A ka populli faj?

ARTAN FUGA


  
PO. Edhe populli, si çdo qe nie individuale apo kolektive, duhet të vihet para përgjegjshmërisë morale. Klientelizmi elektoral, etja për pushtet duke mikluar popullin, na ka rrënjosur klishenë sipas së cilës populli nuk ka asnjëherë faj, sikur të ishte një i çmendur i papërgjegjshëm, dhe gjithë fajet i kanë udhëheqësit dhe intelektualët që nuk mungojnë t’u vihen një mijë epitete: tradhtarë, të korruptuar, të pabesë, mizorë etj populli nuk ka asnjëherë faj, sikur të ishte një i çmendur i papërgjegjshëm, dhe gjithë fajet i kanë udhëheqësit dhe intelektualët që nuk mungojnë t’u vihen një mijë epitete: tradhtarë, të korruptuar, të pabesë, mizorë etj.

E quajnë popullin të papërgjegjshëm dhe të pafajshëm jo se e respektojnë, përkundrazi, sepse e urrejnë, sepse e përbuzin. Si mund të quhet me faj një kafshë, një shkëmb që bie nga mali, një i çmendur që nuk ka arsye? Popullin e pafajshëm e shohim në tekste idiote të historisë për fëmijët e shkollave, ku populli vetëm bën heroizma, vetëm kupton sensin e historisë, vetëm bën sakrifica, vetëm pëson padrejtësi dhe nuk bën kurrë të tilla.

Gënjeshtra të poshtra, që fyejnë popullin kolektivisht. Që na fyejnë ne kokë për kokë dhe kokërr për kokërr. Si është e mundur që të jemi të fajshëm individualisht kurse kur mblidhemi në turmën që quhet popull nuk kemi asnjë faj?

Jo, thonë, populli kur nuk ka prirje gjenocidiste ndaj popujve të tjerë, vetëm ka dashur liri dhe kurrë nuk ka pranuar robërinë, ka luftuar dhe asnjëherë nuk e ka ulur kokën si frikacak duke tradhtuar trimat që kanë dashur t’i dalin zot, populli s’paska dashur të pushtojë territore të diskutueshme etj.

Gënjeshtra me bisht. Shihni popullin shofer në rrugët e qyteteve tona. Nuk respektojnë vizat e bardha, nuk respektojnë kufizimin e shpejtësisë, parakalojnë në krah të kundërt, nuk respektojnë kalimtarin, semaforët i djegin duke kaluar në të kuqe, shajnë, ofendojnë kalimtarin, vrasin dhe ikin pa ndaluar, të gjitha poshtërsitë e mundshme po i bëjnë në mënyrë masive. Populli po vret popullin.

Thonë se e kanë fajin rrugët, policët etj. Patjetër përgjegjësia është e shtrirë. Por, edhe populli ka faj që ç’ke me të, se nuk mund t’i vihet një shoferi një polic pas koke, duhet kulturë qytetare. Barbarët që janë mësuar thjesht të ngasin ndonjë zetor kooperative, të lëvrojnë qetë e fshatit, të hipin e shumta në ndonjë gomar gjysmë të ngordhur që tërhiqet në rrugën me pluhur drejt qytetit për të shitur ndonjë koqe ve, tani janë mbi BMW, Peugeot, Fiat, dhe me shpejtësinë e dritës, pa pikë përgjegjshmërie po bëjnë kërdinë. Dhe ne tekstet e historisë më vonë do të flitet për të vrarët në rrugë, por asnjëherë për vrasësit, për popullin që vret veten, për këtë vetëvrasje masive, për popullin që vret gra e fëmijë rrugëve të kombit.

Ne po sillemi si barbarë, dhe për të gjitha konsiderohemi të papërgjegjshëm. Ne e hodhëm votën në kuti, kaq është detyra jonë, tani ne jemi si bebet, jeni ju që duhet të mbani gjithë përgjegjësitë. Ja, kjo është ideja që kemi rrënjosur në tru. Jemi të qetë e të përgjumur me të, duke i besuar asaj. Ne s’mbajmë asnjë përgjegjësi, ne jemi popull.


Po kush mban përgjegjësi në këtë Shqipëri? Deputetët jo, e ka kushtetuta, gjyqtarët jo, verdikti i tyre është i papërlyeshëm në fund të procesit, të sëmurët mendorë jo, se e ndalon Aristoteli, qeveritë jo sepse marrin vendime kolektive dhe pastaj ikin e largohen duke ua lënë përgjegjësitë qeverive që vijnë e ato atyre që do të vijnë. Ne populli njëherë jemi të pafajshëm. Dhe “guuuup”, një goditje parakolpi dhe qytetari rrezohet përtokë. Hajde gjeje fajin… të gjithë dalin të pafajshëm. Jemi një popull që po humbin ndjenjën e vetëfajësisë.

Related Posts: