Në Florida të Shteteve të Bashkuara, një imam është dënuar me 25 vjet burgim për rolin e tij në dërgimin e dhjetëra-mijëra dollarëve për talibanët pakistanezë, të cilët konsiderohen grup terrorist nga Qeveria amerikane.
Hafiz Khan, 78 vjeç, është shpallur fajtor në mars për dërgimin e 50 mijë dollarëve te talibanët pakistanezë, në periudhën 2008-2010.
Prokurorët amerikanë kanë thënë se paratë kanë ndihmuar sulmet kundër caqeve amerikane dhe pakistaneze
Khan ka mohuar akuzat, duke thënë se paratë kanë qenë për familjen e tij, miqtë dhe një shkollë fetare në Luginën Suat.
Khan, shtetas amerikan, i lindur në Pakistan, ka qenë imam në një xhami në Majami.
Dy djem të tij janë arrestuar po ashtu në lidhje me rastin, por nuk janë dënuar.