Vogëlushi 2 vjeçar i cili është i diagnostikuar me kancer dhe të cilit sipas mjekëve i kanë mbetur më pak se 2 javë jetë ishte prezent në dasmën e prindërve të tij e cila i mbajt të shtunën e kaluar.
Bëhet fjalë për Kristina Sfidorskin e cila të shtunën që shkoi duke e mbajtur djalin e saj në krah u betua në dashuri të përjetshme ndaj burrit të saj Shon Stivenson, ndërsa djali i tyre Logan Stivneson ishte nun në ceremoninë martesorë të tyre.
Për fat të keq vogëlushi dy vjeçar është i sëmurë nga leukemia dhe mjekët i kanë parashikuar vetëm edhe disa javë jetë.
Çifti kishte planifikuar të martohej në korrikun e vitit të ardhshëm, por pasi që mjekët e diagnostikuan me kancer djalin e tyre para një muaji, çiftit iu desh të ngutet dhe të bëjnë dasmën sa më shpejt deri sa është gjallë edhe vogëlushi i tyre.
Per me shume shikoni videon me poshte klikoni





