SUPLEMENT/Shëndeti dhe bukuria

Flokët duan disa kushte që të rriten shpejt dhe shumë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 hour ago
Nëse dëshironi flokë të gjata dhe të shëndosha, kryesorja është që të zgjidhni produkte të cilat i përshtaten flokëve tuaja, i mbajnë të shëndosha dhe të shkëlqyera që nga rrënjët. Proteinat janë shumë të rëndësishme për flokët, sepse ndihmojnë në prodhimin e aminoacideve, të cilat stimulojnë rritjen. Flokët kryesisht përbëhen nga keratina, e ajo krijohet nga aminoacidet, dhe për shkak të kësaj rekomandohet konsumimi i proteinave. është e dobishme që të bëni seanca të trajtimeve standarde me keratinë. Ajo do të mbajë flokët tuaja të shëndosha dhe të shkëlqyera. Është shume e rëndës... more »

Duhanpirja: Mënyrat alternative, më të mira se rrallimi i cigareve

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 hours ago
Nëse dëshironi të hiqni dorë prej cigares, mënyrat e ndërmjetme janë ndihma që po kërkoni Sipas një udhëzimi të profesionistëve të shëndetit në Britani, nëse nuk mund të hiqni dorë prej cigares, atëherë mënyra më e mirë është përdorimi i çamçakëzëve dhe letrave ngjitëse që përmbajnë nikotinë. Instituti Britanik i Shëndetit dhe Kujdesit (Nice), arriti në përfundimin se, ndonëse heqja dorë përfundimisht prej cigares është zgjidhja më e mirë shëndetësore, shumë njerëz thjesht nuk mund ta bëjnë këtë veprim. Kërkimet kishin si qëllim sensibilizimin e përdoruesve për të hequr dorë prej... more »

SUPLEMENT/27 sëmundjet duhet të keni kujdes në stinën e verës

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 13 hours ago
*Nga zemra, tensioni deri tek diabeti, këshillat speciale* *Çdo stinë verë, nuk kalon pa shfaqur patologjitë e saj të zakonshme të njerëzit, por edhe të tilla të reja për çdo vit. Në këtë kuadër, kërkues e shkencëtarë të fushës së mjekësisë kanë studiuar rastet e sëmundjeve tipike që shfaqen nën të nxehtin e madh. E para në listën e tyre është astma, e cila njihet edhe si vështirësia e qarkullimit të ajrit në rrugët e frymëmarrjes. Temperaturat vazhdimisht të larta, shkaktojnë një ulje të nivelit të kujdesshmërisë së trurit dhe dobësim të madh të kujtesës njerëzorë. Jo vetëm dimri ... more »

Një trajtim i ri për sklerozën e shumëfishtë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 day ago
Shkencëtarët thonë se kanë arritur një përparim në trajtimin e sklerozës së shumëfishtë, një sëmundje gjymtuese auto-imune që sulmon muret e jashtme të qelizave nervore, përfundimisht duke i bërë të paaftë personat që preken nga ky dëmtim neurologjik. Trajtimi i ri përfshin largimin e qelizave të sistemit imun përgjegjës për sklerozën e shumëfishtë. Në sklerozën e shumëfishtë, qelizat e bardha të gjakut të sistemit imunitar, të quajtura qelizat T, çorientohen, duke sulmuar shtresën e jashtme mbrojtëse të qelizave nervore apo myelin. Në individë të shëndetshëm, qelizat T ose leukocy... more »

Për ngritjen e gjinjëve…

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 day ago
Është fakt se nuk mund të shtyhemi me forcën e gravitacionit, mirëpo ekzistojnë disa truqe, me anë të të cilave mund të lehtësohet veprimi i forcës së peshës. A ju ndodh që vetë ideja për të veshur një bluzë to hollë pa krahë ose të ngjitur për trupi të shuhet nga mendimi: po gjinjtë e mi janë shumë të rrafshët? Nëse nuk jeni adoleshente dhe nëse Zoti nuk ju ka falur gjinj të fortë, sipas të gjitha gjasave gjinjtë tuaj janë të lëshuar teposhtë. Fatkeqësisht, as ushtrimet më të vlefshme nuk mund ta pengojnë lëshimin e gjinjve, sepse madhësinë dhe formën e tyre e përcaktojnë faktorët... more »

9 shenjat që tregojnë se do të jetosh gjatë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 day ago
*Këshilla që mund t’i zbatoni për të zgjatur jetën tuaj* *Zhvillimi në mjekësi, arsim, si dhe parandalimi dhe trajtimi i sëmundjeve, kanë ndikuar në mirëqenien dhe jetëgjatësinë e përgjithshme të njerëzve. Por, ajo që ndoshta ende nuk e dini, është se, zakonet tona të përditshme, që në pamje të parë duken të parëndësishme, ose e shkuara jonë, mund të ndikojnë në jetëgjatësinë dhe mirëqenien tonë. Ja ku vijnë të dhënat e fundit të shkencës, të bazuara në disa shenja, që përcaktojnë se ju keni jetë të gjatë dhe këshilla që mund t’i zbatoni për të zgjatur jetën tuaj.* *1- Mamaja ka ... more »

Dhimbja e kokës: Kurat dhe metodat shëruese natyrale

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 day ago
Nëpërmjet këtij artikulli ju do të njiheni me disa mënyra kurimi natyrale për dhimbjen e kokës. Ja si duhet të veproni… Migrena është një sëmundje neurologjike me dhimbje pulsative të kokës e shoqëruar me të përziera, vjellje, ndjeshmëri ndaj dritës, zërave dhe ndaj aromave. Dhimbja e kokës vjen nga tkurrjet e papritura periodike dhe zgjerimi i arterieve në tru, e cila çon në ënjtje të indeve dhe në procese të caktuara kimike, të ndryshimeve në tru. Për fat të keq, kjo është një sëmundje mjaft e zakonshme e cila ndonjëherë ka origjinë të trashëguar. Ajo shpesh fillon gjatë adoles... more »

A dëshiron të zgjatesh edhe pak më shumë? Zbulo se si

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 day ago
Gjatësia është e vendosur nga gjenetika por edhe nga faktorët ambientalë. Nuk ekziston një recetë magjike për të qenë të gjatë, por ka disa këshilla për të mbajtur në mend dhe për të marrë maksimumin e mundshëm prej gjatësisë së trupit tuaj. Njeriu vazhdon të zgjatet deri në moshën 25 vjeçare. Se deri ku mund të shkoni me gjatësinë trupore ju mund ta shikoni duke patur parasysh prindërit tuaj. Mbi faktorët gjenetikë nuk është e mundur të ndërhyni, por mund të bëni ndonjë ndryshim të vogël tek faktorët ambientalë duke ndjekur disa rregulla: Përdorimi i drogës, alkoolit dhe duhanit, s... more »

Nëse lini duhanin, fitoni siguri në vete

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 days ago
Përfitimet fizike janë të njohura, por ka edhe përfitime të tjera që vijnë nga lënia e duhanit, edhe në aspektin psikologjik. Lënia e duhanit ka një ndikim të befasishëm, nga pikëpamja psikologjike për duhanpirësin, dhe lajmi i mirë është se ata persona që arrijnë të ndahen nga cigaret fitojnë besim më të madh në vete. Një studim amerikan arriti në këtë përfundim pasi mbajti në vëzhgim dy grupe personash, njëri grup i cili kishte lënë duhanin dhe grupi tjetër që vazhdonte të pinte ende. Rezultatet treguan se ata persona që nuk pinin më cigare ishin më të sigurt në vete dhe kishin më... more »

4 hapat që shpëtojnë zemrën dhe zgjasin jetën

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 days ago
Nga gjenet dhe nga trashëgimia nuk mund t’ia mbathim, por mund të bëjmë shumë për shëndetin tone, duke marrë çdo ditë vendime që kanë influencë të madhe mbi mirëqenien e madhe edhe mbi pritshmëritë për jetën. Lajmi konfirmohet nga një studim i Johns Hopkins Medicine mbi 6.200 persona, të ndjekura për tetë vjet. Sipas studimit mjafton të adaptojmë katër mënyra jetese për të ulur me 80 për qind rrezikun nga vdekja e parakohëshme. 1.Të ndjekësh një dietë mesdhetare, të pasur me ftuta, perime, drithëra dhe peshk. 2. Të mbash peshën brenda normave. 3. Të mos pish duhan. 4. Të bësh ushtr... more »

Kurat natyrale për dhimbjet e stomakut

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 days ago
*Shkenca/ Rrezet e diellit efikase për të evituat shqetësimet. Bimët dhe frutat që duhet të konsumojnë të gjithë pacientët* Jo më kot njerëzit thonë se stomaku vendos. Tani edhe mjekësia po u jep të drejtë. Truri i dytë i njeriut gjendet në bark. 100 milionë qeliza nervore mbështjellin zonën e tretjes në bark duke formuar një shëmbëlltyrë të trurit ku llojet e qelizave, lëndët vepruese dhe marrësit janë po të njëjtit që gjenden në tru. Proceset fizike janë më tepër të lidhura me sistemin e tretjes nga sa mendohej deri më sot. Truri i stomakut luan një rol të madh për ndjenjat e gëz... more »

Rregullat e arta për ushqyerjen e fëmijëve

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 days ago
Të ushqesh siç duhet një fëmijë për një jetë të shëndetshme, shpesh është gjëja më e vështirë me të cilën një nënë duhet të përballet. Pyetje të tilla se kur duhet filluar për t’i dhënë ushqime shtesë foshnjës, nëse duhen dhënë ëmbëlsira, apo sa duhet të hajë, nisin shumë shpejt në mendjen e çdo prindi Të ushqesh siç duhet një fëmijë për të pasur një jetë të shëndetshme, shpesh është gjëja më e vështirë me të cilën një nënë duhet të përballet. Pyetje të tilla se kur duhet filluar për t’i dhënë ushqime shtesë foshnjës, nëse duhen dhënë ëmbëlsira, apo sa duhet të hajë, nisin shumë... more »

Ushqimet kundër stresit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 days ago
Jo vetëm joga, masazhe dhe gjimnastikë. Nervozizmi, acarimi dhe tensioni fizik luftohen edhe në tavolinë, mjafton të zgjidhni ushqimet e duhura Bëni një jetë të thjeshtë mes zyrës dhe shtëpisë, supermarketit dhe vizitave të rralla te prindërit? Puna ju ka lodhur dhe po ua bën të pamundur jetën? Në familje çdo gjë pritet nga duart tuaja dhe nuk keni asnjë ndihmë të vogël nga pjesëtarët e tjerë? Ndiheni nën presion, për shkak të stresit dhe nervozizmit? Mendoni se “thika ka arritur në palcë” dhe ju nuk mbani më? Do të ishte mirë të ruanit qetësinë dhe ta ndihmonit veten duke ngrën... more »

Ushqimet e ngrira? Përse jo!

