Një ndërtesë elitare në Floridë është fundosur në tokë, që më pas të shkatërrohet pjesërisht duke u gëlltitur në një vrimë në tokë. Ngjarja ndodhi ditën e sotme në orët e hershme të mëngjesit.
Rreth 30% nga villa elitare është shkatërruar në orën 3 të mëngjesit në rrethin e Summer Bay Resort në Floridë.
Vila është evakuuar në shpejtësis, njoftoi shefi i ekipit shpëtimtar Tony Cuellar, njofton Fox news, përcjell albtime.
Vrima në tokë ka qenë në mesin e kësaj ndërtese me një diametër rreth 18 metra kurse e thellë 4,5 metra. Fat në këtë fatkeqësi është që ka shpëtuar me kaq, pasi se vrima në tokë akoma po zgjërohet.
Në këtë ndërtesë gjenden 24 banesa dhe në momentin kur ka filluar rrënimi në to kanë qenë 20 persona. Për shkaqe sigurie janë evakuuar edhe ndërtesat fqinje.