fytyrën ... more »
Zemërimi i heshtur dhe shpërthyes
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
*Pothuajse të gjithë e kanë provuar zemërimin dhe reagimet e tij. Ai është një emocion normal dhe i shëndetshëm deri në momentin kur bëhet “shkatërrues” i cilësisë së jetës sonë. Zemërimi i heshtur është më shumë i dëmshëm se ai shpërthyes* * * *Reagime shkatërruese për shëndetin* * * Dy mënyrat reaguese shkatërruese të zemërimit janë shpërthimi dhe mbajtja përbrenda e zemërimit. Ato janë tepër të dëmshme. Ne mund të mendojmë se njëra mënyrë është më shkatërruese se sa tjetra, por e vërteta është që zemërimi që mbahet përbrenda mund të jetë po aq i dëmshëm sa zemërimi shpërthyes... more »
Të jetosh me antkh, me pak rendiment mendimi
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
*Majkëll R. Edelshtajn* *Dejvid Ramsej Stile* * * *Psikologji/ Tri minuta terapi, libri i dy autorëve amerikanë që ndryshon të menduarit në shqip nga “Plejad”, përkthyer nga Aleksandër Loli* * * Sofizmat popullore rreth shqetësimeve lindin kryesisht ngaqë njerëzit nuk bëjnë dallim midis meditimit thjesht pa ankth dhe meditimit të përzjerë me ankth. Njerëzit mund të thonë: “Mos e vrit mendjen për këtë”, kur në të vërtetë e kishin fjalën për: “Mos e vër veten në merak për këtë; mos e vrit mendjen dy herë për këtë”. Natyrisht, në vetëvete kjo mënyrë e foluri është e padëmshme, por gabime... more »
Aloe Vera – mbrojtësi i shëndetit tonë
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
‘Çdo zinxhir është i fortë vetëm aq sa hallka më e dobët në të’. Kjo thënie i dedikohet shëndetit tonë, që do të thotë që jemi të shëndoshë aq sa është e shëndoshë pjesa më e dobët e organizmit tonë. Si ta dimë se cila është ajo ‘hallkë’ që është më e dobëta në organizmin tonë para se ajo të ‘këputet’. Para paraqitjeve të simptomeve nuk kemi si ta zbulojmë. Në organizmin tonë pa ndalim zhvillohen zinxhirë biokimikë, reaksinet e të cilëve rrjedhin me dinamizëm në baraspeshë. Në moment të çrregullimit të baraspeshës, në sistemin tonë bie imuniteti dhe vie deri tek paraqitja e sëmundje... more »
Manaferrat – fruti i përkryer për të rënë nga pesha
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
Manaferrat si frut ka shumë përfitime shëndetësore, dhe janë aleat i shkëlqyeshëm në luftë kundër peshës. Ketonet – enzime që gjenden tek malina, bëjnë ndarjen e qelizave yndyrore në trup. 1. *Djegin yndyrnat* Ky frut i kuq është i pasur me fibra dhe mangan. Fibrat ngadalësojnë procesin e tretjes, kurse mangani forcon metabolizmin e trupit. Shija e ëmbël e mjedrave ju bën të ndjeheni të “fryer” më gjat. 2. *Zvogëlon rrezikun nga sulmi në zemër* Acidi elagjik i cili gjendet tek manaferrat, zvogëlon shanset për sulm në zemër. Ky acid zvogëlon kolesterolin e keq dhe... more »
Si të keni një bel të përkryer?
