E mbani mend kur konflikti izraelito-palestinez zinte faqet e para të medias së shkruar çdo ditë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvillonin luftëra për të siguruar naftë dhe gaz në Lindjen e Mesme?
Problemet politike rajonale të asaj kohe kishin rëndësi parësore ekonomike për amerikanët. Por tashmë, kur sapo ka filluar perspektiva e energjisë, kujt i intereson në të vërtetë Lindja e Mesme?
Në pamje të parë, duket se amerikanët i kanë hedhur piketat e interesit të tyre. 13 vjet pas ditës kur samiti Camp David dështoi, negociatat kanë nisur sërish në Uashington. Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga viti 2000.
Importet mujore të naftës krudo dhe produkteve të tjera të naftës nga Gjiri Persik arritën kulmin në 96.7 milionë fuçi nafte në prill të vitit 2001.
Këtë vit, po rrinë pezull rreth 50 milionë a 60 milionë barrela. Importi i gazit natyral nga Lindja e Mesme janë shumë më të pakta sot sesa në vitin 2000, por kanë qenë gjithmonë më të pakta sesa importet nga Kanadaja. Madje, edhe importet amerikane të gazit natyral të lëngëzuar – mallra të mëdha eksporti nga Katari dhe Jemeni – vijnë kryesisht nga Trinidadi dhe Tobago.
Importet e gazit natyral kanë qenë në rënie që nga viti 2007.
Importet e naftës nga Lindja e Mesme nuk janë aq të rëndësishme siç duket se janë për Bashkimin Evropian. Më 2001, rreth 25% e importeve të Bashkimit Europian vijnë nga Lindja e Mesme. Vitin që shkoi, shpërndarja u krye në 15%.
Ku shkon pra gjithë nafta e Lindjes së Mesme? Vendet në Azinë Lindore varen prej kësaj. Kina, për shembull, mori rreth gjysmën e sasisë krudo nga Lindja e Mesme në vitin 2011. Por kjo shifër zbehet kur bëhet fjalë për Japoninë, importet e të cilës shkojnë 87% të naftës nga Lindja e Mesme. Padyshim, nafta dhe gazi nuk janë arsyet e vetme ekonomike që na shqetësojnë lidhur me Lindjen e Mesme.
Kanali i Suezit në Egjipt është ende një korridor kritik për tregti.
Një pjesë jo e madhe e kësaj udhëton për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përdoruesit më të mëdhenj kanë qenë transportuesit e mallrave në Azinë Juglindore, rajoni i Detit të Kuq dhe Europa Veriore.
Si një tërësi, Bashkimi Europian ka marrë rreth 4.4% të importeve nga vendet e Gjirit më 2012. Duke shtuar këtu Egjiptin, Izraelin, Jordaninë, Libanin, Sirinë dhe Turqinë me një total prej 8.3%.
Ndërkaq, tregtia totale e Kinës me Lindjen e Mesme ka qenë në rritje në mënyrë të vazhdueshme; importet nga rajoni u trefishuan mes vitit 2007-2011.
Tregtia midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Lindjes së Mesme është shumë më e vogël.
Bahreini, Jordania dhe Omani nuk kanë qenë kurrë partnerët vendimtarë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. As nuk kanë qenë domosdoshmërisht burimet më ekonomike të importeve; vendet e tjera mund të kenë ofruar përfitime me çmime më të ulëta për amerikanët nën rregullat e preferuara të tregtisë. Por lidhjet e forta ekonomike në Lindjen e Mesme për një kohë të gjatë kanë qenë një përforcim i dobishëm për qëllimet strategjike: mbrojtja e Izraelit, izolimi i Iranit dhe ruajtja e një prezence ushtarake lokale. Si pasojë, rëndësia e marrëdhënieve ekonomike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Lindjes së Mesme ka qenë ruajtur në mënyrë krejt artificiale.
Por interesi ekonomik i Amerikës në Lindjen e Mesme është ende shumë më i vogël sesa ai i Europës apo i Azisë. Kjo nuk e ndalon Amerikën për të luajtur rolin e duhur në këtë pjesë.
Edhe njëherë, bota mund të jetë dëshmitare për ritualin e organizuar nga presidenti amerikan dhe sekretari i shtetit që do të organizojnë një konferencë për paqen mes Izraelit dhe Palestinës, a thua se është një tjetër stacion për kryqëzimin e rrugës për në Golgota.
Në Kombet e Bashkuara, zyrtarët amerikanë rënkojnë çdo javë për sulmet e vazhdueshme vdekjeprurëse në Siri. Amerikanët janë drejtuar nga përpjekjet për të ndaluar programin bërthamor të Iranit dhe po përpiqen të frenojnë revanshin ushtarak në Egjipt.
Pra, ku janë evropianët, kinezët, japonezët? Ata mund të jenë aktivë pas skenave, por në publik duken si kalorës të lirë klasikë.
Mbase kanë kuptuar se mund të fitojnë pak duke përfshirë veten në konfliktet, ku pasojat ekonomike zënë vend të konsiderueshëm.
Ata kanë më pak synime për të ndërhyrë sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse përpjekjet më të fundit të Uashingtonit për të bashkuar izraelitët dhe palestinezët dështojnë, mund të kalojë një kohë e gjatë, para se presidenti amerikan të marrë iniciativë sërish për Lindjen e Mesme. Lufta dhe zhgënjimi kanë tarifën e vet dhe situata ekonomike është larg sigurisë. Për të mbushur këtë vakum, Kina, Japonia dhe Bashkimi Europian mund të krijojnë një koalicion partnerësh për paqe. Mund të duket si një ekzagjerim të imagjinosh këto shtete të fuqishme që bashkëpunojnë së bashku për Egjiptin, Sirinë apo Jeruzalemin. A nuk mund t’ia lejojnë vetes këtë?

Përktheu Rudina Dahri