VIDEO/ Pamjet e tmerrit që ka kapluar Egjiptin



Të paktën dyzet persona kanë vdekur pasi janë qëlluar me armë zjarri në Kajro.
Vëllazëria Myslimane thotë se anëtarët e saj u qëlluan nga ushtria, ndërkohë që ata po merrnin pjesë në një protestë paqësore.
Por ushtria thotë se një grup terrorist tentoi të sulmonte zonën ushtarake.
Përkrahësit e Vëllazërisë Myslimane protestojnë për lirimin e presidentit të rrëzuar nga ushtria, Mohamed Morsi.
Ai mendohet se mbahet nga garda në një lagje lindore të kryeqytetit.
Ndërsa ky është momenti kur disa islamikë hedhin një adoleshent me kokë poshtë nga çatia.
I vetmi krim i adoleshentit ishte se ai kishte dalë për të festuar largimin nga pushteti të presidentit Mohamed Morsi.
Pamjet tregojnë se si djaloshi po fshihej nga një grup islamikësh, që po i ndiqnin nga pas në qytetin Aleksandria.
Ndërkohë një person me mjekër mban në dorë një flamur të Al Kaedas.
Policia thotë se djaloshi vdiq, ndërsa dy shokët e tij janë plagosur rëndë.
Babai i tij, Mohammed Badr thotë: “I vetmi faj ishte pse festoi rrëzimin e Morsit. Por Vëllazëria Myslimane ka nisur një betejë ndaj gjithkujt që festoi”./ep

 adol