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 days ago
I ftohti i ruan ushqimet, madje kur janë të ngrira nuk u humbet asnjë vlerë dhe vazhdojnë të mbeten të shijshme, gjë që i bën ato të përdoren gjysmë të gatshme dhe më të lehta për t’u gatuar edhe për ata që nuk kanë kohë I ftohti mund të ketë shumë aspekte të pakëndshme, por ka një vlerë të madhe: është i vetmi ruajtës i sigurt dhe natyror që kemi në dispozicion. Nëse përdoret në mënyrën e duhur në sektorin ushqimor, bën të mundur që të kemi gjithmonë në dispozicion lëndë të para, ushqime, ushqime të gatshme dhe përbërës të tjerë të ndryshëm për t’u përdorur bashkë ose të ndarë; ... more »

12 ushqimet që na bëjnë të bukur

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 days ago
Disa nga gjërat që hamë, kanë elemente magjike. Ato na rinojnë dhe na japin energji. Nëse nuk e keni ditur se cilët janë ata përbërës ushqimesh që na falin bukurinë, tani është momenti ta mësoni… *Përbërës magjikë* Bukuria kalon edhe nga pjata. Një dietë e ekuilibruar ju lejon të merrni të gjitha ushqimet e nevojshme për një lëkurë të bukur, për thonj rezistentë dhe flokë të fortë. Megjithatë, disa ushqime përmbajnë një sasi të madhe të mbrojtësve aktivë. Tani ju takon juve që të përdorni menynë tuaj të bukurisë. *1-E verdha e vezës për thonj të bukur dhe të fortë* E pasur me... more »

Sekretet e një buzëqeshje të bukur

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 days ago
Dhëmbët e bukur ofrojnë edhe një buzëqeshje të bukur, që është një arsye e dyfishtë se pse është e rëndësishme të kujdeseni për shëndetin oral. Hapi i parë dhe i domosdoshëm për të pasur gojë dhe dhëmbë të shëndetshëm, dhe buzëqeshje të bukur është që pas çdo ushqimi të lahen dhembët dhe hapësira e gojës. Por ka edhe disa veprime tjera të cilat u ndihmojnë në këtë aspekt. Keni dëgjuar për dobitë e shumta që ka organizmi nga çaji i gjelbër, ndërsa krahas efekteve tjera dobiprurëse, çaji i gjelbër i mbron edhe dhëmbët- nga kariesi- njëri nga shkaktarët kryesorë të erës së keqe nga go... more »

Cigarja, armike e gjumit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 days ago
Probleme me pagjumësinë? Një prej shkaqebve të shumta është e lidhur me duhanpirjen, sidomos kur pihet një të cigare para se të flenë. Por deri në ç’pikë nikotina dëmton gjumin? Disa studiues gjermanë kanë zhvilluar një studim. Për të analizuar lidhjen mes cigareve dhe gjumit ekspertët kanë studiuar rreth 1.071 duhanpirës dhe 1.243 jo duhanpirës. Ata kanë monitoruar zakonet e secilit. Në bazë të të dhënave 28,1 për qind e duhanpirësve ankohen për gjum aspak të qetë dhe 17 për qind e tyre fle 6 orë ose më pak gjatë natës. Rezultati për ata që nuk pijnë duhan është 19,1 për qind dhe 7 ... more »

Si të kemi një shtatzëni të mbarë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
Është një nga periudhat më të bukura në jetë, që shpesh përjetohet në mënyra të ndryshme nga gra të ndryshme. Prandaj është e rëndësishme të jemi të qeta psikologjikisht dhe të forta fizikisht. Qetësia shpirtërore, sipas psikologëve, ndikon shumë te fëmija që do të lindë, ndaj për këtë arsye nënat e ardhshme duhet të kujdesen për veten më shumë se në çdo periudhë tjetër të vitit. Megjithatë, shumë gjëra nuk janë në dorën tonë. Ajo çka mund të bëjmë, është të mendojmë se kjo është koha kur ne duhet të jemi vetëm të lumtura për të sjellë në jetë një krijesë të shëndetshme. Por, si... more »

Mollët kurojnë inflamacionet e zorrëve

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
Kjo frutë, por sidomos lëkura, është një minierë substancash të dobishme, veçanërisht për shëndetin e aparatit tretës Mollët përveçse të shijshme, janë edhe të shëndetshme. Këtë e konfirmon edhe një shprehje popullore: një mollë në ditë e mban doktorin larg. Nëse në të kaluarën i kemi vlerësuar aftësinë e jashtëzakonshme për “shtimin” e jetës, sot mund të themi me plot bindje se molla u rekomandohet veçanërisht personave që vuajnë nga fryrjet e zorrëve, koliti ulceroz dhe sëmundje të tjera autoimune. Molla është shumë e pasur me vitamina, acide organike dhe lëndë të tjera materi... more »

Arti dhe kultura qetësues të vërtetë, i bëjnë mirë shëndetit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
Të ushqehesh me stimuj intelektualë të pasuron mendjen por në të njëtën kohë i bën shumë mirë edhe shëndetit. Po, sepse të lexosh, të studiosh, të shohësh një film, të marrësh pjesë në një ekspozitë, të mbush me kënaqësi dhe rezultati është që fiton shumë edhe sa i takon shëndetit. Por ka edhe më shumë akoma. Duke ndjekur veprimtaritë kulturore mbahet larg ankthi dhe depresioni, madje edhe sëmundje të ndryshme. Lajmi për të kultivuar artin dhe kulturën në të mirë të shëndetit vjen sipas një studimi italian. Në bazë të të dhënave të mbledhura dhe duke patur parasysh impaktin që sjell... more »

Hormonet në perime shkurtojnë jetën

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
*Nuk kanë vitaminat për të cilat specifikohen, rritje artificiale* *Dermatologu: Pasoja jo të menjëhershme, probleme në lëkurë* Erta Bode Perimet me hormone po kthehen në vetëvrasje me dëshirë. Të gjitha zarzavatet, frutat dhe perimet që nxirren në treg të rritura në mënyrë jo natyrale janë kthyer në shkakun e shkurtimit të jetës, duke sjell mungesë vitaminash në trupin e njeriut. Të gjithë shqiptarët që po blejnë në treg perimet jo bio po blejnë me atë çmim shkurtimin e jetës së tyre. Të interesuar se si ndikojnë në organizmin e njeriut këto perime, na u konstatua se problem rrën... more »

Syzet e diellit të rrezikshme për shikimin, të zgjidhen para përdorimit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
*Stina e verës dhe kauçuku i syzeve sjellin sëmundje në sy* Erta Bode Syzet e diellit sjellin probleme në shikimin e njerëzve. Të blera vend e pa vend, xhamat e tyre sjellin probleme në ndryshimin e numrit për sytë. Në problemet që shfaqen te sytë shenjat e para janë lotimi i syve, skuqja e retinës, për të kaluar në shtrembërimin e syve dhe në pengimin për të parë. Okulistët bëjnë me dije se edhe vetë stina e verës sjell më shumë probleme për sytë, pikërisht nga pluhuri dhe përdorimi i syzeve të diellit. Bëhet e ditur se ngjyra e syzeve për t’u mbrojtur nga dielli, harku i kauçukut... more »

Vitamina B… ja si e ndihmon trurin tuaj

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
Vitamina B luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e trurit. Studiuesit e Universitetit të Oksfordit morën në analizë 158 persona që vuanin nga sëmundja Alzheimer. Këta pacientë kishin nivel të larta të homocIsteine, e cila çon në përkeqësim të aftësive të tyre njohëse. Në këtë studim, grupi i parë mori një shtesë me vitaminë B dhe grupi i dytë një qetësues të padëmshëm. Këto teste treguan se grupi që mori vitaminë B kishte dy herë më pak gjasa për t’u prekur nga ulja e aftësisë njohëse. Sipas këtij studimi, ata që kanë marrë 0.8 miligramë acid folik çdo ditë, 20 miligramë vitaminë ... more »

Efekti i rozmarinës (Video)

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago

Letra e pazakontë e ndarjes së një cifti

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
Një letër lamtumire e një vajze është bërë më e klikuara në internet, me rreth 1.2 milionë klikime në tre ditë. Nuk dihet se cili është çifti, por vajza mendoi për një ndarje të veçantë. Kur zbulohet një tradhti, zakonisht reagimet janë pothuajse të njëjta: të bërtitura, zënka, të qara. Vajza anonime, autore e letrës, në fakt ka reaguar ndryshë, sigurisht në një mënyrë tepër origjinale. Vajza ia paketoi veshjet, video lojërat, kompjuterin, televizorin dhe ia shpërndau në vendet ku çifti kishte kaluar momente të ndryshme. Dhe ja përmbajtja e letrës: *“Përshëndetje i dashur!* E gjen ... more »

Luftoni alergjinë me fara të zeza

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
Farat e zeza ose vaji i tyre mund të ndihmojë në parandalimin e alergjisë, tregojnë studimet amerikane. Efekti pozitiv i farave të zeza në normalizimin e imunitetit të njeriut njihet prej dekadash. Por viteve të fundit janë bërë edhe më shumë studime në efektet pozitive të saj. Rezultatet e një studimi të realizuar kohë më parë kanë nxjerrë në pah edhe faktin se farat e zeza mund të ndihmojnë në parandalimin e reaksioneve alergjike. Duke shfaqur efekt antialergjik, ato mund të ndihmojnë në luftën kundër astmës, alergjisë në polen, pluhurit ose simptomave të ftohjes dhe gripit sezon... more »

Hudhër për trajtimin e fytyrës me akne

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
Hudhra është shumë e dobishme kundër baktereve që shkaktojnë puçrrat. Ajo mund t’iu djegë në fillim kur e aplikoni por arrin t’i përthajë aknet dhe redukton shenjat e puçrrave në fytyrë. *Përbërësit:* - Katër thelpinj hudhre të qëruar - 1-2 lugë gjelle me ujë trëndafili *Udhëzime:* Futni hudhrat në blender dhe lërini derisa të bëhen një masë kompakte. Më pas merrni pastën e formuar nga hudhrat dhe hidheni në një tas. Aty shtoni lëngun e trëndafilit dhe lëreni për 10 minuta mënjanë në mënyrë që të veprojnë së bashku dhe lëngu i të dyjave të dalë në sipërfaqe. Aplikojeni këtë ... more »

Dobitë shëndetësore të farave të kungullit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
Dobitë shëndetësore të farave të kungullit janë të shumta, kjo falë përbërjes së pasur me magnez, kalcium, kalium, hekur, zink dhe vitaminë K. Foto-shpjegimi në vazhdim, qartëson disa prej dobive shëndetësore të konsumimit të farave të kungullit. *Luftojnë kancerin* Studimi i shkencëtarëve spanjollë ka zbuluar se farat e kungullit përmbajnë komponentë, të cilët me sukses luftojnë kundër qelizave të kancerit. Në fakt, janë efikase në luftë kundër llojeve të ndryshme të kancerit dhe kanë efekt anti-inflamator. Një studim i shkencëtarëve gjermanë ka ardhur në përfundim që femrat, t... more »

Sytë fshehin sekretin e njeriut

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
Hipotezat e institutit "Max Planck": "Paraardhësit tanë kanë filluar ta ndihmojnë njëri-tjetrin me anë të shikimit" Ja se si flasim me anë të shikimit Kur një njeri ngre sytë në qiell për të parë hënën, tjetri e ndjek duke bërë të njëjtën gjë. Kohët e fundit shkencëtarët kanë bërë një zbulim të ri, vendndodhja e së cilit është drejt e në sy. Gjuha e fshehtë e shikimit, bën pjesë në botën e shkëmbimit të mesazheve personale, të mira apo jo qofshin ato. Për paraardhësit, të cilët ishin të armatosur me harqe dhe shigjeta, shikimi ishte instrumenti më i rëndësishëm i gjahut. Ësht... more »