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 5 days ago
Dëshironi të keni një bel të përkryer dhe nuk dini nga t’ia filloni? Ndiqni këshillat tona dhe aplikoni ato me rregull dhe suksesi nuk do të mungojë. *Masazh barkut!* * *Një nga fajtorët për bark të fryrë është tretja e ngadalshme, për shkak të së cilës ushqimi qëndron më gjatë në zorrë dhe vjen deri te formimi i gazrave, të cilat rrisin vëllimin e barkut. Me një ushtrim të thjeshtë mundeni lehtë ta përshpejtoni procesin e tretjes; gjysmë ore pas ngrënies shtrijuni në shpinë, këmbët i lakoni në gjunjë dhe ngadalë e goditni barkun me maja të gishtave prej mesit drejt anës së majtë e m... more »
4 mënyra natyrale për mirëmbajtjen e duarve
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 5 days ago
Mënyra natyrale për duart, që të jenë sa më të freskëta dhe të bukura… Nëse dëshironi të keni duar sa më perfekte ne po ju sugjerojmë disa përbërës natyralë, të cilët e realizojnë më së miri këtë gjë. *Qumësht për thonjtë* Produktet artificiale nuk ofrojnë ushqyerjen e produkteve natyralë ndaj dhe po japim disa receta për maskat e duarve. *Limoni* Limoni shërben për shumë qëllime, por më i rëndësishmi është kujdesi i lëkurës. Nëse keni folur më parë me një dermatologe ose estetiste, do t’ju kenë treguar për përfitimet e mëdha që keni nga limoni. Ai ju zbardh lëkurën e duarve dhe ësht... more »
Trajtimi i puçrave për vajzat dhe djemtë
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 days ago
*Trajtimi bëhet jo me një konsultim, por për një kohë të gjatë, në vazhdimësi, ku varësisht nga gjendja e përkeqësimit fillohet me terapi lokale (tonik të ndryshëm, antiseptikë, me antibiotik, keratolitik, epitelizues si dhe preparate në formë kremash hidrante, vitamina dhe substanca tharëse)* Puçrrat e “rinisë” fillojnë të paraqiten që në moshën e hershme të pubertetit, pra tek femrat nga mosha 11 vjeçare, e tek meshkujt nga mosha 13 vjeçare. Kjo moshë është tepër delikate, ngase në organizëm fillon në “revolucion“ hormonal, por gjithsesi nuk duhet harruar edhe llojin e lëkurës, ... more »
Si parandalohet infeksioni urinar
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 days ago
*Infeksionet urinare tek fëmijët e vegjël janë kambanë alarmi, sepse mund të jenë shprehje e një anomalie të lindur strukturale të sistemit urinar* Të gjithë njerëzit janë të rrezikuar për tu prekur nga infeksionet e rrugëve urinare. Kështu, më të rrezikuar janë ata pacientë që kanë anomali të lindura të veshkës, si polistoza renale, që kanë gur në aparatin urinar, anomali të kanaleve urinare (megauretar), ureter shumë të përdredhur. Por dhe njerëz me rezistencë të ulët, sidomos ata që përdorin citostatikë, kortizonikë, pacientë me infeksione gjinekologjike, diabetikët numri të cil... more »
Vlerat ushqyese të spinaqit
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Mund të thuhet se është një central elektrik i mbushur me të gjitha llojet e vitaminave (A, C, E, K, B6) pastaj mangan, kalcium, selen, riboflavin, hekur, niacin dhe zink. Spinaqi jo vetëm siguron fuqinë për të luftuar kundër kancerit të lëkurës dhe të gjirit, por është gjithashtu një burim i pasur i omega-3 acide yndyrore. Siç bëhet e ditur, spinaqi është një super ushqim i cili ndihmon për të ngadalësuar procesin natyror-degjenerimin. Rekomandohet ta përdorin të gjithë ata që kërkojnë zvogëlimin e peshës dhe për shëndetin e përgjithshëm pasi që përveç tjerash nuk përmban as kolest... more »
Bimët mjekësore që ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve të syve
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Disa sëmundje kanë periudha të caktuara të shfaqjes. Alergjia dhe infektimi i syve në të shumtën e rasteve shfaqet me ardhjen e ditëve të nxehta, gjatë stinës së pranverës dhe verës. Tashmë dihet që alergjia shtohet me rritjen e temperaturës, me forcimin e rrezeve të diellit dhe me shtimin e pluhurave në ambient, të cilat shtojnë thatësirën e syrit dhe shtimin e infeksioneve. Për kurimin e sëmundjeve të syrit, që shfaqen gjatë kësaj periudhe mjekësia popullore vjen në ndihmë me bimët e saj. Një prej bimëve, që përdoret për këtë qëllim, është eufrazia. Eufrazia është bimë njëvjeçare,... more »
Ilaç popullor kundër zbokthit
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
I keni provuar të gjitha medikamente kundër zbokthit dhe nuk keni gjetur shërim? Nëse jeni mërzitur nga ky problem atëherë ky ilaç natyral është i krijuar pikërisht për ju. *Përbërësit:* - dy lugë kafeje ekstrakt të trumzës - dy lugë kafeje ekstrakt të rozmarinës - ½ gotë ujë të distiluar - ½ gotë uthull molle Të gjithë përbërësit vendosni në një enë të sterilizuar të qelqit dhe përziejeni mirë. Ngroheni furrën në 250 gradë dhe vendoseni enën brenda deri sa uji të avullojë. Këtë përzierje shfrytëzojeni në vend të shampos. Mos harroni të vendosni nga kjo përbërje para se... more »
Shtrëngimi i dhëmbëve – Bruksizmi
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Studimet tregojnë se të paktën një në njëzetë persona janë të prekur nga kjo dukuri dhe vetëm një pjesë e tyre janë të vetëdijshëm se i shtrëngojnë dhëmbët në gjumë. Me këtë mund të konstatojmë se është një ves mjaft i përhapur dhe kërkon trajtim të hershëm përmes të cilit mund të mbrohen dhëmbët nga dëmtimet serioze apo edhe nga humbja e tyre. Dhëmbët e dëmtuar nga bruksizmi Shtrëngimi i dhëmbëve apo bruksizmi siç njihet shkencërisht është një dukuri mjaft e shprehur në mesin tonë. Kjo shfaqet kryesisht gjatë natës kur në mënyrë të pavullnetshme shtrëngohen dhëmbët, kjo mendohet se v... more »
Pse antibiotikët duhet të përdoren me kujdes?
