Pastroni pikat e zeza me sheqer dhe mjaltë

Të gjithë ne shpesh na ndodh të kemi probleme me pikat e zeza. Po si mund t’i eliminojmë pa harxhuar shumë para dhe pa iu drejtuar estetëve?


Për një gjë të jemi të sigurt përbërësit më të mirë janë ato që kemi më shtëpi. P.sh e dinit që sheqeri i përzier me mjaltin është një pastrim shumë i mirë për fytyrën, që jo vetëm e bën lëkurën më të butë, por edhe eliminon pikat e zeza.
Përgatitja:

Merrni 3 lugë sheqer dhe hidheni në një tas, shtoni po 3 lugë mjaltë dhe përziejeni mirë.
Më pas aplikojeni në fytyrë aty ku keni pika të zeza sikur të jetë krem shtresues.
Shpëlajeni fytyrën e ujë të vakët, fshijeni me kujdes dhe aplikoni kremin tuaj hidratant. Do ta shihni rezultatin që herën e parë. /telegrafi/