Një fenomen i jashtë zakonshëm është zbuluar në ujërat e Meksikës, ku zhytësit kanë fotografuar në thellësi të detit një sipërfaqe me pikëpamje lumi.
Peizazhi i frikshëm gjendet në Cenote Angelita të Meksikës dhe duket si një lumë që rrjedh në mes të shpellës, plotë me pemë që dalin nga sipërfaqja.
Lumi i ‘veçantë ’ gjendet në një thellësi prej 540 metra.
Fotografi Anatoli Beloshchin ka filmuar eksplorimin e tij të Cenote-s. Atje tregohet një shpellë e krijuar nga shembja e tabanit gëlqeror, i cili pastaj u mbush me ujë. Angelita, e cila përkthehet “engjëll i vogël” është dhjetë minuta nga qyteti Maya Tulum, në bregun lindor të gadishullit Jukatan të Meksikës.
Cenote-s janë përdorur shpesh nga Maya-t për sakrificat dhe Angelita ka ruajtur mitin e saj deri në ditët e sotshme.