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Edhe pse antibiotikët janë të patjetërsueshëm për disa sëmundje, ata mund të jenë edhe të dëmshme për organizmin. Në të vërtetë, antibiotikët e përdorur përmes gojës arrijnë në gjak pasi absorbohen në zorrën e hollë. Megjithatë, problemi është se e gjithë përbërja e antibiotikut nuk absorbohet në zorrën e hollë, por një pjesë kalon edhe në zorrën e trashë, ku nuk mund të absorbohet. Aty antibiotikët mund të qëndrojnë deri në dy javë, ndërsa për këtë kohë jo vetëm që vrasin mikroflorën normale (të dobishme) të organizmit, por mundësojnë edhe zhvillimin e baktereve të cilat janë rezist... more »
15 këshilla gjeniale për makiazh
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Që të lyheni sa më bukur, ju nevojitet pak praktikë dhe ushtrime, si dhe sigurisht ideja të mira, e me disa truqe gjithmonë mundeni të nxirrni në pah atë që më së miri i rri fytyrës suaj dhe me këtë t’i fshihni të gjitha mangësit. E gjitha është efekt vizuel! 1. Pyetja, të cilës* *të gjitha vajzat do të donin t’ja dinin përgjigjen, është se si ta vendosim vijën e përkryer të lajnerit? Eksperti i makiaazhit Rea Morris është këtu të ndihmojë. “Vendosni një trakë ngjitëse nën sy që më lehtë të mund ta përcillni dhe vizatoni vinë e drejtë”! Gjeniale. 2. Grimerja e VI... more »
Problemet e dhëmbëve prekin edhe zemrën
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Mos-ruajtja e higjienës së gojës dhe dhëmbëve mund të ketë pasoja edhe në shëndetin e zemrës tuaj. Një varg studimesh kanë treguar lidhshmërinë në mes të higjienës së gojës dhe shëndetit të përgjithshëm të organizmit. Dhe, studiuesit amerikanë thonë se sëmundjet e mishit të dhëmbëve, si paradentoza dhe gingiviti, mund të shtojë edhe rrezikun për t’u sëmurë nga zemra. Këto probleme vijnë si rezultat i infeksioneve bakteriale dhe mund të çojnë nga dëmtimi i indit të butë përreth dhe deri te rënia e plotë e dhëmbit. Për më keq, studiuesit thonë se sëmundjet e dhëmbëve nuk e dëmtojnë vet... more »
3 format kryesore të shfaqjes së kancerit të lëkurës në verë
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
*Si kurohen ato dhe pse krijohen problemet në trupin e njeriut gjatë verës* Kanceri në lëkurë është një nga sëmundjet më të përhapura. Llojet e kësaj sëmundjeje janë të gjitha të kurueshme, përveç “dreaces”, e cila nëse nuk kapet që në fazat e para të saj. Gati 3 të katërtat e vdekjeve nga kanceri i lëkurës vijnë pikërisht nga kjo sëmundje. Ka 3 lloje kryesore të kancerit në lëkurë, të cilat prekin pjesën më të madhe të njerëzve: 1- Tumori kanceroz në qelizën themelore është më i përhapuri që prek qelizat që ndodhen në shtresën e parë të lëkurës. Është një kancer që nuk përparon shpej... more »
Pesë këshilla për gojë të freskët
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Era e keqe e gojës jo vetëm që mund t’ju pengojë juve, por edhe të tjerët rreth jush. Megjithatë me disa veprime të vogla, ju mund ta shmangi këtë problem. Pirja e sa më shumë lëngjeve, përfshirja e majdanozit, trumzës e mentës, janë disa prej hapave drejt një ere më të mirë të gojës. Ndiqni pesë hapat e vegjël në va zhdim për të parë rezultate të shpejta: 1. Pini shumë lëngje gjatë ditës. Dehidratimi në fakt, shkakton erë të keqe nga goja, goja thahet dhe pështyma bëhet acid. 2. Për të gjitha recetat, përdor majdanoz me shumicë: është e pasur me kalium, vitaminë A,C,E... more »
10 aplikimet çudibërëse të sodës bikarbon
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Përveç përdorimit gjatë bërjes së ëmbëlsirave, palpetave si dhe si ndihmë e parë për thartirën në lukth (urthi), soda e bikarbonit mund të përdoret edhe për heqjen pa dhimbje të ashkave në lëkurë (copëza druri që hyjnë në lëkurë aksidentalisht), si ndihmë pas pickimit nga mushkonjat ose tek djegja nga dielli, por edhe në shumë mënyra tjera. Ky pluhur çudibërës më së shpeshti përdoret si tretësirë për neutralizimim të thartirës në lukth, si dhe të gjitha pengesave në lidhje me të. Kur soda merret në mënyrë orale, ka efekt alkalik në organizëm, e shumë këtë e përdorin si lëndë tera... more »