Pemët dhe perimet që duhet të hahen me lëvore

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 5 days ago
Kthejeni thikën prapa në dollap. Konsumimi i pemëve dhe perimeve me lëvore mund të shton sasinë e vitaminave, të na mbrojë nga kanceri dhe të na shtojë nivelin e energjisë. Ja disa nga to që nuk duhet qëruar. *KIVI: *Qimet të cilat ndodhen në lëvoren e kivit janë antioksidues i shkëlqyeshëm dhe nutricistët besojnë se posedon substanca që mbrojnë nga kanceri, infeksionet, alergjitë. “Lëvorja e kivit tri herë më shumë posedon antioksidues se sa fryti”, thotë mjeku Merilin Glenvil, ish-presidenti i forumit për shëndet dhe ushqim në shoqatën mbretërore britanike për mjekësi. Si të hah... more »

Muzika të shëron, zhurma të sëmur

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 5 days ago
Efektet negative të zhurmës ndikojnë shumë mbi presionin e gjakut Studimet mbi efektet e tingujve në sistemin e qarkullimit të gjakut konfirmojnë vetitë terapeutike nëse dëgjojmë çdo ditë muzikë Nëse dëshironi të ndiheni në formë çdo ditë, dëgjoni 12 minuta muzikë. Kjo është terapia që u këshillon profesor Predrag Mitrovic nga Universiteti i Beogradit pacientëve të sëmurë nga zemra. Një studim i gjatë, i filluar që në vitin 1990, ka konfirmuar efektet mirëbërëse mbi sistemin e qarkullimit të gjakut. Pas 19 vitesh studime, rezultatet janë paraqitur në kongresin e përvitshëm të Shoq... more »

Mosha kur truri fillon të marrë goditje

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 5 days ago
Deri në moshën 39 vjeçare njeriu zhvillon aktivitete në mënyrën më të mirë të mundshme. Por sapo kalohet mosha 40 vjeçare nis regresi, ku truri i njeriut fillon të marrë goditjet e para dhe të mos jetë më si para kësaj moshe. Ky fakt zbulohet nga një studim i University of California në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i publikuar në revistën “Neurobiology of Ageing”, ku u mbajtën në vëzhgim një grup personash nga mosha 20 deri në 80 vjeç. Ky ngadalësim cerebral pas moshës 40 vjeçare u vërtetua për shkak të humbjes së disa qelizave të cilat zbehen me avancimin e moshës. Kjo nuk d... more »

Sheqeri dhe yndyrat krijojnë po aq varësi sa kokaina

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 5 days ago
Shkencëtarët kanadezë, në bazë të studimeve të fundit shprehin shqetësimin e tyre mbi nivelin e varësisë që disa njerëz krijojnë ndaj sheqerit *Studimi* Studimi më i fundit, i prezantuar këtë janë në Takimin Kanadez mbi Neuroshkencën 2013, tregon se shurupi i misrit me nivel të lartë fruktoze, mund të shkaktojë sjellje të njëjtë varësie ashtu siç mund të na shkaktojnë droga të llojit kokainë. Kërkimet u kryen mbi kaviet dhe ashtu siç shprehet një këngë hit e Robert Palmer në vitin 1986 “Addicted to love” (Të varur nga dashuria) ashtu edhe pas kaq viteve mund të pohohet me saktësi... more »

Luhatjet e temperaturave të ajrit shkak për disa sëmundje

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 5 days ago
Faktorët klimaterikë, e kryesisht temperaturat cilësohen nga mjekët si shkaku i dytë pas stresit, në sëmundjet e aparatit kardiovaskular Sipas mjekëve kardiologë, sëmundjet e zemrës lidhen me ndryshimin e theksuar të temperaturave, pasi pacientët reflektojnë ndryshime të tensionit arterial si rezultat i ndryshimit të motit. Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave dhe ftohja e ambientit shoqërohen me ndryshime të theksuara në organizëm. Ato nuk ndikojnë vetëm te organet e frymëmarrjes, por dhe në goditjet në zemër e tru, në krizat e tensionit arterial dhe aritmitë. Sipas tij veshja ... more »

Sex,dashuri,intimitet

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 days ago
Misteret e dëshirës seksuale femërore Lajmëtari Shqip at Sex,dashuri,intimitet - 57 minutes ago Një marrëdhënie është më e kënaqshme në moshë të re apo madhore? Si ndikojnë ndryshimet e trupit mbi erosin? Transformimi i jetës në shtrat në moshën 20, 30, 40, 50 dhe 60-vjeçare. Zbulimi i sekreteve të cilat nuk i njohim dhe arritja e kënaqësisë në çdo moshë Mendoni se seksi më i zjarrtë bëhet kur jeni të rinj dhe trupi është në periudhën e tij më të mirë? Të dashura gra, gaboheni nëse mendoni kështu. Nëse në moshën 20-vjeçare, marrëdhënia është më pasionante, kjo nuk do të thotë se... more »

A e dini si ushqehet shëndetshëm një fëmijë?

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 days ago
Shpesh dëgjojmë të flasin për rëndësinë që kanë vitaminat dhe mineralet në organizmin e njeriut, veçanërisht të fëmijëve tanë. Por shumë prej nesh nuk i dinë se cilat saktësisht janë më të nevojshmet? Vitamina A Pse fëmijët kanë nevojë për të? Vitamina A është çelësi për të pasur sy të fortë. Ajo po ashtu i jep sistemit imun të fëmijës një shtytje për të luftuar infeksionet. Ku gjendet? Mbushni pjatat e fëmijëve me karota, domate, portokalla, si pjepër dhe patate të ëmbla. Po ashtu mbushni gotat e tyre me qumësht të pasur me vitamina. Vitaminat e grupit B Pse fëmijët kanë nevojë... more »

Pse fëmijët duhet të pijnë ujë shumë?

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 days ago
Fëmijët pijnë më pak ujë sesa sasia e nevojshme për ta. Një studim i American Journal of Clinical Nutrition në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thotë se, 40 deri 85% e djemve dhe 46 deri 90% e vajzave pijnë ujë më pak se sasia e preferuar ditore. Shkencëtarët paralajmërojnë se edhe dehidrimi i lehtë mund të ndikojë në një numër të funksioneve fiziologjike dhe të shkaktojë lodhje, dobësim dhe dhimbje koke. Përveç kësaj, hidrimi i papërshtatshëm është i lidhur edhe me dobësimin e aftësive mendore dhe njohëse. Në studimin e kryer tek 3.978 fëmijë të moshave 2 deri 19 vjet është kon... more »

A e dini si mund t’i ndihmoni fëmijët të kenë sy të shëndetshëm?

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 days ago
Studiuesit e Universitetit të Kembrixhit kanë arritur në përfundimin se loja në natyrë është mjaft e rëndësishme për fëmijët. Sipas tyre, çdo orë shtesë që ata shpenzojnë në natyrë ul mundësinë që ata të vuajnë nga miopia me 2%. Sipas studiuesve, kjo mund të jetë për shkak se sytë janë të ekspozuar ndaj dritës natyrale dhe shpenzojnë kohë në kërkim të objekteve në distancë të gjatë. Në këtë studim kanë marrë pjesë rreth 10.000 fëmijë dhe adoleshentë.o.k/noa

Shkenca mjekësore: Mendja e njeriut ka aftësi shëruese

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 days ago
Njerëzit mund të çlirohen nga simptoma të ndryshme sëmundjesh vetëm duke besuar se kurat janë efektive, pavarësisht nëse ato janë apo jo. Por jo vetëm kaq, vet shkenca mjekësore ka arritur në disa përfundime sipas të cilave mendja ndikon në shërimin e trupit. Këtë fakt e shpjegon më së miri efekti Placebo. Fjala Placebo vjen nga latinishtja "dua të pëlqej" dhe është një tabletë ose preparat mjekësor, që nuk ka asnjë substancë ndikuese. Placebo është thjesht një efekt dhe për nga definicioni nuk mund të ndikoj si medikament. Janë të njohura edhe operacionet-placebo si dhe gjilpërat... more »

Të shpëtosh nga dhimbjet e shpinës Punët e rënda dhe qëndrimi për orë të tëra para kompjuterit, shkaqet kryesore të dhimbjeve të shpinës

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 days ago
Në një moment kur qëndron i ulur në karrige para kompjuterit, fillon dhe ndien dhimbje në shpinë. Shumica prej nesh nxitojnë të shkojnë te doktori ose marrin masat për ndjekjen e një kure. Dhimbjet e shpinës janë normale për mosha mbi 35 vjeç, por kanë filluar të preken dhe të rinjtë. Dhimbja e shpinës përfshin një pjesë të gjerë që nga pjesa e poshtme dhe e prapme e qafës, pjesa e prapme e shpatullave, zona rreth klavikulave deri poshtë belit. Specialistët pohojnë se nuk duhen nënvlerësuar asnjëherë veçanërisht dhimbjet e fiksuara në një zonë dhe të vazhdueshme. Duke qenë se në s... more »

Çfarë janë gurët e tëmthit, simptomat për t’i dalluar

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 days ago
Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët. Lëngu, i quajtur bile (lëngu i tëmthit) ndihmon në tretjen e yndyrave të ushqimit. Bila (lëngu i tëmthit) prodhohet në mëlçi, pastaj depozitohet në fshikëzën e tëmthit derisa trupit t’i nevojitet për tretjen e yndyrave. Në ketë kohe fshikëza bën kontraksione të cilat shtyjnë bilen (lëngun e tëmthit) në një tub të quajtur duktusi biliar i përbashkët prej te cilit bila (tëmthi) kalon në zorrën e hollë duke ndihmuar në tretjen e ushqimeve. ... more »

Ecni me këmbët zbathur në shtëpi, qetëson trupin

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 days ago
Mbani larg pantoflat nga këmbët kur jeni në shtëpi. Sidomos kur bëhet fjalë për periudhën e verës kur temperaturat e lejojnë këtë. Kur të jeni në shtëpi provoni të qëndroni me këmbët zbathur. Lehtësim për të gjithë trupin Çlirohuni nga takat e larta, këpucët e ngushta, lërini këmbët të mafrrin frymë. Mbështetja në tokë në mënyrë natyrale favorizon qëndrimin e drejtë të shtyllës kurrizore. Kur nuk janë të “burgosur” muskujt e këmbëve çlirohen dhe efekti qetësues është i garantuar për të gjithë trupin. Të ecësh me këmbët zbathur ndihmon të riaktivizoni qarkullimin e gjakut, nga perife... more »

Djersë dhe erë e keqe? Ja si mund t’i luftoni

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 days ago
Sapun kundër djersës Djersin shumë dhe… mban erë? Problem yt mund të jetë hiperidroza, një djersitje e madhe. Për të luftuar erën e keqe, arma e parë është një higjenë e përditshme. Ty të duhettë lahesh disa herë gjatë ditës dhe të përdorësh sapun me vajra vegjetalë, që kanë edhe funksion antibekterik. Era e keqe mund të vijë prej disa baktereve të cilët me shtimin e djersës për shkak të vapës çlirojnë aromë të keqe. Deordorantë kundra djersës Për të luftuar erën e keqe mund të përdorni edhe deordorantë anti djersës, që përmbajnë substance për të bllokuar djersën. Pudër? Po! E ... more »

