Për kushtet e tmerrshme me të cilat ballafaqohen punëtorët kinez të cilët prodhojnë për gjigantin teknologjik "Apple", përveç publikimeve të shumta nga mediumet e ndryshme, dëshmi është edhe rrëfimi rrëqethës i Tian Ju.
Tian Ju ka punuar në fabrikën Foxcon, fabrikë e cila prodhon pajisjet e "Apple". Ajo punonte 12 orë në ditë, gjashtë ditë në javë, ndërsa shpesh i është dashur që të tejkalonte edhe ushqimin dhe të punonte mbas orarit. Një ditë ajo nuk mund më të duronte kushtet e tmerrshme dhe vendosi që të kryej vetëvrasje duke kërcyer nga kati i katërt i fabrikës, transmeton Albtime.
Megjithatë, ajo nuk ishte e vetmja e cila kishte marrë një vendim të tillë. Pas saj edhe 18 persona tjerë kanë vendosur për një hap të tillë, prej cilëve katër persona kanë gjetur vdekjen.Pas këtyre ngjarjeve kompania ka vendosur rrjete sigurie nëpër dritaret ku punojnë punëtorët, njofton "The Guardian".
Edhe pse rasti i Ju-së ka ndodhur para tre viteve, që atëherë nuk ka ndryshuar asgjë në Foxconn, ndërsa nga Apple thonë se kanë paralajmëruar udhëheqësit e fabrikës për përmirësim të kushteve, mirëpo nga ana e tyre nuk janë siguruar mjete financiare për tejkalim të problemeve.
Që gjërat të bëhen edhe më të tmerrshme, momentin që Tian ka vendosur të kryej vetëvrasje ka ardhur si pasojë pasi që asaj nuk i ishte dhënë paga mujore prej 180 euro, për shkak të një gabimi administrativ.
Sot, Tian, si pasojë e lëndimeve ka mbetur e paralizuar në pjesën e poshtme të trupit. Ajo tani shet prodhime përmes internetit për të siguruar kafshatën e gojës.
Per me shume klikoni me poshte.