Rrushi dhe dobitë e tij
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
*Rrushi i freskët ose i shtrydhur si lëng ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës si edhe të kancerit.* Rrushi tashmë është i njohur për vetitë e tij antioksiduese dhe stimuluese të prodhimit të qelizave të kuqe të gjakut. Antioksiduesit e tij ngadalësojnë plakjen jo vetëm të organizmit, por edhe të shumë aspekteve tjera të organizmit. Në anën tjetër, kaliumi dhe hekuri, të cilën futen në përbërjen e këtij fryti, ndihmojnë në prodhimin e hemoglobinës, e cila është pjesë e qelizave të kuqe të gjakut. Këto të fundit bartin oksigjenin dhe lëndët ushqyese kudo në organizëm, dhe l... more »
Ushqimet që duhen për të luftuar plakjen e lëkurës
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
MILANO - "Sekreti i bukurisë së vërtetë është të mos duash t’i ngjash askujt tjetër, asnjëherë një gruaje tjetër dhe aq më keq një diveje. Edhe ato kanë defektet e tyre, besomëni…Rregulli i parë: të jesh mirë me veten tënde, me trupin dhe lëkurën tënde. Bukuria e vërtetë nis që aty…Çdo grua ka të dhëna për përmirësime kundër moshës, për t’u kujdesuar dhe për ta parandaluar. Niset që nga stili i jetës", thotë prof. Francesco Bruno, dermatolog, i famshëm në Milano për klientet e tij aktore dhe modele, i intervistuar nga "Margherita.net". Cilat janë rregullat, që duhet të ndjekim, si... more »
10 bimë të gjendura në natyrë për një frymëmarrje të freskët
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Nga vaji i mentës e deri te çimçakizi me përbërësit e lëvores së Manjolias, Barbara Lantin, një studiuse bakteriologe amerikane na tregon alternativat e trajtimit për uljen e aromës së pakëndshme të frymëmarrjes. *Majdanozi i freskët* * * Nëse ju përtypni këtë barishte në sasi të vogla, nuk do të lejoni që njerëzit të kthejnë kokën nga ana tjetër kur ju filloni për të flisni, për shkak të aromës jo të këndshme të frymëmarrjes, sidomos kur sapo çoheni nga gjumi. Majdanozi përmban disa përbërës antibakterialë të cilat largojnë mikrobet e dëmshme që gjenden në gojë. *Rrëshira* * * Rr... more »
Si të konsumosh ushqimet e domosdoshme, me sa më pak probleme për shëndetin
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Ushqimet e parafinuara, veçanërisht ato me fibër, stimulojnë hormonet qe ulin oreksin dhe duke e bërë trupin tuaj te ndihet plot. Larja e dhëmbëve ose më saktë pasta e dhëmbëve ndihmon në uljen e oreksit. Ndryshimi i sasisë së fluorit ndihmon për t’i rezistuar dëshirës për të ngrënë më tepër. Duhet të jeni të qëndrueshëm në zbatimin e orareve të së ngrënit për të mos sjellë ndryshime në ndjesinë për të kërkuar vazhdimisht ushqim. Vetëm kështu hormonet që sjellin oreksin mund të ndalohen. Hani ngadalë, sepse në këtë mënyrë e ndihmoni stomakun tuaj që të punojë normalisht dhe të mo... more »
Pesë arsye të fuqishme për ta lënë duhanin
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Cilat janë të gjitha veprimet e dëmshme të tymit të duhanit? Lexoni artikullin në vazhdim për të mësuar më shumë rreth përgjigjeve në këtë pyetje. *Rrit rrezikun e ngërçeve tek foshnjat* * * Shumë foshnja nga pesë deri në tetë javë pas lindjes kanë ngërçe në stomak. Zakonisht këto probleme kalojnë kur foshnja mbush katër muaj. Nënat e dinë se vogëlushët e tyre kanë ngërçe kur qajnë vazhdimisht, kur kanë fytyrë të skuqur dhe duar të shtrënguara. Qëndrimi në tym duhani shton edhe më shumë rrezikun për ngërçe te foshnjat, andaj, nëse “harroni” të mendoni për vete, mendoni për më të d... more »
A ju erdhi fundi sëmundjeve? Shkencëtarët kanë zbuluar super-mjaltin i cili shëron plagët dhe infeksionet!
