Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, ish-fuqia perandorake mund të lejojë kompanitë e veta të eksportojnë armatime në vende të tjera për të ulur koston e prodhimit të armëve të veta
Industria e mbrojtjes
Tim Kelly, Reuters
Kryeblerësi i armëve për Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së, Frank Kendall, u nis të takohet me zyrtarët japonezë që mbikëqyrin prodhuesit e armëve të këtij vendi, ndërsa Japonia po rishikon ndalesën që i ka vënë vetes për eksportin e armëve që nga Lufta e Dytë Botërore kur u shpall një shtet pacifist.
Zyrtari është nën varësinë e sekretarit të Mbrojtjes për Blerjet, Teknologjinë dhe Logjistikën. Ai do të bisedojë në Japoni me zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë si dhe me diplomatë e zyrtarë të Mbrojtjes.
Këto tri ministri po diskutojnë së bashku se çfarë lloj armësh do të lejohen dhe kujt do të mund t’ia shesin prodhuesit japonezë të armëve për eksport. Gati një gjysmë shekulli ndalesë për eksportin e armëve e ka mbajtur këtë industri japoneze të vogël, të copëzuar dhe me kosto të lartë.
Ndërsa pajisjet me përdorim të dyfishtë si kamerat, të cilat shiten edhe për përdorim civil, janë të përjashtuara nga ndalimi për eksport, ato shumë rrallë u shiten ushtrive drejtpërsëdrejti nga prodhuesit japonezë. Ushtria amerikane, për shembull, përdor kompjuterë portabël të prodhuar nga “Panasonik” për të drejtuar avionët pa pilotë, por i blen ato përmes një ndërmjetësi.
Vizita e Kendall në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, e cila rregullon eksportet, mund të ndihmojë Departamentin Amerikan të Mbrojtjes të ndërtojë lidhje më të thella me zyrtarët e industrisë, të cilët luajnë rol kyç në formulimin e ndryshimit të rregullave, gjë që mund t’i lejojë kompanive të tilla si “Mitsubishi Heavy Industries”, prodhuesit të avionëve “Zero” të Luftës së Dytë Botërore, apo
”Kawasaki Heavy Industries Ltd.”, e cila ndërton nëndetëse, të bëhen furnitore të Shteteve të Bashkuara.
”Kawasaki Heavy Industries Ltd.”, e cila ndërton nëndetëse, të bëhen furnitore të Shteteve të Bashkuara.
“Ne shikojmë mundësinë e zhvillimeve të përbashkëta si një hap i rëndësishëm”, tha Tatsuhiko Nojima, zëvendëspresident ekzekutiv i “Mitsubishi Heavy” në një njoftim për shtyp ndërsa fliste për rezultatet financiare të kompanisë. “Kjo përfaqëson një shans të madh për biznes”.
Kendall, i cili u emërua nga Presidenti Barack Obama në tetor 2011, dëshiron gjithashtu të vizitojë ministrinë për shkak se ajo rregullon industrinë e mbrojtjes, tha një zyrtar i ministrisë, i cili refuzoi të identifikohet. Takimi përshëndetës mund të përfshijë edhe diskutime mbi kufizimet në eksport, tha ai.
Zhvillim i përbashkët
Qeveria e Japonisë të premten publikoi një studim politikash, hapi i saj më i madh drejt largimit nga Kushtetuta pacifiste dhe pjesë e dëshirës së kryeministrit Shinzo Abe për të riformatuar mbrojtjen përballë kërcënimeve që mendohet se krijojnë Kina dhe Koreja e Veriut.
Në të, qeveria tha se do të “promovojë në mënyrë agresive prodhimin e përbashkët me Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe vende të tjera”.
Duke bërë këtë gjë, ajo do të shëndoshë ushtrinë e vet duke i lënë prodhuesit e pajisjeve ushtarake të zgjerojnë prodhimin dhe të ulin koston përmes ekonomisë së shkallës, ndërkohë që nuk do të ketë nevojë të rrisë shpenzimet për ushtrinë. Shtetet e Bashkuara mund të përfitojnë gjithashtu duke ulur kostot dhe duke zgjeruar rrjetin e vet të furnizimit.
Shpenzimet e mbrojtjes së Japonisë kanë qëndruar në rreth 1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për shumë dekada, por rritja e kostos së mirëmbajtjes e ka detyruar vendin të shkurtojë buxhetin e blerjes me një të tretën gjatë njëzet viteve të fundit.
“Lockheed Martin Corp”, e cila ndihmoi Japoninë të ndërtojë flotën e saj me avionë F-2 do të furnizojë këtë vend edhe me avionë F-35, të cilat do të asemblohen nga “Mitsubishi Heavy”. Kjo kompani thotë se dëshiron të përfshijë kompanitë japoneze në rrjetin e saj të furnizimeve.
“Lockheed Martin Corp”, e cila ndihmoi Japoninë të ndërtojë flotën e saj me avionë F-2 do të furnizojë këtë vend edhe me avionë F-35, të cilat do të asemblohen nga “Mitsubishi Heavy”. Kjo kompani thotë se dëshiron të përfshijë kompanitë japoneze në rrjetin e saj të furnizimeve.
“Raytheon Co.” është gjithashtu e interesuar për Japoninë si furnitor ndërsa sheh rritje të pritshme të kërkesës për sisteme mbrojtëse “Patriot”. “Mitsubishi Heavy” i prodhon ato me licencë në Japoni.
Ndërsa po punon për të përmirësuar helikopterët e transportit me dy motorë “Chinook”, “Boeing Co” mundet gjithashtu të shohë nga “Kawasaki Heavy”, e cila i ndërton ato për Forcat Mbrojtëse të Japonisë, si një furnizues potencial.
Synimi më i menjëhershëm i rregullave të reja të eksportit, thonë burime nga industria, mund të jetë që të lejohet eksportimi i raketave të bazuara në anije SM-3 në vende të treta përtej SHBA-së dhe Japonisë.
Të dizenjuara bashkërisht nga “Raytheon” dhe “Mitsubishi Heavy”, ato kanë për objektiv të shkatërrojnë raketat balistike si pjesë e një mburoje mbrojtëse që Japonia po ndërton për të përballuar ndonjë kërcënim nga Koreja e Veriut, e cila është e armatosur gjithashtu me raketa.






