Gratë janë mësuar që përveç gjërave të tjera t’u kushtojnë shumë vëmendje edhe flokëve. Për disa prej tyre bëhet fjalë për një garë të vërtetë për të cilën “luftojnë” ditë për ditë për të pasur paraqitjen më të mirë të mundshme. Ndërsa për disa të tjera kjo gjë është vetëm një përpjekje për t’u ribërë, për të ndryshuar, për të kaluar një zhgënjim. Sidoqoftë flokët thonë shumë për ne, për karakterin tonë dhe për mënyrën se si jemi. Ta shohim bashkë se si:
Flokët biondë
Sinonim i elegancës dhe i stilit. Një grua që i ka flokët e artë është joshëse dhe e sofistikuar, e do jetën e bukur dhe di se si të tërheqë vëmendjen e burrave. Ajo do gjithmonë që të pëlqehet.
Flokët kafe
Të përgjegjshme dhe me kokën mbi supe… me pak fjalë janë vajza të mbara. Kështu janë përcaktuar vajzat me flokë ngjyrë kafe, por kujdes, sepse gjithçka varet nga detajet dhe nuancat. Kjo ngjyrë është sinonim i seriozitetit, jo domosdoshmërish i mërzisë. Ndërkaq nuancat dhe reflekset rrisin joshjen…
Flokët e zinj
Është një ngjyrë “pa ngjyrë”, por do të thotë që gruaja me flokë të zinj është mjaft pasionante në çështje të ndryshme. Ajo i kushton një rëndësi të madhe fizikut dhe i jep përparësi instinktit të arsyes.
Flokët e kuq
Janë tregues i një gruaje të fortë, të pathyeshme dhe jashtëzakonisht pasionante.
Flokët e drejtë
E qetë, e durueshme, e rezervueshme dhe me karakter paqësor… këto janë disa nga karakteristikat e një gruaje me flokë të drejtë. Janë të lidhura shpirtërisht me detin dhe shpesh kanë një karakter të ftohtë dhe aspak emotiv.
Flokët e dredhur
Një grua me kaçurrela është e shqetësuar, nervoze, impulsive dhe energjike. Ato përshtaten dhe me raste nuk janë formale, si për shembull në një darkë me miqtë ose në një festë. Flokët kaçurrelë tregojnë që je një person i egër dhe që dëshiron të argëtohesh.
Flokët e gjatë
Gratë me flokë të gjatë janë tradicionale dhe konformiste, i duan vlerat e një kohe dhe veçanërisht nuk janë të prirura për ndryshime dhe inovacione.
Flokët e shkurtër
Gratë me flokë të shkurtër janë të ngjashme me rebelimin, agresivitetin dhe modernitetin. Janë të forta, të vendosura, janë ato që duan të jenë dhe bëjnë gjithçka për ta pasur. Ato janë të prirura të eksperimentojnë me flokët e tyre dhe provojnë gjithmonë prerje të reja.
Flokët e ndarë me vizë në mes
Më të sofistikuarat janë ato femra që i ndajnë flokët me një vizë në mes. Ato janë gjithashtu edhe të guximshme dhe të paduruara.
Flokët e ndarë me vizë anash
Ndërkohë gratë që zgjedhin t’i ndajnë flokët anash janë më delikate.
Flokët me balluke
E guximshme dhe krijuese, mbi të gjitha në punë, gruaja që mban balluke do të jetë gjithmonë në modë dhe me kalimin e kohës, e fortë dhe e vendosur. Në fakt ballukja e bënë shikimin më të thellë dhe të mprehtë.
Flokë me aksesorë ekstravagantë
Këta aksesorë transmetojnë imazhin e një gruaje që dallon nga turma, e cila është shumë krijuese dhe di të përdorë fantazinë.