Zbulohet viagra për gratë, së shpejti vjen Lybrido

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 days ago
Shkenca po e vërteton çdo ditë e më shumë avancimin e saj. Këtë radhë ajo do të sjellë lumturinë në jetën seksuale të grave. Lybrido është emri i viagrës që është zbuluar për femrat të cilat kanë probleme me dëshirën seksuale. Pas tri vjetësh, ajo do të dalë në treg… Mosfunksionimi i shumë lidhjeve, bashkëjetesave, martesave etj., vjen si rezultat i një jete seksuale jo të mirë. Kjo, si për “faj” të burrave, por edhe të grave. Për të parët, shkenca ka menduar qysh një dekadë më parë. Por së fundmi ajo ka avancuar edhe për femrat, për të zgjidhur “problemin” e tyre. Për të luftuar m... more »

Këtë verë “vendosni” fluturat në sy

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 days ago
Qepallat ngjyrosen, qerpikët marrin jetë me tonalitete gjithë jetë dhe buzët lyhen me nuancë pjeshkë. Peter Philips, drejtor krijues i Chanel, frymëzohet nga krahët e fluturave dhe e kaltra e qiellit për koleksionin e tij të ri “L’été papillon de Chanel”. Pjesa më e fortë e koleksionit janë pluhurat, që janë të thjeshtë për t’u vendosur. “Përveç aplikimit të kollajtë dhe vendosjes së lapsit të zi, këto pluhura të reja, janë të freskëta dhe shumë verore”, thotë Philips. Por janë qerpikët ato që do të bëjnë ndryshimin, protagonist të vërteta të grimit këtë verë falë edhe rimeleve gjit... more »

Humor pa kufi me fruta dhe perime, provojini

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 days ago
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon të hani çdo ditë tre herë fruta dhe një herë në ditë perime. E ne të gjithë e dimë se ato bëjnë shumë mirë për shëndetin për të mbajtur larg sëmundje të ndryshme por edhe për të mbajtur kilet nën kontroll. Por ato kanë edhe një efekt tërësisht psikologjik: humor pa kufi me fruta dhe perime. Të hash disa mollë në ditë ju kthejnë buzëqeshjen. Një pjatë e mirë me sallatë dhe largon nevozismin. Ky është një zbulim i Universitetit të Otagos (në Zelandën e re). Sipas studimit në ditët kur konsumohen më shumë fruta dhe perime njeriu ndihet më ... more »

SUPLEMENT/Këshillat e mjekëve për të sëmurët me zemër, diabet dhe tension gjatë verës

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
** *Ardhja e stinës së verës shoqërohet me rritje temperaturash si dhe me dëshirën tonë të madhe për tu ekspozuar sa më shumë në diell. Ne mund të ndihemi mirë në diell, sido mos kur kemi dalë nga stina e dimrit. * *Por kujdes… * *Qëndrimi i gjatë në diell mund të sjellë pasoja dhe probleme të shumta për shëndetin. Kur temperatura e ambientit është më e lartë se temperatura e lëkurës, djersitja është i vetmi mekanizëm efikas ftohës në dispozicion të trupit të njeriut. Në kushtet e temperaturave të larta, shumë të larta apo ekstreme të mjedisit ky mekanizëm nuk është i mjaftueshë... more »

Femrat i neglizhojnë 5 shenja paralajmëruese të kancerit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Femrat, në tërësi, priren t’i nënvlerësojnë shenjat paralajmëruese që u dërgon trupi i tyre, në rastin e zhvillimit brenda tyre të një kanceri me natyrë gjinekologjike. Ndoshta sepse i ngatërrojnë me shenja të tjera, por edhe sepse nuk duan të krijojnë shqetësime të kota. Rezultati? Arma më efektive në luftën kundër kancerit, është pikërisht zbulimi i hershëm i tij, duke mundësuar kështu ndërhyrjen në kohë të specialistit, automatikisht humbet shumë nga fuqia e saj. Paralajmërimi vjen nga një studim i fundit i kryer prej Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve... more »

Domatja, perimja që lufton çdo sëmundje

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Domatja është një bimë barishtore, e cila përdoret për tu ushqyer duke e bërë gjellë, sallatë etj. Përveç se është e shijshme, domatja ka dhe disa elementë shumë të nevojshem për organizmin e njeriut. Përmendim këtu karotenin, vitaminën C, vitaminën A, antocianin likopenin. Likopeni gjendet me shumicë te domatja dhe është një element natyral me veti shumë të forta antioksiduese. Likopeni është nje mbrojtës shumë i mirë kundër rrezeve UV. Nga një studim i bërë është zbuluar se likopeni mbron ndaj kancerit të prostatës. Njerëzit që konsumojnë të paktën 2 herë në jave domate janë m... more »

Këshilla që të mbroni flokët tuaj gjatë verës

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
*Çfarë ndodh me flokët tuaj kur ekspozohen në diell?* Gjatë ekspozimit intensiv në diell, flokët bëhen shumë të brishtë, ndahen qelizat nga flokët, duke shkaktuar kështu dehidratim, bëhen delikatë, errësohen dhe ndonjëherë zverdhen. Që t’ia “mbathni” nga ky problem, është e rëndësishme të kujtoni se floku duhet mbrojtur nga dielli duke përdorur kapele. Shmangni gjithmonë diellin kur është në kulmin e tij. Larja e tyre cdo ditë nuk i dëmton ato, meqë nuk rrinë të lagura për shumë kohë. *Pas larjes në det/ pishine, kush është kujdesi primar për flokët?* Duhet të lahen me ujë, duke ... more »

Sëmundja e Parkinson vjen edhe nga frutat dhe perimet

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
*La Stampa* *Mbi njëqind studime sugjerojnë një asocim mes ekspozimit ndaj pesticideve, herbicideve dhe insekticideve dhe sëmundjes së parkinsonit. Hulumtimi italian e mbështet këtë hipotezë.* Sëmundja e Parkinsonit mund gjithashtu të vijë nga bujqësia dhe produktet e saj të cilat përfundojnë çdo ditë në tavolinat tona: ekspozimi ndaj pesticideve, herbicideve dhe insekticideve në fakt ishte i lidhur me një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes së parkinsonit. Kjo është ajo që del nga një studim prej më shumë se 100 hulumtimesh, të kryera nga shkencëtarët e Fondacionit IRC... more »

Studimi/Gratë që pëlqejnë të vishen me të kuqe janë në kulmin e fertilitetit!

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
*Një studim tregon se gratë priren të veshin me rroba me ngjyrë të kuqe ose rozë, kur ata janë më fertile, duke treguar se kërkimi për partnerin ideal dhe riprodhimi janë gjithmonë ndër nevojat parësore të pandërgjegjshme të çdo qenie e gjallë. * *La Stampa* Çfarë shtyn një grua të preferojnë një fustan me një ngjyrë më shumë se sa një ngjyrë tjetër në ditë të caktuara të muajit? Për të njëqindtën herë, hormonet. Një studim kanadez nga kërkuesit e Universitetit British Columbia, thotë se gratë që veshin një fustan të kuq ose rozë kanë deri në tre herë më shumë shanse që në atë mo... more »

Mjalti “i ëmbël” edhe për lëkurën

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Është i ëmbël kjo dihet, por nuk është vetëm kaq. Mjalti është me të vërtetë i mirë jo vetëm për të ëmbëlsuar ushqime e pije, por edhe për të garantuar lëkurë të shëndetshme. Karakteristikat e tij janë të shumta. Le të zbulojmë së bashku të mirat që na ofron për lëkurën tonë. *Mbrojtës dhe antibakterial* Mjalti na garanton një mbrojtje të ëmbël. Ai vepron si një lloj mburoje në shërbim të lëkurës kundër sulmeve të agjentëve atmosferikë. Karakteristikat e tij antibakteriale dhe antimikotike janë të shumta. *Hidratues dhe ushqyes* Mjalti i siguron lëkurës edhe dozën e duhur të hid... more »

Sytë, si të kurojmë shikimin e dobët

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
** *Bimët mjekësore që ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve të syve * Disa sëmundje kanë periudha të caktuara të shfaqjes. Alergjia dhe infektimi i syve në të shumtën e rasteve shfaqet me ardhjen e ditëve të nxehta, gjatë stinës së pranverës dhe verës. Tashmë dihet që alergjia shtohet me rritjen e temperaturës, me forcimin e rrezeve të diellit dhe me shtimin e pluhurave në ambient, të cilat shtojnë thatësirën e syrit dhe shtimin e infeksioneve. Për kurimin e sëmundjeve të syrit, që shfaqen gjatë kësaj periudhe mjekësia popullore vjen në ndihmë me bimët e saj. Një prej bimëve, që përd... more »

Omega 3 edhe kundër diabetit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Konsumimi i vazhdueshëm i ushqimeve të pasura me omega-3 mund të ndihmojë në mbrojtjen e organizmit nga zhvillimi i diabetit. Një varg studimesh kanë treguar se ndryshimet e pakta në të ushqyer mund të ndihmojnë parandalimin e diabetit, dhe një pjesë e tyre tregojnë edhe rëndësinë e konsumimit të acideve yndyrore omega-3. Një prej hulumtimeve, i cili ka studiuar rreth 400 pacientë me të dy llojet e diabetit, llojin 1 dhe atë 2, ka konfirmuar ndihmën e omega-3 në luftën ndaj kësaj sëmundje kronike. Acidet yndyrore omega-3 janë shumë të efektshme edhe në parandalimin e sëmundjeve kardi... more »

10 këshilla si t’i mbroni sytë nga rreziqet e verës, rëra dhe dielli

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Stina e verës është mjaft delikate për sytë tanë. Pasi shikueshmëria si e tillë, iu nënshtrohet vazhdimisht sulmeve të shkaktuara nga rëra në plazh, kripa e detit apo edhe dielli i fortë. Mësojeni pra veten si t’i mbroni sytë tuaj prej tyre goditjeve që mund të pësojnë sytë tanë prej tyre. Ja këshillat që jep Agjencia Ndërkombëtare për Parandalimin e Verbërisë (IAPB): 1) Mbrojini sytë me syze që kanë filtra në përputhje me kuotat e caktuara, sidomos kur dielli është i fortë. 2) Mos i vini lentet e kontaktit, ndërsa ju laheni në det, ose jeni duke marrë rreze dielli. 3) Nëse rëra fute... more »

Bark i sheshtë për një javë: dieta që duhet të ndiqni

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Si mund të keni bark të sheshtë për një javë? Provoni një dietë të tillë dhe ndiqni disa këshilla të thjeshta *Bark i sheshtë në një javë…* Bashkë me zhdukjen e celulitit, të pasurit e një barku të sheshtë në një kohë shumë të shkurtër, për shembull në vetëm një javë, është një nga objektivat që çdo femër dëshiron të arrijë. Me ndjekjen e dietës së duhur, gjithçka është e mundur, madje edhe të pasurit e një barku të sheshtë për t’u pasur zili. Mjafton të mos e ekzagjeroni me dietat e bëra nga vetë ju, të cilat shpesh nuk janë të përshtatshme për trupin tuaj dhe mund t’ju shkaktoj... more »

