SHBA – Një peshkaqen çekiç la me gojë hapur turmën e pushuesve në Florida, pasi lindi këlyshët në breg të detit përpara syve të tyre. Një turmë njerëzish u mblodhën për të parë lindjen e peshkaqenit. Ky i fundit u gjet nga një peshkatar në ujëra të cekëta dhe e tërhoqi peshkaqenin duke e kapur nga bishti deri në breg të detit. Peshkaqeni çekiç përpiqej për të shkuar drejt thellësive të detit, por pa sukses. Edhe pushuesit nuk e lejonin peshkaqenin të largohej, për shkak se ata dëshironin të shikonin ‘live’ lindjen e të vegjëlve të peshkaqenit. Të vegjlit e peshkaqenit janë në gjendje të notojnë vetë pa ndihmën e nënës së tyre. Peshkaqenët çekiç ushqehen me peshq dhe kallamar. Ata nuk janë të rrezikshëm për njerëzit, por mund t’i sulmojnë në qoftë se provokohen.
Kliko me posht per ta pare videon...