Është padyshim njëra ndër shqiptaret më seksi. 22 vjeçja Iris Shala, e cila kohë më parë u zgjodh për “Playmate July 2013″ dhe me këtë u bë shqiptarja e parë që zgjidhet në revistën e njohur për prezantimin erotik të femrave në Playboy, ka hasur në keqkuptim me mediet serbe, të cilat ditë më parë e kanë publikuar një foto të saj dhe me një tekst me pretendime politike.Ky gjest është bërë pa autorizim të modeles dhe artistes tonë. Por kjo gjë që nuk ka kaluar pa u parë nga vetë Irisi e cila në faqen zyrtare të saj në Facebook ka reaguar.
“Sapo kuptova që Serbia më ka futur në numrin e gushtit të Playboy me një artikull shumë politik. Sidoqoftë: postimet e fansave të mi kanë arritur. Kam adhuruesit më të mirë”, janë këto fjalët që modelja i ka shkruar në faqen zyrtare të saj, drejtuar medieve serbe.
Iris Shala është mbesa e aktorit të shquar të gjeneratës së parë të aktorëve të Teatrit dhe Filmit në Kosovë, Abdurrahman Shala.