Po plakemi më shpejt se prindërit tanë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Mënyra e jetesës po na çon drejt plakjes së përshpejtuar dhe të papritur, kardiologët japin alarmin*Studimi* Jeni shqetësuar ndonjëherë rreth faktit se një ditë do të merrni pamjen e tanishme të prindërve tuaj? Epo kjo është më e pakta, sipas studimeve duhet të shqetësoheni për kohën kur kjo do të ndodhë dhe mënyrën e papritur. Revista Europiane e Kardiologjisë zbuloi se kur vjen fjala për shëndetin metabolik, ose me faktin sesa mirë trupi përdor insulinën për të proceduar sheqerin në gjak, sot mosha 45-vjeçare mund të barazohet me 60-vjeçarët e një gjenerate më parë. Çfarë kuptimi ... more »

Si mund të kuroni hipertensionin me kura popullore

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Sëmundja e hipertensionit, është pasojë e çrregullimeve të funksioneve të aparateve nervore qendrore, që marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut. Tensioni i lartë i gjakut është një sëmundje, që bëhet mjaft serioze gjatë stinës së verës. Me rritjen e temperaturës, sistemi kardiovaskular është i pari që preket, pasi aorta dhe venat e tjera ngushtohen dhe shkaktojnë probleme me shëndetin. Kjo sëmundje bëhet edhe më serioze te personat që paralelisht vuajnë edhe nga sëmundje të tjera kronike. Për të gjithë këta të sëmurë shumë e rëndësishme është shmangia e ekspozimit në di... more »

VENAT E ZGJERUARA (VIDEO)

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago

Patatet, kushtojnë pak por vlejnë shumë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Në kohë krize edhe dieta ushqimore mund të vihet në rrezik dhe për pasojë e pëson edhe shëndeti ynë. Duke u munduar për të kursyer para me çdo kusht, zvogëlohet cilësia e ushqimeve që serviren në tavolinë, por kosto e ulët jo gjithmonë do të thotë cilësi e pakët, dhe shembulli i kësaj janë patatet. Sipas dietologëve të Universitetit të Washington, perimet duhet të kenë një vend të caktuar në tavolinë dhe patatet janë gjithnjë një ndër ushqimet që mund të gjenden në shportën e ofertës pavarësisht stinës. Doktor Adam Drewnowski dhe kolegët e tij në Universtet, kanë listuar 96 lloj per... more »

7 gënjeshtrat në lidhje me diellin

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
“Të gjithë kemi nevojë për vitaminë në D” apo “dëmi është bërë para se të mbushim 18 vjeç.” Këto mite për kancerin e lëkurës nuk janë thjeshtë të gabuara, por ato mund t’ju shkaktojnë dëme. Dielli mund t’ua prishë ditët e lumtura. Ndërkohë që ne dimë se si ta evitojmë atë për shumë çështje (për të mos na bërë që të dukemi të plakur) ne gjitashtu duhet të dimë më shumë për lidhjet që dielli ka direkt me kancerin e lëkurës. Ja cilat janë 7 gjërat që i kemi mësuar gabim. *1- “Nëse e mbroj lëkurën gjatë gjithë vitit, nuk ka problem kur bëjnë banjë dielli kur jam me pushime”* Një vit p... more »

Flokë gjithë zbokth? Ja si mund ta eleminoni

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Zbokthi, zakonisht konsiderohet si një problem që prek më shumë meshkujt, por në të vërtetë edhe gratë preken prej këtij problemi e madje në formë akoma edhe më të rëndë. Përpara se të zbuloni se si të eleminoni zbokthin, është mirë të dini se cili është në të vërtetë është ky “armik”. Zbokthi manifestohet me një deskuamim të lëkurës së tepërt në krahasim me normalen. Shumë shpesh ky fenomen i veçantë mund të shoqërohet edhe me një kruarje të bezdishme të kokës. Në të tilla raste është mirë t’i drejtoheni një dermatologu. Janë të shumta shkaqet që krijojnë zbokth, duke filluar nga z... more »

Varësia nga kafeja: A me të vërtetë njerëzit konsumojnë kafe me tepri?

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Autoritetet shprehin shqetësimin se kafeina po përhapet në pije energjike dhe ushqime në mënyrë të pakontrolluar, ndryshe nga kafeja e zakonshme, për të cilën njerëzit përcaktojnë limite për veten *Jon Kelly, BBC* Zyrtarët amerikanë po hetojnë sigurinë e kafeinës në ushqime të gatshme dhe pije energjike, të shqetësuar mbi “ndikimin kumulativ” të stimulantit, i cili po i shtohet një numri gjithnjë e më të madh produktesh ushqimore. A është shoqëria jonë e ushqyer me kafe dhe çaj tepër e varur nga droga më e pëlqyer e planetit? Ibriku zien, aroma përhapet në dhomë dhe kjo është gjëj... more »

Kaloritë që mund të humbisni duke bërë punët e shtëpisë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Duke fshirë dyshemenë me fshesë korrenti për 1 orë – 238 kalori Duke marrë pluhurat – 340 kalori Duke pastruar e rregulluar dollapët për 4 orë - 952 kalori Duke larë pllakat (1 orë) 258 kalori Duke hipur e zbritur shkallët (20 min) 181 kalori Duke rregulluar krevatet (1 orë) 136 kalori Duke lëvizur objekte të rënda (2 orë) 476 kalori Duke larë xhamat (3 orë) 612 kalori Duke larë dyert (1orë) 204 kalori Duke larë tualetin (1 orë) 258 kalori Totali: 3,655 kalori

Antibiotikët natyrorë, domatet, specat, qepët, majdanozi, perimet që shërojnë sëmundje

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
*Këto perime mund të quhen edhe si antibiotikë bimorë, pasi janë tepër të rëndësishme për jetën e njeriut me vitaminat A e C dhe nevojat e organizmit për vitamina plotësohen duke konsumuar jo sasi, por shumëllojshmëri perimesh * Në jetën e njeriut perimet luajnë rol shumë të rëndësishëm, jo vetëm si ushqim, por edhe si ilaç shumë efikas ndaj shumë sëmundjeve, pasi ato përmbajnë mbi gjysmën e elementeve të njohura kimike. *Vlerat * Perimet përmbajnë kripëra minerale, karbohidrate, proteina, acide organike, fitoncide (antibiotikë bimorë) dhe veçanërisht, vitamina. Ato nxisin vepri... more »

Rrezikoheni nga diabeti, si ta parandaloni

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
*Por diabeti ka edhe kosto ekonomike, sepse diabetiku kërkon medikamente, trajtime, ekzaminime që shpesh janë të kushtueshme. Diabeti e rrit koston e jetës së diabetikut me 2-2,5 herë* *Risku, si llogaritet:* Çdo njeri mund të provojë vetë të llogarisë rrezikun nëse mund të ketë diabet, në mënyrë shumë të thjeshtë. Janë tetë pyetje të cilave u duhet dhënë përgjigje sa më e drejtë, nëse jeni të interesuar të dini gjendjen tuaj të vërtetë Diabeti është një sëmundje me zhvillim të ngadaltë dhe shpesh “të heshtur”, kështu thelbësore është sensibilizimi, informimi i komunitetit për ... more »

Ekspozimit në diell, kujdesi për lëkurën, risqet dhe të mirat

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Në këto ditë pranverore dielli ka filluar të shfaqë pak e nga pak fuqinë e tij. Rritja e temperaturave, ndonëse graduale, ka filluar të kapë vlerat 25 gradë celsius. Pavarësisht këtyre, shumë prej nesh detyrohen të vazhdojnë aktivitetet e përditshme, në punë shkollë apo edhe për pazar. Shumëkujt rrezet e diellit kishin munguar, madje shumë prej tyre edhe po u gëzohen këtyre ditëve, duke bërë shëtitje, duke ecur nëpër qytet e të tjerë thjesht pushojnë në stolat e parqeve publike. Por kënaqësia dhe ngrohja që ofrojnë këto rreze pranverore mbartin me vete një rrezik për lëkurën dhe sh... more »

Studime

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
*Çokollata shton shpejtësinë e reagimit, i bën mirë trurit* Kakaoja e përpunuar në mënyrë specifike, duke u bazuar në studimet e reja, mund t’i ndihmojë të moshuarit të mbajnë shëndetshëm funksionet e trurit dhe të mënjanojnë demencën. Rezultatet e disa studimeve ndërkombëtare mbi flavanolet, lëndë ushqyese të cilat janë me tepricë në kakaon e freskët, u prezantuan nga Shoqata Amerikane për Përparim të Shkencës. Flavanolet u gjetën se ndikonin në rritjen e shtypjes së gjakut në afërsi të zonave të trurit të lidhura me memorien dhe mësimin. “Kjo rrit mundësinë që disa komponentë us... more »

Dhëmbë të verdhë, kura natyrale si ti zbardhni

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Një nga gjërat që shpesh lihet pas dore por që nuk duhet lënë, është kurimi i dhëmbëve, qoftë me mënyra natyrale, qoftë te dentisti në rastin më të keq. Për të shmangur që dhëmbët tuaj të bëhen të verdhë shmangni duhanin, dhe eliminoni disa produkte ushqimore që i dëmtojnë. Kafja dhe salca e sojës janë ndër ushqimet që i zverdhin dhëmbët, ashtu sikurse pijet me gaz dhe me ngjyrues. Një tjetër shkak që çon në prishjen e ngjyrës së tyre është mos larja pas vaktit të ngrënies. Kripa, është një ndër elementët që mund të përdoret për larjen e dhëmbëve, mjafton të hidhen pak breza mbi furç... more »

Lodhje dhe stres, si të keni fytyrë të relaksuar pa shumë mundim

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Shumë femra e dinë fare mirë se sa e vështirë është mbajtja e një fytyre të çlodhur, pasi problemi kryesor është stili i jetës dhe angazhimet e përditshme, të cilat lodhin jo vetëm fizikisht por edhe vizualisht. Para së gjithash pastërtia është e rëndësishme për të pastruar fytyrën nga toksinat, ndaj duhet larë rregullisht çdo mëngjes me sapun për llojin e lëkurës suaj. Nëse keni kohë mbushni një enë me disa kuba akulli dhe shpëlajeni dhjetë herë me shpejtësi. Si fytyra edhe sytë do duken shumë më të rigjeneruar. Për të mos e përkeqësuar situatën, mundohuni të mos e teproni me tualet... more »

Përse bien flokët?

