Liderët e Kosovës të “dashuruar” me Shqipërinë (VIDEO)

Liderë e politikanë të Kosovës për pushimet verore kanë preferuar plazhet e Shqipërisë dhe ato të Turqisë e dikush edhe ishullin Sardenja. Presidentja Jahjaga ka përfunduar pushimet e saj në jugun e Shqipërisë, ndërsa disa liderë të partive opozitare kanë qëndruar në bregdetin e Turqisë.
Njëri prej tyre ka shkuar në Mesdhe, përkatësisht në ishullin italian të Sardenjës, kurse njëri lider partiak nuk ka ndërmend të pushojë, me arsyetimin se duhet të përgatisë subjektin politik për zgjedhjet e ardhshme lokale që mbahen më 3 nëntor. /KD