Indi, foshnja 2 muajshe nxjerr flakë nga trupi!

293d6eeea0964d5873b7a1fbbb957204
INDI – Mjekë nga e gjithë bota, por dhe ekspertë të fenomeneve mbinjerëzore po përpiqen të shpjegojnë si është e mundur që vogëlushi Rahul, i lindur në Tamil Nadu dy muaj më parë, arrin të prodhojë flakë nga trupi i tij. 

Siç shkruan "The Times of India", djali ka marrë flakë vetvetiu katër herë gjatë dy muajve. Herën e parë që nëna e fëmijës, Rajeshwari, konstatoi flakët në trupin e tij ishte nëntë ditë pas lindjes. Ajo e shtroi djalin në spital dhe gjithçka duket se iu rikthye normalitetit, por disa ditë më vonë, Rahul mori sërish flakë. 

Pas rastit të tretë e të katërt, prindërit e foshnjës vendosën ta çonin djalin në Kilpauk Medical College për analizime më të thella, por ende nuk kanë arritur të marrin një përgjigje.

Mjekët dyshojnë se flakët në trupin e djalit mund të ndizen për shkak të emetimit të një lloj gazi nga lëkura e tij, natyra e të cilit nuk është zbuluar ende. 

Babai i foshnjës, Karnan deklaroi për “The Indian Express” se shpesh duhet të ndeshet me dyshimet e njerëzve, të cilët i thonë se kjo mund të jetë vepër e djallit. 

“Si familje jemi vërtet të shqetësuar, sepse fqinjët janë të trembur dhe besojnë se djali ynë është nën kontrollin e ndonjë demoni, i cili ndez flakët në trupin e tij.”- deklaroi Karnan. 

Per me shume klikoni me poshte.