Kryetari i PDSH-së Thaçi priti në takim Haradinaj‏n – VIDEO

Në selinë qendrore në Tetovë, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi priti në takim kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z.Ramush Haradinaj, të shoqëruar nga gjenerali Stiven Schook.
Pas takimit, kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi për mediat deklaroi: “Sot, kisha nderin që të pres z.Ramush Haradinaj, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, personalitet i shquar i kombit tonë, z.Haradinaj shprehu dëshirë që të mer pjesë në përvjetorin e kujtimit të kryetarit tonë z.Xhaferi. Padyshim se biseduam edhe cështje tjera politike, z. Haradinaj shprehu interesim për gjendjen në Maqedoni, për pozicionin e shqiptarëve, unë i dhash vlerësimet tona dhe gadishmërinë tonë të jemi kontribues e njoftova që gjendja e shqiptarëve jo që nuk është përmirësuar në këtë 10 vjecar të fundit, por vazhdon të keqësohet ende më shumë, në aspektin e realizimit të drejtave të tyre fundamentale, si në aspektin e vërshtirësive ekonomike, ashtu edhe në aspektin e vështirësive sociale”. Më pas fjalën e mori, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z.Ramush Haradinaj i cili u shpreh:
“Është një moment me ndjenja të përziera për mua, para një viti kur u nda nga jeta zoti Arbën Xhaferi nuk munda me marr pjesë në varrim, por pata rastin me vendos lule mëpastaj, jam i nderuar që mund të mar pjesë në përvjetorin e parë, por poashtu për të takuar edhe mikun tim, kryetarin e PDSH-së z.Menduh Thaçi me bashkëpunëtorët, një forcë politike serioze që ka artikuluar që nga fillimi i saj interesin e shqiptarëve në Maqedoni, kemi biseduar për zhvillimet e fundit këtu dhe
në Kosovë, poashtu edhe për një partneritet të vazhdueshëm që e kemi si dy parti të djathta, shqiptare, të konfirmuar me një memorandum bashkëpunimi. Pra është në vazhdën e një bashkëpunimi që kemi pas për të mirën e qytetarëve të dy vendeve”.