Mysafirët patën posedimin në periudhën më të madhe të gjysmës së parë dhe ishin padyshim skuadra më e mirë. Megjithatë, pas 45 minutash rrjetat heshtën.
Në fraksionin e dytë, skuadra angleze e shkeli ekipin turk duke i shënuar tre gola. Ramsey dërgoi një pasim te Theo Walcott, i cili asistoi për Kieran Gibbs dhe ky i fundit e gjeti rrjetin (51’).
Aaron Ramsey dërgoi një goditje të fuqishme nga largësia, të cilën nuk mundi ta ndalë portieri Volkan (64’).
Walcott nxori një penalti, të cilën e konvertoi në gol Olivier Giroud (76’). Ky gol ishte shokues për vendasit dhe e bën Arsenalin favorit absolut për të qenë pjesës e garës më të madhe evropiane për klube.
Në pozitë shumë të mirë për kualifikim në fazën grupore janë edhe Baseli dhe Austria Vjena. Klubi zviceran fitoi me rezultat 4-2 si mysafir i ekipit bullgar, PFC Ludogorets Razgrad, ndërsa klubi austriak triumfoi në shtëpi të Dinamo Zagrebit me rezultat 2-0. Schalke ka barazuar para tifozëve të vet, 1-1, ndaj PAOK-ut. /Telegrafi/






