Heidi Lushtaku nga Zvicra në Azi



Shqiptaro-zvicerania, Heidi Lushtaku, 23 vjeçe nga Cugy frankofon i Zvicrës pas suksesit në garën e bukurisë “Miss Zvicra 2013”,  ka shpërthyer në botën aziatike të modelizmit.

 Finalistja e  “Miss Zvicra 2013” në tetor do  të fluturojë për në Bangkok dhe Tajlandë. 

Asistentja e dhëmbëve ka nënshkruar një kontratë tre mujore me një menaxher francez,  i cili punon me elita modelesh ndërkombëtare. 

Lushtaku do të sfidon tajlandezët me gjatësinë e saj 1.72 m ngase në Azi modelet janë shpesh më të vogla se sa në Evropë.

Agjenti i Heidit quhet Bris Sly. Ky i fundit e ka njoftuar sot Hedin se edhe “Elite Model Thailande“ e ka përzgjedhur shqiptaren nga Kosova për të punuar me të, transmeton albinfo.

Heidi thotë të ketë fytyrë komerciale që është  ideale për reklama. “Miss Zvicra më ka bërë me famë por nuk ka ma dhënë shansin për Azi ngase unë merrem me modelizmin që në moshën 13 vjeçe”, tha Lushtaku për albinfo.ch 

"Në fund të dhjetorit do të kthehem në Zvicër për të kaluar pushimet me familjen,

me prindërit dhe shtatë motrat dhe vëllain e madh”, tregon për albinfo.ch, Hedi Lushtaku.

 Më pas për bukuroshen shqiptare vjen me radhë në 2014 Hong Kongu.

23-vjecarja edhe pse ka përfunduar me sukses vitin në shkollë si asistente e mjekut të dhëmbëve ka vendosur të braktisë për një vit mësimet për të vazhduar me modelimin. 

Heidi është ende në negocimiim të dy kontratave mjaft të rëndësishme.

Bukuroshes nga pjesa frankofone e Zvicrës i është ofruar të jetë pjesë edhe e jurisë  Miss Kosova.  

Hedi thotë të jetë e nderuar me një ofertë të këtillë porse angazhimet në Azi nuk e lejojnë të jetë pjesë e këtyre projekteve të bukurisë. 

Ajo gjithashtu është ftuar për të përfaqësuar Zvicrën  në Indi në “ Miss Univers Princesse”. Edhe këtë herë Lushtaku do të jetë në Bangkok.

Kliko me posht per ta pare videon...