Ylli


YLLI


            Yjet janë trupa qiellorët ndriçojnë vetë dhe u japin dritë plantëve. Kanë përmasa shumë të mëdha, por janë shumë larg dhe prandaj na duken shumë të vegjël. Dielli ynë është një yll i zakonshëm. Yjet janë trupa qiellorë të gaztë shumë të nxehtë dhe për këtë arsye ata ndriçojnë. Lënda e tyre ndodhet nën një presion jashtë zakonisht të madh dhe në temperatura prej miliona gradësh. Dielli ynë është një yll mesatar, si nga përmasat ashtu dhe nga ndriçimi. Yjtë janë disa llojesh, ka yje që janë të ndryshueshëm dhe quhen kështu sepse e rrisin apo e zvogëlojnë ndriçimin e tyre, qoftë periodikisht qoftë në mënyrë të çrregullt; yje të rinj, të cilët quhen kështu sepse e rrisin aq shumë ndriçimin brenda disa orëve ose ditëve saqë neve na duket sikur në qiell është shfaqur një yll i ri. Ka yje të dyfishtë, yje xhuxhë, yje gjigantë etj.