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Aftësitë shëruese të mjaltit janë të njohura qysh nga parahistoria. Mirëpo, kohë më parë shkencëtarët kanë zbuluar mjaltin i cili ka veprim shumë më të fuqishëm se ai i zakonshmi. Mjalti është prej kohës i njohur për veprimin e tij çudibërës dhe ndikimin pozitiv që ka në shëndetin tonë. Mirëpo, disa kërkime të kohëve të fundit kanë zbuluar të ashtuquajturin “super-mjaltë” i cili ka veprim shumë më të fuqishëm se ai i zakonshëm. Në fakt, “fuqia” e tij lidhet me shërimin e disa llojeve të plagëve dhe infeksioneve tek njerëzit. Testimet në një periudhë njëvjeçare i ka bërë një grup i s... more »
Shega – frutë e forcës magjike të shërimit
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Përparësitë magjike shëndetësore të kësaj frute njihen tashmë disa shekuj. Nuk është e përshtatshme sikur disa lloje të pemëve, mirëpo dobitë e saj shëndetësore janë të magjishme. Shega (punica granatum) i përket familjes Punicaceae. Ajo ka ngjyrë të kuqe dhe shije karakteristike majhoshe, e mjaft e njohur si simbol pjellorie dhe fati të mbarë. Lloji më i mirë i shegës është ajo më e lëngshme dhe me ngjyrë të kuqe të fortë dhe me lëkurë të hollë. Brenda shegës gjenden 700-800 fara të vogla ngjyrë të kuqe. Shija e shegës sillet nga e ëmbla deri te e tharta. Shega kryesisht ka madhësi... more »
Efektiviteti i pastave zbardhuese
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Pastat zbardhuese mund t’i zbardhin dhëmbët lehtësisht duke larguar mbeturinat në sipërfaqen e dhëmbëve. Ushqime ose pije të ndryshme, siç mund siç jetë kafeja ose duhani, krijojnë një shtresë “ndotëse” mbi shtresën sipërme të dhëmbëve. Është pikërisht largimi i kësaj shtrese ajo që bëjnë pastat zbardhuese, e që vështirë largohet nga pastat e zakonshme të dhëmbëve. Pastat zbardhuese po ashtu mund të përdoren edhe pas ndonjë trajtimi të zbardhimit të kryer në ordinancën e dentistit tuaj, dhe ndihmojnë të ruani rezultatet. Për të larguar mbetjet sipërfaqësore, pastat zbardhuese zakoni... more »
Çaji i zi kundër erës së këmbëve
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Çaji i zi i përqendruar mund të ndihmojë në largimin e erës së keqe të këmbëve. Era e këmbëve shpesh është një problem po thuajse i pazgjidhshëm për shumë persona. Ndoshta ju keni provuar me dhjetëra produkte kozmetike, dhe nuk keni pasur sukses. Por, a e keni provuar çajin e zi? Çaji i zi është i pasur me tanine, një grup antioksiduesish, të cilët neutralizojnë erën e keqe të këmbëve. Për të përfituar nga kjo, veproni si më poshtë: - Leni dy qese, ose dy lugë çaji të zi të ziejnë për pesëmbëdhjetë minuta në gjysmë litri ujë. - Më pas çajin e vluar derdheni në një legen me... more »
Jeni të mbipeshë? Hani molla!
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Molla veç që është e shijshme dhe ngop, mund të ndihmojë në uljen e proceseve inflamatore te personat e mbipeshë. Studimet amerikane kanë nxjerrë më pah se disa përbërës të mollës pengojnë zhvillimin e proceseve inflamatore që shkaktohen gjatë sëmundjeve kronike, të cilat vijnë si pasojë e pranisë së sasisë së madhe të indit dhjamor. Rezultatet e studimit tregojnë se konsumimi i përbërësve të tretshëm të mollës pengon zhvillimin e thuajse të gjysmës së proceseve inflamatore. Shkencëtarët i këshillojnë edhe njerëzit me peshë normale që të konsumojnë sa më shumë molla me qëllim që siste... more »
Shkencëtarët: Pini pije të nxehta për t’u freskuar
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
*Mit urban apo fakt shkencor: është e vërtetë që nëse pi lëngje të ngrohta në verë freskohesh? Shkencëtarët thonë se të djersish është mënyra me e mirë për të qëndruar i freskët.* * * Nëse ju jeni një prej atyre miliona vetëve që preferojnë një gotë me lëng të ftohtë në vend të një filxhani çaji në një ditë të nxehtë vere lexoni me kujdes: shkencëtarët thonë se një pije e nxhetë do t’u freskojë më shumë se një pije e ftohtë. Por si funksionon kjo? Sipas profesor Peter McNaughton, neuroshkencëtar pranë Universitetit të Kembrixhit, konsumimi i pijeve të ngrohta rrit temperaturën e trup... more »
Mjalti lufton kancerin
