Zënka për xhelozinë, shqiptari hedh nga kati i 9-të bashkëshorten e vet


Një shqiptar është arrestuar në Itali nga policia, pasi akuzohet se ka hedhur nga kati i 9-të i pallatit në të cilin jetonte, bashkëshorten e vet.
Mediat italiane bëjnë me dije se në prangat e policisë ka përfunduar 30-vjeçari Zef Lleshi.
Prej disa kohësh ai kishte konflikte me bashkëshorten e tij 31-vjeçare Silvia.H, pasi kjo e fundit dyshonte se Lleshi kishte një të dashur në Shqipëri.
Për këtë arsye, 31-vjeçarja kishte udhëtuar një javë më parë për në Shqipëri, për t’u përballur me të dashurën e bashkëshortit.
Pas kthimit nga Shqipëria, zënka ka vijuar sërish, çka ka bërë që Lleshi ta kapë për krahu të shoqen dhe ta hedhë nga ballkoni.
Ka qenë pikërisht ai që ka njoftuar policinë, duke deklaruar se bashkëshortja e vet është hedhur nga kati i 9-të.
Por, shenjat e gishtërinjve të tij në trupin e 31-vjeçares, kanë bërë që policia të ngrejë akuza ndaj Lleshit, si autor i vrasjes së bashkëshortes së tij./b.l