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Rënia e flokëve është njëri ndër problemet e qimeve. Tullacëria (alopecia) është gjendje të cilën e karakterizon humbja apo mungesa e flokëve dhe e qimeve. Rënia e madhe e flokëve është pasojë e veprimit të disa materieve të dëmshme në folikulën e qimeve, ndërsa ajo është në fazën e krijimit aktiv të qimeve. Sipas lokalizimit dhe përhapjes, rënia e flokëve mund të jetë difuzive ose në zona të kufizuara, ndërsa sipas rezultatit të fundit mund të jetë edhe kaluese, edhe afatgjatë. Nëse zgjat më shumë se tre muaj, duhet shkuar te dermatologu i cili do t’ju rekomandojë hulumtime të cakt... more »

Vaji i lajthisë mrekullon fytyrën dhe flokët tuaj

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Lajthia dhe vaj i lajthisë kanë disa veti të rëndësishme shëndetësore në mbrojtjen kundër sëmundjeve. Janë një burim i mirë i vitaminave, e sigurojnë trupin me proteina, kanë efekt mbrojtës, relaksues dhe qetësues për lëkurë, ndërsa vaj është i shkëlqyeshëm për t’i dhënë volum flokëve. Ditët dinamike të cilat po i jetojmë ne sot, kanë ndikuar shumë në mënyrën dhe ritmin e jetës. Obligimet e shumta ditore dhe koha e limituar, kanë bërë që gjinia e bukur ta humbë kujdesin dhe vëmendjen për dukjen e saj. Por, pavarësisht kufizimeve, duhet të gjejmë mënyra që t’i përkushtohemi mirëmb... more »

Pjeshka rregullon tretjen e ushqimit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Nektari i pjeshkës është një prej më të pasurve më vitamina dhe minerale, të cilat ekuilibrojnë sistemin tretës. Me ndihmën e vitaminave A, B3 dhe C, acidit folik, betakarotenit, hekurit dhe kalciumit, ai forcon mekanizmin mbrojtës të trupit dhe lehtëson tretjen e ushqimit. Veçanërisht personat që kanë probleme me tretjen dhe vuajnë nga kapsllëku mund ta kalojnë këtë shqetësim me ndihmën e nektarit të pjeshkës. Specialistët sugjerojnë konsumimin e lëngjeve për të luftuar problemet e tretjes. Nektari i pjeshkës pastron edhe gjakun përmes efektit antioksidues, duke mbrojtur trupin ng... more »

Çfarë të hani para gjumit?

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Për një gjumë të rehatshëm është e rëndësishme edhe në çfarë ore hani darkë dhe çfarë hani. Ushqimi i rëndë menjëherë para gjumit, mund të ndikojë negativisht në kualitetin e gjumit. Megjithatë, një ushqim i lehtë mund të ketë ndikim pozitiv, pasi që nuk ja vlen që të shkohet në krevat i uritur. Lexoni foto-shpjegimin në vazhdim për të mësuar se cilat ushqimet që janë miku më i mirë i gjumit. Megjithatë, konsumoni ato së paku një orë e gjysmë para shkuarjes në shtrat. *Bananet* Kjo frutë në të vërtet paraqet një pilulë gjumi në një lëvozhgë. Përveç se përmbajnë qetësues, bananet ... more »

Libri që dominoi një shkencë për mbi 70 vjet

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
*Një vjetar i quajtur “Manuali Diagnostikues dhe Statistikor i Çrregullimeve Mendore” është libër referencë për psikiatrinë, por shumë mendojnë se kjo është shumë e gabuar dhe e dëmshme * *Psikiatria* *The Economist* Truri i njeriut është objekti më kompleks i njohur në univers. Ai mbart 100 miliardë qeliza nervore. Duke marrë parasysh se sa kompleks është ai, rastet kur funksionon keq janë shumë shumë të rralla. Por në disa raste, ai nuk funksionon. Kjo është arsyeja se pse, që nga viti 1952, Shoqata Psikiatrike Amerikane ka publikuar vjetarin e vet “Manuali diagnostikues dhe Sta... more »

20 kokteilet më të mira të verës

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
*Nga Pina Colada deri tek kokteilet klasike Bakardi, Mojito e lehtë* *Vera po afron. Plazhi, deti, rëra e ngrohtë dhe dielli përvëlues do të jenë së shpejti pjesë e pandashme e ditëve të pushimit. Festat e çmendura të mbrëmjeve që presin agimin, nuk do të vonojnë edhe shumë. Ja disa nga koktejet më të mira të verës së vitit 2013, që do t’jua zbukurojnë çdo moment.* *1 – Select 55 * *Përqindja Alkoolit: 2.4%* Në betejën për dominancën e birrës më të lehtë, Anheuser Busch ka mposhtur konkurencën me produktin e saj Select 55. Me vetëm 55 kalori për 12 oz, kjo kompani prodhoi “birrën ... more »

Për gjumë të mirë flini para orës 23

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
*Sekreti për gjumë ideal dhe pushim gjatë natës është në faktin se ju duhet të shkoni për gjumë mes orës 22 dhe 23. ** *Ky hulumtim i lidhur me rutinën e gjumit, e kryer në 2000 të anketuar, ka treguar se më së miri flenë ata që shkojnë për gjumë në mës të orës 22 dhe 23, ndërsa zgjohen në orën 7 deri 8 të mëngjesit. Tetë deri nëntë orë gjumë në ditë dhe kjo rutinë e të fjeturit është çelësi për tu zgjuar në mëngjes të çlodhur. Para se të shkoni në gjumë duhet të jeni të qetë dhe bëni mirë të pini një gotë çaj, ndërsa së paku një orë para gjumit nuk duhet të ushtroni e as të hani ... more »

7 sjellje të mira që çdo fëmijë duhet të mësojë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Po mundoheni që t’i mësoni edukatën fëmijës tuaj? Ne po ju sjellim disa këshilla që t’ia dilni mbanë pa asnjë mundim! *Këshilla* Çdo nënë dëshiron që fëmija i saj të bëhet i edukuar dhe të sillet si fëmijë i mbarë para se të fillojë të frekuentojë kopshtin. Por, në cilën moshë një fëmijë është i gatshëm që të ulet kur e urdhërojnë, ose të vendosë lodrat në vendin e caktuar apo të jetë i sjellshëm? Cila është mënyra më e mirë që të përvetësojë disa sjellje të mira? Sekreti është që të filloni t’i mësoni fëmijës sjelljet e mira qysh kur ai është shumë i vogël, apo disa muajsh, në më... more »

Spitalet private, çmime “stratosferike”

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
*Kostot* *Ndjekje shtatzënie - *Në një qendër private, klinikë apo spital ku ofrohet ndjekje shtatzënie, por edhe lindje natyrale apo me cezarian, kostot janë mesatarisht rreth 1 mijë euro *Koronare - *Për të kryer një ndërhyrje invazive në një nga qendrat private, siç është koronarografia, pacientit i duhet të paguajë koston mesatare nga 600 në 800 euro *Bypass - *Në qendrat private, për të kryer një ndërhyrje në zemër, një operacion bypass, në varësi të problemit shëndetësor, kostot e ndërhyrjes dhe terapive nisin nga 3.5 mijë në mbi 10 mijë euro *Sindroma - *Në klinika private, la... more »

Disa ushqime janë më të mira për trurin

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Truri juaj është organi më i rëndësishëm në trupin tuaj. Është organi kryesor organizues, që interpreton sinjalet të cilat vijnë nga i tërë trupi. Në qoftë se truri nuk funksionon në nivelin optimal, ju do të bëheni i ngadaltë dhe i përgjumur. Qelizat e trurit tuaj kanë nevojë për energji dy herë më shume se sa i gjithë trupi juaj. Duke folur në përgjithësi burimi më i mirë i trurit janë karbohidratet. Duke i ofruar trurit tuaj ushqimet e duhura, ai mund të bëjë ndryshime nga të rënduarit dhe të funksionojë sa më mirë. Boronicat: Boronicat janë me siguri më të njohurat nga ushqime... more »

SUPLEMENT/Gjithçka që duhet të dinë femrat për kancerin e gjirit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
** *Aktorja e njohur Angelina Jolie ka kryer një mastektomi të dyfishtë, pasi mësoi se kishte 87 për qind rrezik për t’u prekur nga kanceri i gjirit. 37-vjeçarja mori vendimin për t’iu nënshtruar procedurave në muajin shkurt, pasi mësoi se ishte bartëse e genit kancerogjen BRCA1. Nëna e saj, Marcheline Bertrand vdiq në moshën 56-vjecare nga kanceri i vezoreve, dhe vetë Angelina ka 50 për qind rrezik të preket nga kjo sëmundje. Në një shkrim editorial të publikuar në gazetën ‘New York Times’, me titull “My Medical Choise”, Angelina shpjegon vendimin e saj duke bërë të ditur se proc... more »

11 gjërat që duhet t’i bëni para se të mbeteni shtatzëne

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Të ngelurit shtatzëne nuk është edhe aq e lehtë që shumica e konsiderojnë. Kuptohet, tek disa gjithçka ndodhë shumë shpejtë, por tek shumë të tjerë kalon një kohë më e gjatë deri sa të paraqiten 2 vija ose shenja “+” në testin e shtatzënisë. Nënat e ardhëshme çdo herë brengosen për punët në të cilat duhet të kenë kujdes gjatë kohës së shtatzanisë. Por, mjekët paralajmërojnë se ka shumë gjëra që duhet të merren parasysh dhe të cilat meritojnë vëmëndje më të madhe para shtatzanisë. Këshillat vijuese do të ju ndihmojnë që në mënyrë të përgatitur ta prisni lajmin më të mirë – se jeni sh... more »

Pagjumësia përkeqëson zemrën

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Njerëzit të cilët vuajnë nga pagjumësia mund të kenë probleme me zemër, ka treguar një studim kanadez. Në studimin e realizuar në Universitetin e Montrealit, është krahasuar shtypja e gjakut te personat të cilët kanë probleme me pagjumësinë dhe tek ata të cilët flenë normalisht. Rezultatet kanë treguar se personat që vuajnë nga pagjumësia kanë dukshëm shtypje më të lartë të gjakut. Autorët e studimit thonë se gjatë gjumit zemra zakonisht pushon dhe vjen deri te ulja e shtypjes së gjakut, ndërsa në rast të pagjumësisë rritet shtypja e gjakut, kështu që në afat më të gjatë kohor shto... more »

Si të kujdeseni për aknet?

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Nëse keni akne, përveç çfarëdo procedure ose trajtimi me barna të përshkruar nga mjeku, kujdesi i veçantë për lëkurën është shumë i rëndësishëm. Ja disa sugjerime për kujdesin e lëkurës me akne, të dhëna nga Instituti Kombëtare Amerikan për Artrit dhe sëmundje Muskuloskeletore dhe të Lëkurës: - Pastrojeni lëkurën tuaj me kujdes duke përdorë kremra ose losione të buta. - Mos e ngacmo, prek ose rrjep lëkurën ose ndonjë njollë apo puçrrat. - Nëse rruheni, mundohuni të shmangni prerjen e puçrrave të lëkurës. Përpiquni të mos rruheni shumë shpesh, dhe përdorni zhilet me t... more »

Amenorreja, mungesa e menstruacioneve

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Amenorreja është dukuria kur mungojnë menstruacionet. Amenorreja mund të jetë primare dhe sekondare. Amenorreja primare është kur vajza e re ende nuk ka filluar të ketë menstruacione dhe zakonisht ndodh në moshë të re, nga 14 deri 16 vjeçe. Nëse vajza juaj ende nuk ka menstruacione edhe pas kësaj moshe, kontaktoni mjekun. Amenorreja sekondare është kur femra e cila më herët ka pasur cikle normale, ka mungesë të tyre për gjashtë ose më tepër muaj radhazi. Nëse mendoni se e keni këtë problem duhet ta takoni mjekun. Ju mund të keni amenorre nëse ndonjëri nga organet reproduktive nuk f... more »

7 ushqime që pastrojnë mushkëritë nga tymi i duhanit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
*Duhanpirja në vendin tonë vlerësohet në masën 39%, kundrejt 28.6 % të vendeve të Bashkimit Europian. Duhanpirja është më e lartë tek meshkujt, sesa tek femrat, përkatësisht 60 % kundrejt 18 %. Por, shqetësues mbetet rritja e numrit të të rinjve duhanpirës. Bazuar në të dhënat e studimeve të ISHP-së, me nxënësit e klasave të shtata dhe të teta të shkollave 9 vjeçare dhe me ata të shkollave të mesme (viti i parë dhe i dytë), rezulton se rreth 16 për qind e nxënësve janë përdorues duhani, ndërsa 16.7 % e atyre që nuk kanë pirë duhan mendojnë ta fillojnë në vitin pasardhës. Sipas stu... more »

Dhjetë gjëra që nuk dimë për meshkujt (mësojini para se të martoheni!)

