Njeriu me fuqi të jashtëzakonshme (Video)

Mak Yuree është një ekspert i arteve marciale, i cili e ka kaluar më të shumtën e jetës duke u stërvitur në 40 stile të ndryshme të arteve marciale, përfshi Varma Kalai, teknikë luftimi bazuar në pikat jetësore.
Por ajo që e ka bërë të famshëm në mbarë botën është kapaciteti i tij për të thyer çfarëdolloj objekti mjafton me një goditje.
Mak Yuree mban rekordin për numrin më të madh të shkopinjve të bejsbollit të thyer vetëm me një goditje këmbe, plot tre njëherësh.
Ai ftohet shpesh në emisione televizive për të treguar aftësitë e tij. Sipas mjekëve falë stërvitjes së tij muskujt e Yuree kanë një masë më të madhe se ajo normale, dhe kjo e lejon që të ketë rezultate të tilla. Zakonisht nëse një njeri qëllon me shkelm një shkop bejsbolli, është kocka e këmbës ajo që thyhet dhe jo shkopi.