Egjipt, të paktën 56 të vdekur dhe 526 të lënduar në Kajro (Video)


Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit kumtoi se në përleshjet që filluan sot në Kajro, deri tani kanë humbur jetën  56 njerëz dhe 526 janë plagosur.
BBC dhe një pjesë e mediave perëndimore lajmëruan se ka mbi 40 viktima tjerë për 30 derisa mediat amerikane lajmërojnë për mbi 15 të vdekur.
Në varësi të burimit, mediat të cilat kanë raportues në Kajro, pohojnë se të paktën 15 përkatësisht 500 të vdekur dhe mbi 9.000 njerëz të arestuar.
Vëllazëria myslimane citon se jetën e kanë humbur më shumë se 500 protestues derisa janë arresutar mbi 9.000.
Tani për tani nuk ka konfirmim për informatat.

Njëri nga liderët e Mëllazërisë Myslimane Mohamed el Belgati pohon se janë vrarë mbi 300 njerëz. Nnjë burim i forcave të sigurisë pohon se janë arrestuar mbi 200 njerëz mes të cilëve edhe liderë të Vëllazërisë Myslimane. Ithtarë të Morsit pohojnë se policia ka shfrytëzuar municion përderisa MPB-ja e Egjiptit atë e përgënjeshtron. Armata nuk ka marrë pjesë në mënyrë direkte në aksionet, por ka siguruar dhe ka vëzhguar vendet e përleshjeve.