Dhuna në Egjipt, protestë edhe në Tiranë (FOTO)

Dhuna që ka pushtuar prej javësh Egjiptin nuk ka lënë indiferentë as shqiptarët. Dhjetra besimtarë myslimanë, mes të cilëve edhe kosovarë, kanë protestuar gjatë ditës së sotme pranë Bllokut të Ambasadave” në Tiranë, kundër dhunës në Egjipt dhe vrasjes së të pafajshmeve, ndërkohë që kanë dalë në mbështetje të ish-presidentit Morsi. Në protestë është kërkuar gjithashtu ndalja e dhunës edhe në Siri, ku së fundmi janë përdorur edhe armë kimike.