Pas bebes “gjigande” që lindi në Angli marsin e kaluar, një tjetër foshnje me peshë jo normale ka lindur në Gjermani të premten e kaluar. Në datën 26 korrik në Poliklinikën universitare të Lipsia ka lindur Jasleen, një vajzë me peshë 6 kilogramë e 110 gramë.
Foshnja ka lindur në mënyrë natyrale dhe e ëma ishte në dijeni se vuante nga diabeti gestacional, patologji që shton mbi normë përmasat e fetusit. Jasleen është 57,5 centimetra e gjatë dhe veç peshës, fatmirësisht nuk ka asnjë problem shëndetësor.






