Paranojaku që vrau familjen

d636edf0f58997b546d2aaf7e4a64462
Një drejtues katedre i respektuar në Universitetin Milikin në Ilinois u zbulua nga një gazet si vrasësi i familjes së tij, katër dekada më parë. Zbulimi i publikuar në fundjavë në gazetën e Teksasit, “The Georgetoën Advocate”, tronditi jo vetëm studentët e Departamentit të Psikologjisë e kolegët por gjithë opinionin publik amerikan.


Profesori 61-vjeçar, i raportuar si një prej më të zotëve dhe më të respektuarve prej studentëve, përpara se të ndryshonte identitet, quhej James Wolcott. Në vitin 1967, kur ishte 15-vjeçar, ai vrau prindërit e tij dhe motrën në banesën e tyre në Ilinois me një pushkë që ndodhej në shtëpi. E gjithë skena e vrasjes lidhet me urrejtjen e profesorit të psikologjisë ndaj familjarëve të tij; nëna e kritikonte kur mbllaçitej, motra fliste me theks. Një komision mjekësor vlerësoi se 61-vjeçari vuante nga skizofrenia paranojake.

Pas krimit ai u mbyll në një klinikë. Pas 6 vjetësh u lirua dhe ndryshoi dhe identitet për të lënë pas të shkuarën dhe për t'iu fshehur opinionit.