Rusi, vërshime të papara në 120 vitet e fundit (Video)

Rreth 17 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në Lindjen e Largët të Rusisë, afër kufirit me Kinën, për shkak të vërshimeve, që nuk janë parë në 120 vitet e fundit.
Mediat ruse thanë se më se 100 mijë njerëz duhet të evakuohen, nëse situata përkeqësohet.
Ministri i situatave emergjente i Rusisë, Vladimir Puchkov, i tha presidentit Vladimir Putin, se afro 5300 shtëpi, në më tepër se 120 komunitete, janë shkatërruar nga vërshimet.
Vërshimet ishin shkaktuar nga të reshurat jashtëzakonisht të mëdha. Shefi i Shërbimit monitorues hidrometeorologjik rus tha se nuk pritet që reshjet të ndalojnë deri në fillim të muajit shtator.