Makine pa shofer, testohet e ardhmja e teknologjise


Makine pa shofer, testohet e ardhmja e teknologjise
Makinat qe do te ecin pa pasur nevojen e nje shoferi do te testohen ne rruget e Mbreterise se Bashkuar para perfundimit te ketij viti, edhe pse gjate provave shoferet do te jene prezente ne makina. Kete lajm e ka konfirmuar Departamenti i Transportit.
Kerkuesit e Universitetit te Oksfordit po punojne me Nissan per te ndertuar makina gjysem-autonome, ne te cilat shoferi do te jete i pranishem por pavaresisht kesaj, makina do te ece vete, ne menyre te pavarur, duke perdorur njohuri te marra mbi mjedisin ku po ecen, shkruhet ne raportin e publikuar gjate kesaj jave.
Ne fund te vitit priten te testohen makinat e para ne rruge, shtohet ne raport. Edhe pse interesi i prodhuesve te makinave mbeten padyshim makinat qe jane totalisht te pavarura nga shoferi, kjo do te vije me kalimin e kohes dhe varet pergjithesisht nga sigurimi i jetes ne publik si dhe plotesimi apo rifreskimi i ligjit ne menyre qe ky i fundit te pasqyroje teknologjine.
Tregu global
Google dhe kompani te tjera kane filluar testimin e makinave qe “ngasin veten”. Disa shtete amerikane si Nevada, Kalifornia dhe Florida e kane lejuar testimin e makinave autonome. Megjithate, kjo teknologji eshte ende ne fillimet e saj dhe nuk ka arritur ende stadin per t’u perdorur gjeresisht nga publiku.
Shoferi i licencuar duhet “te jete i disponueshem ne cdo kohe per te marre ne kontroll makinen ne raste kur teknologjia automatike nuk do te jete e afte te kontrolloje sic duhet makinen,” shkruhet ne nje raport te publikuar nga Departamenti Amerikan i Transportit .
Nderkohe, ne raportin e publikuar nga Mbreteria e Bashkuar shkruhet se tashme ka dale ne pah nje “mundesi fantastike” per te implementuar teknologjite e fundit. Rritja e makinave gjysem-autonome dhe plotesisht autonome do te ndryshoje menyren se si ne udhetojme.
/Burimi: PCWorld Albanian