Koreja Veriore parajsë apo ferr? Pamje të cilat nuk janë parë deri më tani (VIDEO)

Një numër i madh gazetarësh kanë marrë pjesë në festën për 60 vjetorin e përfundimit të luftës në Korenë Veriore.
Një ndër gazetarët, ishte edhe Pula Hancocks, gazetare nga CNN, të cilës iu dha një mundësi për të par nga brendësia se si duket në të vërtetë një ndër vendet më të izoluara në botë.
Edhe pse ishte e ndaluar të filmonte, ajo “fshehurazi” duke shëtitur me autobus filmoi disa momente ku tregohej jeta e vërtetë e qytetarëve në këtë vend.
“Gjatë kësaj shëtitje të kufizuar, kamë vërejtur dy lloje të Koresë Veriore: pamje të cilat tregohen vetëm kur vijnë të huaj, ku tregohen kopshte të mrekullueshme si dhe tempuj budistësh. Ndërsa ajo ana tjetër e Koresë, ku shihet varfëri e madhe, të cilën unë arrita ta shoh vetëm duke ecur me autobus”, tha Hacocks./albtime