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Bëhet fjalë për disa detaje që nuk i njohim, por që duhet në të vëtetë, sidomos kur je gati duke u martuar. Edhe burrat tanë kanë sekretet dhe fiksimet e tyre. Dëshironi t’i njihni më mirë? Lexoni atëherë. Pëlqejnë të ndihen të pazëvendësueshëm Ne gratë kemi zakon të bëjmë si shpëtimtare: “Unë do të shpëtoj, do të bëj një burrë më të mirë”, por ja që burrat dëshirojnë të ndihen heronj. Heroi që shpëton princeshën, nga një situatë e vështirë apo nga ndonjë rrezik, qoftë kjo një gomë e shpuar apo kapaku i shishes së salcës që mezi hapet. Nëse mund të na mbrojnë ose të zgjidhin diçka p... more »

Maskë me miell misri dhe vezë, pastron fytyrën, puçrrat dhe aknet

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
E thjeshte për t’u realizuar, kjo maskë kundër akneve pastron fytyrën dhe parandalon shfaqjen e puçrrave te padëshiruara. Një zgjidhje shume natyrale qe lëkura juaj te jete e lëmuar. Ju duhet 1 e bardhe veze dhe 1 luge kafeje miell misri. E bardha e vezës E bardha e vezës përmban proteina, një prej te cilave është edhe albumina. Kjo e fundit jep efektin e një make te vërtetë kur thahet. E bardha e vezës përmban gjithashtu edhe një enzimë të çmuar, kualifikuar shpesh si antibiotik natyral, lismozen, i cili shkatërron bakteret. Mielli i misrit Shumë i pasur me amidon, ai përmban eleme... more »

Astma, gjithçka që duhet të dini për sëmundjen që iu merr frymën

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
*4 përqind e fëmijëve shqiptarë janë me këtë sëmundja, ja simptomat* Astma bronkiale, një sëmundje kronike serioze, që dita ditës po shpeshtohet, dhe futet ndër problemet shëndetësor botërore. Shkaktarët e astmës, si edhe të sëmundjeve tjera atopike, janë alergjenët e ambientit jetësor dhe të disa llojeve të ushqimit. Këtu hyn në rend të parë pluhuri i shtëpisë, ku gjendet një lloj tenje. Sipas të dhënave të shkencëtarëve të ndryshëm, mbi 55% të astmatikëve janë të ndjeshëm në këtë tenjë, kurse mbi 30% në qimet dhe epitelin e kafshëve, në mykra (kërpudha) rreth 10% dhe në polen rre... more »

Receta e bukurisë së modeles – kastraveci…

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Ndonëse i ka mbushur të 39-tat, modelja Kate Moss vazhdon të ketë rol protagonist në kopertinat e revistave më prestigjioze të modës. Edhe pse pi shumë duhan, bën jetë nate dhe konsumon sasi të konsiderueshme alkooli, Kate vazhdon të ketë një lëkurë shumë të shëndetshme, thua se nuk e ka ndjerë fare trysninë e viteve. Nëse doni të mësoni se cili është sekreti i saj, atë e zbulon vetë modelja duke thënë “Çdo ditë, sidomos në mëngjes, fus fytyrën në një enë me ujë të ftohtë, ku brenda kam hedhur copa akulli dhe feta kastraveci”. Pra, me këtë mënyrë ajo vazhdon të duket si vajzë e re. ... more »

Për gjumë të rehatshëm, ja ç’duhet të konsumoni

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Sekreti për të bërë një gjumë të rehatshëm janë disa ushqime që ju mund t’i konsumoni rreth 90 minuta para se të flini. Është e rëndësishme edhe në çfarë ore hani darkë. Ushqimi i rëndë menjëherë para gjumit, mund të ndikojë negativisht në kualitetin e gjumit. Megjithatë, një ushqim i lehtë mund të ketë ndikim pozitiv, pasi që nuk ja vlen që të shkohet në krevat i uritur. Lexoni ushqimet që janë miku më i mirë i gjumit, dhe pas konsumimit të tyre do të flini si bebe. 1. Banane – Ato janë praktikisht një pilulë gjumi në një lëvozhgë. Përveç se përmban qetësues ato përmbajnë magnez, n... more »

Llogaritja e ditës së lindjes

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Për të llogaritur datën e lindjes, është e rëndësishme të mbahet mend saktësisht data e fillimit të ciklit të fundit menstrual. Kjo datë do të mjaftojë për të bërë një llogaritje të përafërt, me anë të një rregulli të përgjithshëm që e përdorin edhe mjekët gjinekologë. Në jetën e përditshme, flitet për nëntë muaj shtatzëni. Me këtë tregohet zgjatja e shtatzënisë që nga momenti i konceptimit deri në ditën e lindjes së fëmijës. Por në fakt shtatzënia zgjat 9 muaj plus ditët nga dita e parë e menstruacioneve të fundit deri në momentin e konceptimit. Metoda më e përdorur për të matur k... more »

Majdanozi freskon dhe pastron thellësisht lëkurën

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Që t’i gëzoheni fytyrës së bukur, me lëkurë të shëndetshme dhe të re, ju prezantojmë tonik nga majdanozi të bërë në kushte shtëpiake. Me anë të këtij toniku ju do ta pastroni thellësisht lëkurën dhe do ta stimuloni prodhimin e kolagjenit dhe elastinit në lëkurën e fytyrës tuaj. Një nga mënyrat më të lehta dhe më të thjeshta për të rigjeneruar lëkurën e fytyrës, është me majdanoz! Ju nevojiten tre lugë majdanoz të prerë imët dhe 200 ml ujë. Zieni majdanozin në ujë për rreth 15 minuta. Pasi përbërja të ftohet kullojeni dhe me ndihmën e pambukut, masazhojeni fytyrën tuaj në mëngjes dhe... more »

Vitamina C vret tuberkulozin në laborator

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
*Shkenca* Vitamina C mund të vrasë një lloj tuberkulozi që më parë ka rezultuar rezistent edhe ndaj ilaçeve më të forta, së paku gjatë testeve në laborator, zbuluan shkencëtarët. Zbulimi surprizë mund të tregojë një rrugë të re për zgjidhjen e një problemi që është fuqizuar gjatë viteve të fundit, për shkak se forma të ndryshme tuberkulozi janë bërë gjithnjë e më shumë rezistente ndaj antibiotikëve. Rreth 650 mijë vetë në të gjithë botën vlerësohet se janë të prekur nga tuberkulozi rezistent ndaj ilaçeve. Pas këtij zbulimi, studime të tjera pritet të kryhen për të parë nëse e njëj... more »

Hithra, ilaç për veshkat, reumën dhe artritin

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Hithra, mbretëresha e bimëve popullore që pastron gjakun. Një gotë çaj në ditë lëng hithre, ilaç për veshkat, reumatizmin dhe artritin. Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës dhe verës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe tek të sëmurët me anemi. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek. Gjithashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Kjo b... more »

Kivi ulë yndyrat në gjak

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Konsumimi i përditshëm i kivit mund të ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe kështu të parandalojë problemet e zemrës. Studiuesit amerikanë kishin analizuar dhjetëra persona me nivelë të lartë të yndyrës në gjak, të cilëve më pas u është dhënë të konsumojnë kivi. Sipas rezultateve, ngrënia e dy frutave në ditë ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak, LDL-kolesterolit, dhe rrit nivelin e atij të mirë, HDL-kolesterolit. Efekti i kësaj frute në shëndetin e zemrës u vishet kryesisht antioksiduesve, të cilat pengojnë proceset e oksidimit që çojnë në probleme kardiovaskulare. Për ... more »

Mënyra natyrale për ta lehtësuar alergjinë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Shumë persona që vuajnë nga alergjia kërkojnë shpëtim tek barnat, që shpesh përfundon pa sukses. Por, mënyrat më të mira për lehtësim të alergjisë mund të jenë disa hapa të thjeshtë dhe “natyral”. Ndiqni foto-shpjegimin në vazhdim për të mësuar disa “ilaçe” natyrale për lehtësimin e simptomave të alergjisë. *Thithni ajër të lagësht* Mbani një avullues të ajrit gjithmonë të lëshuar në dhomën e gjumit ose dhomat tjera ku kaloni shumë kohë. Ajri i thatë i irriton sinuset, por mbajtja e ajrit të lagësht mund të ndihmojë në uljen e kongjestionit (rrjedhjes së hundëve). Inhalimi i avujv... more »

Rregullat kryesore se si të ushqehesh shëndetshëm

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Të mësosh të ushqehesh shëndetshëm është një aspekt shumë i rëndësishëm për jetën tonë, pasi një ushqim i shëndetshëm do të thotë të kujdesesh jo vetëm për organizmin por edhe për pamjen fizike. Po çfarë do të thotë të hash shëndetshëm dhe mbi të gjitha si të ndërtosh një mënyrë të ushqyeri të ekuilibruar? Hapi i parë për të ngrënë shëndetshëm është padyshim që të kuptosh mënyrën se si ushqehesh aktualisht. Kur kuptojmë se si hamë, duhet të zëvendësojmë ushqimet e dëmshme me ato që ne e dimë që janë të shëndetshme. Shumë e rëndësishme është edhe të kuptosh se për sa kalori ka nevojë ... more »

Jodi në shtatëzani thelbësor për zhvillimin e mendjes së fëmijës

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Mungesa e jodit gjatë shtatzanisë mund të sjelli një ngadalësim të zhvillimit mendor të fëmijës që mund të zgjasë të paktën deri në dhjetë vitet e para të jetës së tij. Zbulimi është bërë pas një studimi të Universitetit Surrey, sipas të cilit sa më shumë të ndihet mungesa jodit, aq më të ulta janë rezultatet në testet që u bëhen fëmijëve. Ata kanë ndarë nënat me shumë dhe me pak jod. Më pas fëmijët i janë nënshtruar një testi inteligjence në moshën tetë vjeç dhe një testi leximi në moshën 9-vjeçare. “Fëmijët e lindur nga gratë me mungesë jodi kishin një mundësi më të madhe se të t... more »

Fibrat e shumta, shtojnë infeksionet

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Konsumimi i fibrave të tepërta mund të shtojë rrezikun e infeksioneve dhe patologjive të trasmetuara nga bakteri i quajtur Escherichia Coli. Lajmi bëhet i ditur nga një studim i shkencëtarëve të Uniformed services Univesity of health science në Bethesda, Maryland. Alison O’Brian, i cili ka drejtuar studimin në departamentin e mikrobiologjisë dhe imunologjisë ka shpjeguar se lidhja mes një diete të pasur me fibra dhe infeksioneve bakteriale nuk do të thotë se duhet t’i eleminojmë fibrat nga dieta jonë e përditshme sepse ato janë shumë të nevojshme për shëndetin. Do të ishte mirë nës... more »

Dëshironi flokë të bukura? Çelësi është tek ushqimi..