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Mjalti është një burim i shkëlqyeshëm i antioksiduesve dhe mbron nga kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare. Hulumtimet e realizuara nga shkencëtarët amerikanë, kanë përcjellë konsumimin e mjaltit nga njerëzit dhe efektin e tij në shëndetin e tyre. Rezultatet kanë treguar se personat që kanë konsumuar katër lugë çaji në ditë mjaltë, si shtesë e ushqimit të përditshëm, kanë pasur më pak rrezik për sëmundje kardiovaskulare dhe kancer. Efekti i mjaftit u vishet lëndëve të shumta ushqyere të këtij produkti “magjik”, të cilët kanë efekt të fuqishëm antioksidues./mjeku/
Të mirat e çokollatës
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Mos u gënjeni, çokollata vërtet është e mirë dhe jo vetëm sepse shkrihet shumë mirë në gojë, por edhe sepse ndikon mirë në tru dhe është e shëndetshme për gjithë trupin. Megjithatë për të ka edhe shumë mite të cilat nuk janë të vërteta. Është koha t’i ndryshoni mendimet tuaja për çokollatën. *Çokollata nuk është e vështirë për tretje në lukth* * *Por, si për të gjithë, edhe këtu vlen rregulli i të ngrënit me masë. Nëse konsumoni shumë, logjikisht kjo do të ndikojë në ngadalësimin e tretjes së saj. *Çokollata e zezë ka më pak kalori* * *Kjo përfundimisht nuk është e saktë. Çokollata ... more »
Botoksit i erdhi fundi, arrin frotoks – shokimi i rrudhave të fytyrës nëpërmes ftohjës
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Për dallim nga botoksi, frotox nuk përmban toksina dhe bakterie, por vetëm përdoret azoti i lëngshëm. Me atë, nervat dhe muskujt shokohen me ftohje dhe pastaj bllokohen për disa muaj, kurse si rezultat, keni më pak rrudha që shihen. Iovera apo frotoks është gjenerata e re e tretmaneve antiage, i cili nuk përmban toksina, dhe vetëm ka përdorues nga bota e të famshmëve, mes të cilëve është edhe Nicole Kidman, Simon Coëell dhe Sharon Osbourne, shkruan Daily Mail. Ekspertët tregojnë se si ai është më pak i dëmshëm, kurse më efikas se botoksi, kurse është krijuar në Kanada, në bazë të t... more »
Peshku mbron nga leukemia
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Konsumi i shpeshtë i peshkut ul gjasat për t’u prekur nga leukemia, tregojnë disa studime. Peshku njihet për efektet pozitive në mbrojtjen nga sëmundjet kardiovaskulare, pasi ndihmon organizmin të akumulojë yndyra të mira dhe të ulë shkallën yndyrave të këqija. Por konsumimi sa më i shpeshtë i tij ndihmon shëndetin edhe në shumë aspekte të tjera, mes tjerash edhe në luftën ndaj llojeve të ndryshme të kacereve. Studimet kanadeze kanë gjetur se personat që hanë më shesh peshk kanë pasur rrezik më të ulët për t’u prekur nga leukemia. Ekspertët këshillojnë konsumimin e peshkut së paku d... more »
Ushqimet që dëmtojnë inteligjencën
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 weeks ago
*Jemi të rrethuar prej ushqimit, për vlerat e të cilit nuk jemi shumë të sigurt, ja ushqimet që dëmtojnë inteligjencën* * * Ja cilat janë 10 produktet ushqimore, të cilat e vrasin inteligjencën ngadalë, por me siguri. 1. Produktet e sheqerit Sheqeri dhe nënproduktet e tij janë jo të mira, jo vetëm për belin, por edhe për trurin. Konsumimi i gjatë i sheqerit mund të krijojë probleme neurologjike dhe mund të vështirësojë kujtesën. Sheqeri mund të ndikojë negativisht edhe në aftësinë për të mësuar, ndaj tek parashkollorët ndalohet konsumimi i produkteve me nivel të lartë fruktoze. 2. ... more »
Lemza te bebet, si ta eliminoni
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 weeks ago
Lemza te të porsalindurit mund të shfaqet në çdo moment, në qoftë se bebja thith ajër apo nëse ndodh të kthejë ushqimin nga kapërcelli (ezofagu) dhe goja. Megjithatë nëse shikoni që fëmija juaj ngacmohet shpesh nga lemza, atëherë mund të ndiqni këto këshilla të thjeshta për të larguar këtë problem: Gjatë ngrënies mbajeni fëmijën ulur drejt. Kjo parandalon lemzën pas ngrënies, pasi lëshon ajrin që bebja mund të ketë gëlltitur gjatë ngrënies. Mbajeni fëmijën tuaj mbi shpatullën tuaj dhe goditeni lehtë në kurriz derisa të gromësijë. Kontrolloni biberonin. Kur e mbani atë kokëposhtë, qu... more »
Cilat vitamina ju mungojnë në trup?
