Admir Mehmedi, hyn në lojë dhe skuqet pas 20 minutash (Video)

Admir Mehmedi pati një ditë të zezë sot. Sulmuesi shqiptar u inkuadrua në lojë në minutën e 72-të në vend të Guede, në barazimin e skuadrës së tij Freiburg ndaj Hoffenheimin, 3-3. 

Por, pas 20 minutash ish futbollisti i Zurichut dhe Dinamo Kievit u ndëshkua direkt me karton të kuq nga gjyqtari pas një sjelljeje të pahijshme që e bëri ndaj anësorit. 

Përfaqësuesi zviceran e lëshoi fushën në lojën shtesë, mjaft i zhgënjyer, por gjyqtarët në Gjermani nuk falin gabime. Mehmedi nuk ishte i vetmi që u skuq sot, pasi në Bundesligë u shpërndanë plot 7 kartonë të kuq. /Fish Media/

Related Posts: