Energjia që japin pjeshkat është e njëjtë me të portokallit: ato sigurojnë rreth 50% të kërkesës ditore për vitaminë A.
Një nga frutat më të preferuara të verës, pjeshka ka veti të mira që nuk duhen neglizhuar. Ajo është pak e ëmbël dhe përmban rreth 87%, por mbi të gjitha nuk ju bën të shton asnjë gram. Ajo është ideale për t’u konsumuar në çdo moment të ditës.
Përveç kësaj, me shijen e saj të shijshme dhe lëngun freskues, pjeshkat do ju dhurojnë kënaqësi.
Ky frut është burimi i fosfatit dhe magnezit, përmban rreth 200mg/100g kalium, një sasi të konsiderueshme për një frut.
Ky frut është burimi i fosfatit dhe magnezit, përmban rreth 200mg/100g kalium, një sasi të konsiderueshme për një frut.
Falë përmbajtjes në vitamina B, B3 (1mg/100g), B5 (0.16mg/100g), E (0.5mg/100g) dhe acide organike (vetëm 0.7%), pjeshka do të mbrojë lëkurën tuaj nga agresorët e jashtëm. Për më tepër, si të gjitha frutat, ajo lufton kundër kancerit.
Vitaminë C që ajo përmban bashkohet me flavonoidet dhe kufizon rrezikun kardiovaskular. Sa më e pjekur të jetë pjeshka, aq më shumë fibra përmban dhe siguron një tretje më të mirë./Femina






