Askush nuk e di me saktësi sesa e pabarabartë është shpërndarja e pronave në Republikën Popullore të Bangladeshit
“The Economist”
Një arsye e rëndësishme për progresin e shkëlqyer të Bangladeshit në vitet e fundit kanë qenë investimet në edukimin shëndetësor dhe atë arsimor, veçanërisht tek femrat.
Zgjidhni çdo standard të mundshëm si zhvillimi shëndetësor i nënës, jetëgjatësia, shkrim e këndim te femrat dhe do të zbuloni se Bangladeshi po e mund Indinë.
Janë femrat e reja që thurin rroba, të cilat vlejnë 20 miliardë dollarë në eksporte, gratë që zotërojnë bankën “Grameen” (fituese e çmimit “Nobel” për mikrohuatë) dhe gratë që e kanë sunduar vendin si kryeministre që prej 1991 më shumë se meshkujt, ato të cilat përbëjnë historinë më unike të republikave botërore, atë të Bangladeshit.
Megjithatë, vëreni shpërndarjen e tokës sipas gjinisë dhe do të mbeteni të habitur. Ka një përgjigje të shkurtër për pyetjen “kush e sundon Bangladeshin?”. Burrat.
Askush nuk e di me saktësi sesa e pabarabartë është shpërndarja e pronave, sepse qeveria nuk i nxjerr statistikat sipas gjinisë. Por ekzistojnë fjalë se numri i pronave që zotërojnë femrat është absolutisht i ulët.
Në vitin 1993, Organizata për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) e OKB vlerësoi se femrat në Bangladesh zotëronin vetëm 3.5 për qind të tokës bujqësore në vend. Pas 20 vitesh kjo sasi është tkurrur edhe më shumë dhe mbase ka arritur në 2 për qind.
Sistemi ligjor i Bangladeshit është laik në thelb, por fusha si martesa, divorci, ushqimi dhe trashëgimia mbështeten në atë që quhet “ligj personal”, i cili varion sipas fesë së një individi ose familjes.
Femrat myslimane lejohen të blejnë apo t’u dhurohet pronë ose të kenë akses në tokën “khas” (parcela të zotëruara nga qeveria), por rruga kryesore përmes të cilave ato e zotërojnë tokën, është kryesisht trashëgimia.
Ligjet islamike për trashëgiminë janë të bazuara në shkollën vendase të “sharias”, sipas së cilës vajzës i lihet trashëgim vetëm gjysma e asaj që merr vëllai.
Edhe një brez i vetëm martesash dhe vdekjesh bën pjesën e saj të vogël në mënyrën sesi shpërndahen tokat tek femrat. Një vejushë merr një të tetën e pronave të burrit të saj, nëse ata kanë pasur fëmijë dhe një të katërtën nëse nuk kanë lindur pasardhës.
Por për t’u përqendruar në padrejtësinë e ligjeve të trashëgimisë do të thotë të injorosh pjesën më të madhe të grave dhe burrave që përbëjnë rreth dy të tretën e 160 milionë njerëzve që janë pa tokë në Bangladesh.
Shpesh femrat nuk pretendojnë asnjë pjesë trashëgimie, duke ia lënë atë vëllezërve. Aktivistët në Bangladesh e quajnë këtë fenomen “sindroma e motrës së mirë”: duke shpresuar se vëllezërit do të kujdesen për të drejtat e motrave.
Në një studim të titulluar “Femrat, toka dhe pushteti në Bangladesh”, Jenneke Arens, një kërkues holandez, zbuloi se djemtë dhe bashkëshortët janë shpesh në faj.
Padrejtësitë nuk kalojnë pa u vënë re. Kishte një progres në ligjin uniform të familjes në fillim të viteve ‘80, një që do të respektonte të drejtat e femrave dhe meshkujve në mënyrë të barabartë ose më pak të pabarabartë.
Ligjet që do të rregullojnë diskriminimin në shoqëri kanë mbetur që prej vitit 1990 dhe deri tani në listën e gjërave që duhen bërë në qeverinë e Sheikh Hasina.
Plane për të ndryshuar ligjet e trashëgimisë janë përballur me protesta të dhunshme nga ana e së drejtës islamike. Mesa duket, edhe qeveria aktuale nuk mund ta përballojë shtjetërsimin e Kushtetutës në këtë mënyrë.
Formimi i grupit fundamentalist “Mbrojtësit e islamit”, në vitin 2011, ishte një përgjigje direkte ndaj planit për legjislacionin që do të siguronte ndarje të barabartë të pronës në vend.
Shpresat për të ndryshuar duken të pakta, por ka nga ata që thonë se të paktën Bangladeshi është më mirë se Pakistani në këtë aspekt.
Dixhitalizimi i regjistrave të pronës së Bangladeshit, projekt i qeverisë aktuale dhe i sponsorizuar prej Komisionit Europian, është një hap i mirë drejt sensibilizimit të vendasve.





