Thënie nga Franc Kafka


Libri është si një çelës për dhomëzat e panjohura brenda kështjellës së vetes sonë.

Rinia është lumturi, sepse ka mundësi të ketë edhe bukuri. Ai që ka aftësinë të shohë bukurinë, kurrë nuk plaket.

Unë shkruaj ndryshe nga ajo që mendoj, flas ndryshe nga ajo që mendoj, mendoj ndryshe nga ajo që duhet të mendoj dhe kështu vazhdon deri në errësirën më të thellë.

Jam i lirë dhe kjo është arsyeja që jam i humbur.

Shenja e parë që nis të kuptosh është dëshira për të vdekur.

Jam një kafaz në kërkim të një zogu.

Të gjitha gjuhet janë një përkthim i keq.

Mendoj se duhet të lexojmë librat që na plagosin dhe na ngulin thikën.

Kuptimi i jetës është se ajo ndalon.

Librat janë narkotikë.

Shtigjet janë krijuar nga të ecurit e njerëzve.

Jam me zinxhirë, mos i prek zinxhirët e mi.

Në univers ka shumë shpresë ... por jo për ne.


Thonë se injoranca është lumturi, por gabohen.

Përktheu Rudina Dahri