Themeluesi i Twitter sugjeron që Facebook duhet të ofrohet me pagesë

Biz Stone, një prej themeluesve të Twitter ka hedhur një supozim për mënyrën se si Facebook mund të gjenerojë më tepër të ardhura.
Në përfundimin e tij arriti pasi mësoi si të përdorte Facebook. Tashmë atij i duhet t’a përdorë llogarinë e vet për të komunikuar me bashkëpunëtorët e tij dhe e konsideron si një mjet të domosdoshëm prandaj ai beson se ky rrjet social duhet të ofrojë opsionin e pagimit të një shumë prej 10 $ në muaj në qoftë se nuk duan që të shohin asnjë reklamë në profilet e tyre.
Çelësi qëndron tek reklamat pasi janë pikërisht ato që mundësojnë ofrimin e këtij shërbimi pa pagesë për përdoruesit. Sigurisht në të njëjtën mënyrë funksionon edhe Twitter.
Stone është shprehur: “Në përgjithësi reklamat në Facebook nuk duket të jenë shumë të dobishme megjithatë ato janë të toleruara në shumë shërbime pasi vetëm kështu shërbimi mund të ofrohet falas. Për ata persona që nuk dëshirojnë të shohin asnjë reklamë mund të ofrohet Facebook Premium, madje në këtë çmim mund të përfshihen edhe disa opsione shtesë. Në qoftë se 10% e përdoruesve do të regjistrohen në Premium kjo do të thotë plot 10 miliard të ardhura shtesë në muaj”.
Një ide tjetër brilante e Stone është vendosja e një tarife për leksione udhëzuese nga Facebook të cilat mund të sigurohen nga ata persona që duan të mësojnë se si përdoren të gjitha funksionalitetet e këtij rrjeti social. (PCWorld Albanian)

Related Posts: