Efektiviteti i pastave zbardhuese

Pastat zbardhuese mund t’i zbardhin dhëmbët lehtësisht duke larguar mbeturinat në sipërfaqen e dhëmbëve.


Ushqime ose pije të ndryshme, siç mund siç jetë kafeja ose duhani, krijojnë një shtresë “ndotëse” mbi shtresën sipërme të dhëmbëve. Është pikërisht largimi i kësaj shtrese ajo që bëjnë pastat zbardhuese, e që vështirë largohet nga pastat e zakonshme të dhëmbëve.
Pastat zbardhuese po ashtu mund të përdoren edhe pas ndonjë trajtimi të zbardhimit të kryer në ordinancën e dentistit tuaj, dhe ndihmojnë të ruani rezultatet.
Për të larguar mbetjet sipërfaqësore, pastat zbardhuese zakonisht përmbajnë:
abrazivë të veçantë të cilët me butësi bëjnë shkëlqimin e dhëmbëve
lëndë kimike të cilat ndihmojnë zbërthimin dhe tretjen e këtyre shtresave.
Disa pasta zbardhuese po ashtu përmbajnë lëndën kovarinë blu, e cila ngjitet në sipërfaqen e dhëmbëve dhe krijon një iluzion optik që mund t’i bëjë dhëmbët të duken më pak të verdhë.
Kur përdoren dy herë në ditë, pastat zbardhuese mund të kenë nevojë për dy deri në gjashtë javë për të bërë dhëmbët të duhen më të bardhë. Pastat zbardhuese të cilat përmbajnë kovarinë blu, mund të keni efekt të menjëhershëm.

A mund të dëmtojnë pastat zbardhuese?


Edhe pse pastat zbardhuese në përgjithësi janë të sigurta për përdorim ditor, kujdesuni për të ndjekur rekomandimet e prodhuesit. Përdorimi i tepruar i pastave zbardhuese mund të dëmtojë zmaltin e dhëmbëve tuaj me kalimin e kohës.
Mbani mend se pastat zbardhuese nuk mund ta ndërrojnë ngjyrën natyrale të dhëmbëve tuaj ose të zbardhojnë një shtresë e cila është më thellë se sa sipërfaqja e dhëmbit.
Nëse ju mendoni të përdorni pasta zbardhuese, kërkoni një prodhues që ka miratimin e ndonjë organizate dentale me renome, si shoqata ndryshme ose klinika të besueshme. Kjo dëshmon se pasta është efektive në largimin e shtresave sipërfaqësore.
Nëse nuk jeni i kënaqur me efektin e pastave zbardhuese, pyeteni dentistin ose higjienistin dental për opsione të tjera të zbardhimit – si produktet zbardhuese që merren pa recetë ose të tjera që jepen nga profesionistët mjekësor.