Roland Gjoka, shqiptari që përqafoi Cristiano Ronaldon - Video

f10b7cbad1cb3b08520e9347bb5f07a1
Përgjate ndeshjes që Real Madrid luajti kundër Chelsea, ai realizoi ëndërren, përqafoi idhullin e tij, Cristiano Ronaldon!
Nje 'incident' i bukur ndodhi në ndeshjen kundër Chelseas. Në minutën e 67, një tifoz Madrilën arriti t'i shmangej sigurimit të stadiumit dhe u fut në fushë për të perqafuar Cristiano Ronaldon.
Policia ka identifikuar autorin. Ai është Roland Gjoka, një 19 vjeçar i lindur në Shqiperi që jeton dhe studion në Amerikë, me sakt në shkollen Palm Beach.

Në lidhje me kete eksperience unike, 19 vjeçari Shqiptar u shpreh:
-Sinqerisht, gjëja e parë që bëra ishte tv shikoj drejt, të gjej Cristianon dhe te mos shikoj prapa. Vetëm të vrapoj. Vendosa të ulem në gjunj për të festuar. Ronaldo gjithmonë e bën atë festim të tillë dhe mendova se do te ishte zbavitese dhe ai e bëri përsëri - me dhuroi nje buzeqeshje dhe pas kesaj, me dha nje perqafim te madh. Une i thash: 'Je idhulli im me i madh, gjithmone te kam ndjekur, te lutem, te lutem i thash, mos lejo që policët të më marrin', dhe Ronaldo me dha nje perqafim shume te madh per tu siguruar që policet të mos më marrin.
Cristiano Ronaldo madje i kishte premtuar qe do t'i jepte bluzen pas perfundimit te ndeshjes.