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 weeks ago
Mungesa e vitaminave dhe mineraleve në ushqim mund të kuptohet me shenjat që lë në tërë trupin. - Shërimi i ngadalshëm i plagëve mund të jetë shenjë e mungesës së zinkut, i cili gjendet në produktet e qumështit dhe frutat e detit. Mungesa e zinkut mund të kuptohet edhe me ftohjet e shpeshta dhe rritjen e ngadalshme të flokëve. Mirëpo, kjo e fundit mund të jetë shkaktuar edhe nga mungesa e hekurit, i cili gjendet mjaftueshëm në mish (posaçërisht në mëlçi) dhe perimet me gjethe të gjelbra - Sytë e skuqur mund të paralajmërojnë në mungesën e vitaminës A apo B2. ... more »
Zgjateni jetën përmes vrapimit
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 weeks ago
Vrapimi, si edhe çdo aktivitet tjetër fizik, ndihmon njerëzit të jetojnë më gjatë, tregojnë shumë studime amerikane. Duke vrapuar tre deri katër orë në javë ose duke bërë ndonjë aktivitet ekuivalent fizik, do të jetoni më gjatë dhe do të keni jetë më të shëndetshme. Një nga studimet, e zhvilluara nga Universiteti Stanford në Kaliforni, ka nxjerrë në pah se anëtarët e klubeve të vrapimit me moshë mesatare, kishin qenë shumë më pak të rrezikuar që të vdesin në moshë të re, në krahasim me ata të cilët nuk vrapojnë. Studimet tregojnë se vrapimi jo vetëm që zvogëlon rrezikun për sëmundjet... more »
Dobësohuni me dietën më të lirë dhe më të shpejtë
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 weeks ago
Nëse po shtrëngoheni të mbani dietën që përfshin një karotë dhe sallatë jeshile, nga Japonia vjen lajmi më i fundit për teknikat e humbjes së peshës. E ku ka më mirë sesa të humbësh në peshë, duke bërë diçka që e bëjmë në mënyrë të pavullnetshme: të marrim e të nxjerrim frymë. Në bazë të procesit të frymëmarrjes, është shpikur dieta e frymëmarrjes së gjatë. Ish-aktori Miki Ryosuke pretendon se ka humbur 12.7 kilogramë dhe 12 centimetra nga beli i tij në shtatë javë, duke ndjekur dietën e tij të gjatë të frymëmarrjes. Ryosuke, 55 vjeç, pohon se ndjekësit e dietës së tij, e kanë shumë... more »
Këshillat për të mundur të nxehtin e verës
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 weeks ago
I nxehti tipik i gushtit mbërriti dhe sidomos për ata që qëndrojnë në qytet bëhet e vështirë edhe vetëm frymëmarrja. Në mënyrë që të mos vuajmë shumë të nxehtin dhe lagështinë e ajrit, natyrisht bëhet shumë e rëndësishme një ushqimi i mirë dhe pirja e lëngjeve në sasi të konsiderueshme. Rreziku megjithatë është më i lartë tek të moshuarit, të cilët kanë tendencë të pijnë pak për shkak të zvogëlimit të ndjesisë së etjes dhe tek fëmijët, të cilët kanë një nevojë më të madhe për furnizim me ujë për shkak të zëvendësimit të lëngjeve të trupit, prezenca e të cilëve është rreth pesë he... more »
10 lëngjet e frutave që bëjnë mirë për shëndetin
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 weeks ago
Në verë, së bashku me të nxehtin dhe lagështirën, shtohen edhe këshillat për të pirë shumë lëngje dhe për të ngrënë shumë fruta. Po është e vërtetë, sepse frutat jo vetëm shuajnë etjen, por kanë edhe cilësi të mahnitshme dhe janë të pasura me substanca shumë të dobishme për trupin tonë. Ideale do të ishte të konsumoheshin të shtrydhura ose të centrifuguara, sepse përmbajnë të njëjtat substanca dhe të njëjtat veti shëndetësore me ato të përmbajtura tek frutat e freskëta, idratojnë dhe e forcojnë trupin tonë me vitamina (A dhe C), minerale (kalcium, hekur, kalium), enzima, sheqerna ... more »
Teoria, astrologjia ka lidhje me shëndetin
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 weeks ago
Shumë mjekë gjatë punës së tyre e shfrytëzojnë astrologjinë Shumë mjekë gjatë punës së tyre e shfrytëzojnë astrologjinë. Konsiderohet se është shumë e rëndësishme që të bëhet një krahasim i horoskopit të mjekut dhe pacientit për të parë nëse nënshenjat e tyre janë në baraspeshë Me fjalë të tjera, nënshenjat e këtyre dy personave duhet t’i takojnë elementit të njëjtë (ujit, zjarrit, ajrit, tokës, ose metalit) dhe duhet të jenë në këtë aspekt të përputhura me njëra-tjetrës. Nëse pacienti e ka nënshenjën e peshores, atëherë edhe mjeku i tij do të duhej ta kishte nënshenjën e peshores... more »
Studimi i ri, vezët si ilaç kundër hipertensionit
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 weeks ago
*Për të ulur tensionin, në qoftë se ju nuk keni probleme me kolesterolin, ju mund të provoni të integroni vezët në dietën tuaj. Kjo është këshilla që del nga rezultatet e një studimi të kryer nga një grup i studiuesve në Universitetin Clemson në bashkëpunim me Universitetin Jilin. Rezultatet e hulumtimit u prezantuan në National Meeting & Exposition of the American Chemical Society (New Orleans – maj 2013). Studimi u botua edhe në Revistën e Bujqësia dhe Kimia e Ushqimit.* * *Pas këshillës së përdorimit të uthullës në rast të sheqerit të lartë në gjak tani vjen një sugjerim i ri mbi... more »
Si të keni një bark të sheshtë?
