U rrënua terraca ilegale e Lekut në Strugë – VIDEO


3814A423AA94044483338D61FC849C71Nën prezencën e madhe të policisë, sot në mëngjes filloi heqja e terracës së ndërtuar ilegalisht përgjatë Drinit të Zi në Strugë. E njejta është në pronësi të Dilaver Bojku-Leku dhe ndodhet përpara hotelit të tij “Blue Sky”. Para disa ditesh Leku kërcënoi kryetarin e Strugës që mos të marrë këtë aktivitet se do te pësoje keq.
Këto ditë, kryetari i ri i Strugës Zijadin Sela u dha afat pronarëve të objekteve hotelierike që ndodhen përgjatë Drinit të Zi deri dje me 30 qershor që t’i heqin ndërtimet e ndërtuara pa leje. Disa prej pronarëve e respektuan vendimin dhe filluan që dje t’i largojnë ndërtimet pa leje.
Qytetarët e Strugës sot e përshëndetën aksionin për vendosjen e rendit në kaosin urban që me fillimin e mandatit të tij e nisi qeverisja lokale. /Shqipmedia.