Ish-zv/kryeministrja kanadeze do të punojë në Shqipëri



Kompania e kërkimit të mineraleve, “Tirex Resources” ka punësuar ish-zv/kryeministren e Kanadasë, Sheila Copps, si këshilltaren speciale për Shqipërinë.
 Copps, gruaja e parë e emëruar si zv/kryeministre e Kanadasë, ka qenë edhe ministre e Mjedisit. “Teksa Shqipëria po ecën e sigurt drejt Bashkimit Europian, ky emërim ka një rëndësi të madhe për kompaninë tonë”, shkruan një deklaratë e “Tirex-it”, i cili ka marrë të drejtat e kërkimit të mineraleve në zonën e Mirditës.
Copps, e cila ka marrë disa çmime ndërkombëtare për mjedisin, ka punuar fort për projektet ekologjike që ulin ndotjen në glob, si dhe ka punuar edhe në projektet e UNESCO-s.
“Tirex” ka marrë licencë nga qeveria shqiptare për zbulimin dhe shfrytëzimin e mineraleve në zonën e Mirditës, si në Tuc, Tucin lindor dhe Qafë-Bar. Kompania ka marrë të drejtat e shfrytëzimit të gjashtë zonave kyçe të Mirditës. 
/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/