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 weeks ago
Dëshironi të keni një bark të sheshtë në pak kohë? Provoni të ndiqni një dietë të shpejtë, e cila zgjat vetëm tri ditë Dieta A është një dietë e shpejtë sekreti për të pasur një bark të sheshtë? Kjo është një nga ato pyetjet që e bëjmë shpeshherë kur duam të kemi një bark sa më të sheshtë. Do t’ju duket e çuditshme, por përgjigjja është me të vërtetë pozitive: një dietë e shpejtë është sekreti i një barku të sheshtë. Sigurisht fitnesi dhe ushqyerja e ekuilibruar janë kushtet kryesore për të pasur gjithmonë një bark të sheshtë. Ndaj kujdesi duhet treguar gjatë gjithë kohës. Por ndonj... more »
Zbulohet lidhja mes rrezikut të kancerit dhe gjatësisë
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 weeks ago
*Një studim nga Universiteti Yeshiva i Nju Jorkut, analizoi 20 928 gra që e kishin kaluar menopauzën dhe rreziqet që u kanoseshin nga kanceri* *Studimi* *Nga “The New York Times”* Një analizë e bërë mbi 20 928 gra që e kishin kaluar menopauzën, tregoi se sa më e gjatë të ishte një grua, aq më i lartë ishte rreziku për prekjen nga lloje të ndryshme të kancerit, si për shembull ai i gjirit, i zorrës së trashë dhe i lëkurës. Zbulimi, i publikuar në “Cancer Epidemiology, Biomarkers and Prevention”, nuk pritet të ndryshojë rekomandimet për shqyrtimin e shenjave dhe as të alarmojë ato... more »
Disa faktorë mbi prishjen e dhëmbëve
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 weeks ago
*Gjeneza* – ёshtё faktori mё kryesor qё ndikon nё prishjen e dhёmbёve na ёshtё e njohur qё nёqoftёse njё familje ёshtё e atakuar mё tepёr nga kariesi ka mundёsi qё edhe antarёt ,pasardhёs tё trashёgojn tё njejtёn shёmundje. *Gjinia* -nё bazё tё tё dhёnave nga shoqata e stomatologёve ,dhёmbёt te gjinia femrore janё mё tё atakuar se tek meshkujt.Mendohet se arsyeja kryesore ёshtё nё ndryshimet hormonale. *Mosha* -prishja e dhёmbёve ёshtё mё shumё sёmundje e tё rinjёve ,ajo tek mw tw moshuarit zvogёlohet,qё nёnkupton se tek tё moshuarit ёshtё mё pak ёshtё e pranishme.Mosha prej 12-20... more »
Top ngjyrat që janë në trend këtë vit
Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 weeks ago
Po ju sjellim një gamë të ngjyrave që do të jenë atraktive këtë vit, disa prej të cilave kanë mbijetuar edhe nga sezoni i mëparshëm, dhe disa kanë fituar vetëm kalimin e tyre në këtë shkallë. *Ngjyra e gjelbër e mentës* * *Edhe pse kjo ngjyrë dhe hije nuk i përshtatet saktësisht të gjithëve, ata që e kanë të preferuar këtë ngjyrë me të drejtë mund të gëzohen. Nëse keni lëkurë të zbehtë, dhe të veshur keni këtë ngjyrë, për shembull, një fustan ngjyrë të mentës, apo në ngjyrë ulliri, është më mirë që të mbani edhe aksesorët me këtë ngjyrë. *Korale* * *Ngjyra korale është një nga zgji... more »
Optika RETINA