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Ushqimin i cili është shumë i shëndetshëm për flokët tuajë e keni aty afër. Sigurisht disa nga keto edhe i adhuroni… Fshehtësia e flokëve të bukura fshihet në një masë të madhe në të të ushqyerit tuaj. Për flokë të gjata, të bukura dhe me shkëlqim, të cilat do të mahnisin gjininë e kundërt, më meritorë janë (krahas gjeneve të mira dhe kujdesit) fasulja, peshku, vezët dhe prodhimet e qumshtit, arrat, karrota, bananet… Kur ju keni zbokth dhe kruarje të pakëndshme të kokës, ju nevojitet vitamina A, dhe karrota është shumë e pasur me këtë vitaminë. Do t’ju ndihmojë që të mbani baraspes... more »

Kostot, sa na kushton një fëmijë sot?

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
*Çmimet për produktet dhe mallrat për rritjen e të vegjëlve shënojnë rritje në katër vitet e fundit* *Krahasimi - *Duke krahasuar çmimin me të cilën shitet një krevat sot me katër vite më parë, rezulton që kosto të jetë shtuar të paktën 1 mijë lekë *INSTAT - *Sipas INSTAT rezulton se çmimet e çantave të shkollës të jenë më të ulëta gjatë semestrit të dytë sesa në muajin shtator kur është edhe piku i kërkesave *Shtesat - *fëmijët duhet të paguajnë duke kontribuar të gjithë bashkë për rojën e shkollës, për sistemin e ngrohjes, për blerjen e rezistencave *Lorina Mixha* Nga viti në vit... more »

Në çfarë moshe mund të udhëtojnë fëmijët?

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Sot, ndryshe nga disa vite më parë, mund të thuhet që jeta nuk është më një dimension njerëzor, por një dimension i mjeteve lëvizëse: makina, treni, avioni përdoren tashmë edhe nga fëmijët për të udhëtuar *Rekomandime* Fëmija mund të udhëtojë me makinë, tren ose me avion qysh në ditët e para të jetës, pa asnjë lloj kufizimi. Në fakt sa më të vegjël të jenë, aq më pak probleme do të kenë dhe më pak shqetësime sjellin. Për shembull, foshnjat në muajt e parë të jetës udhëtojnë me shumë dëshirë në makinë. Në përgjithësi e zë gjumi menjëherë dhe fle qetësisht për gjatë të gjithë udhë... more »

60% e femrave nuk e pëlqejnë trupin e tyre

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Janë të shumta modelet që dëshmojnë me sinqeritet se nuk ndihen mirë me trupin e tyre,nuk është e habitëshme që një shumicë dërrmuese e femrave kanë komplekse në lidhje me fizikun. Kështu,një kërkim i realizuar së fundmi në Britaninë e Madhe,zbuloi se më shumë se gjysma e vajzave dhe grave nuk ndihen mirë,kur shikojnë veten të zhveshur në pasqyrë. Sipas këtij sondazhi,në të cilën u pyetën në mënyrë anonime mijëra femra të moshave të ndryshme,60% e të intervistuarave nuk e pëlqejnë trupin e tyre,ndërsa katër në dhjetë përpiqen t’I shmangen sa më shumë pasqyrës për shkak të përballjes... more »

Recetat verore më praktike

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Stina e ngrohtë dhe përvëluese na drejton për nga ushqimet e freskëta dhe të shpejta. Qëndroni larg sobës së gatimit me recetat e mëposhtme *Gastronomi* ** * * Vera erdhi dhe ushqimet e ngrohta nuk janë më zgjedhjet tona të parapëlqyera. Jemi gjithnjë e më shumë në kërkim të freskisë, jo vetëm të pijeve, por edhe të ushqimit. Qëndroni larg sobës së gatimit këtë sezon, sepse ne sjellim për ju disa receta verore që nuk kanë nevojë të gatuhen, por që mund të përgatiten shumë shpejt. *Sallatë jeshile me mjaltë limoni dhe me salcë të ftohtë.* Rrepat e piperosura dhe bizelja e ... more »

Sëmundja e autizmit, si ta njohim tek fëmijët

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
*Autizmi, shenjat paralajmëruese që çdo prind duhet t’i dijë* Megjithëse autizmi është identifikuar ne vitin 1943 ende është paaftësi relativisht e panjohur. Por është vlerësuar se më shumë se 1.5% e popullsisë në botë kanë dikë që vuajnë prej çrregullimeve nga spektri autistik. Njerëzit me autizëm nuk kanë aftësi të kufizuara fizike dhe pamja e tyre është si çdo person pa aftësi të kufizuara. Për këtë shkak është vështirë të krijohet më shumë dijeni dhe mirëkuptim për këtë gjendje. Për shkak se fëmijët me autizëm duken “normalë” njerëzit mendojnë se ata janë të pasjellshëm apo pri... more »

Ushqimet kundër rrudhave, çfarë duhet të hamë që të mos plakemi

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Për shumë femra, rrudhat janë një shqetësim kryesor. Të shumta janë ato që blejnë produktet kundra plakjes. Edhe pse shumë mendojnë se sekreti për një pamje më të re, është një koktejl me produkte shumë të thjeshta. Boronica, avokadoja, lakrat, bostani, qumshti i sojës, orizi i zi, arrat, portokallet, etj, janë disa nga aleatet më të mira kundër efekteve të kalimit të kohës. Këtyre frutave dhe perimeve, nëse u shtohet edhe peshku atëherë kemi të bëjmë me një miks të fuqishëm kundër shenjave të kohës. Peshku këshillohet të hahet të paktën dy herë në javë, pasi ai rigjallëron qelizat.... more »

10 truke për të rigjetur vetëbesimin!

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Vetëbesimi nuk lind me njeriun. Pak më shumë besim në vetvete, përvojë dhe guxim mund t’ju ndihmojnë për të afirmuar personalitetin tuaj. “Ndryshe” ju sjell disa këshilla që t’ia dilni të përballeni me të tjerët dhe që të jeni më të shkathët. Dëshironi të rigjeni vetëbesimin dhe të përballoni jetën me më shumë vetëdije? Këshillat tona mund t’ju ndihmojnë… [image: 1-Mbajeni koken lart] *1-Kokën lart!* Sapo dikush ju shikon drejt e në sy, ju e hidhni shikimin poshtë dhe shmangni kontaktin…apo jo?! Mjaft u fshehët! Komunikimi nuk ndodh vetëm nëpërmjet fjalëve. Fjalët, tuajat si edhe... more »

A e keni shtypjen e gjakut t’lartë? Lexoni…

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Kur bie zilja e celularit, tensioni i gjakut ngrihet. Lajmi bëhet i ditur nga një studim italian i prezantuar në Amerikë. Me këtë rast një nga këshillat e mjekëve, sidomos për ata që vuajnë prej hipertensionit është të qëndrojnë më larg telefonit nëse munden. Sipas autorëve të studimit të flasësh me celular rrit tensionin, duke rrezikuar kështu një atak në zemër dhe si pasojë edhe infarkt. Në këtë studimi janë përfshirë 94 pacientë që vuanin prej një hipertensioni të lehtë. Pjesëmarrësve u është matur tensioni 12 herë me një minutë pushim mes një prove dhe tjetrës. Gjatë ndërhyrjeve ... more »

Këshilla për kujdesin e syve për përdoruesit e kompjuterit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Pas çdo 20 deri në 30 minuta punë para kompjuterit, shikoni një objekt të largët dhe mbyllini sytë disa herë. Njerëzit kanë tendencë për të ulur kopsitjen e syve kur janë duke punuar në kompjuter. Kjo mund të çojë në tharjen e syve. Mundohuni t’i mbyllni sytë 12 deri 15 herë çdo minutë. Bëni ushtrime për sytë në intervale të shpeshta. Gjithçka që duhet të bëni është thjesht të mbyllni sytë disa herë, pastaj t’i rrotulloni në drejtim të akrepave të orës dhe në drejtimin e kundërt./Indeksonline

6 mënyra si të ndihmoni trupin tuaj të largojë dhjamin

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Aktiviteti i rregullt fizik përveç se ndihmon në ruajtjen e shëndetit, ndihmon edhe në shkrirjen e dhjamit dhe ndërtimin e një trupi muskulor dhe tërheqës. A e dini cilat janë këshillat për të hequr më shpejt shtresat e dhjamit të depozituara në trup? Stërvituni në intervale Kur stërviteni me intervale ju i jepni aktivitetit tuaj fizik shpërthime të menjëhershme në intensitet. Studimi, i publikuar në Journal of Applied Physiology, ka gjetur se pas një stërvitje në intervale sasia e yndyrave të djegura në një orë gjatë ushtrimeve të lehta është shtuar për 36 për qind. Këto shpërthim... more »

Ndryshimet në gojë zbulojnë sëmundjet

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Ndryshimet në mukozë, dhëmbë ose gjuhë mund të jenë shenja paralajmëruese për sëmundje serioze. *Era e keqe nga goja * Ndoshta bëhet fjalë për halitozën, e cila mund të jetë pasojë e shumë faktorëve, madje edhe e diabetit të padiagnostikuar. Në mesin e shkaktarëve të tjerë është edhe etja kronike ose lodhja kronike. Bëhuni gati për një kontrollim sistematik. *Goja e thatë * Ndoshta e keni sindromën e Sjogrenovit, sëmundjen autoimune, për shkak të së cilës organizmi nuk prodhon pështymë ose lot të mjaftueshëm. Duke pasur parasysh që pështyma është e rëndësishme për mirëmbajtje të... more »

Ndikimi i obezitetit tek tensioni, zemra dhe diabeti

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
*Alarmi i OBSH: 50% e europianëve janë obezë. eziteti shkak i sëmundjeve si tensioni i lartë, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti* * * Rreth 1 miliard njerëz në të gjithë botën janë mbipeshë në atë masë që e rëndon shumë shëndetin dhe shumë prej tyre, sipas specialistëve, vdesin nga sëmundje që mund të ishin parandaluar. Ndryshe, në terminologjinë mjekësore, mbipesha njihet me emrin Obezitet. Sot lufta kundër kileve të tepërta nuk është vetëm një problem individual, ai tashmë është kthyer në problem të social dhe qeveritar, pasi shërbimet shëndetësore falas paguajnë koston e mjekime... more »

Shenjat, si të kuptoni kur lëkura është e thatë apo e dehidratuar

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Çfarë ndryshimi ka mes lëkurës së thatë dhe asaj të dehidratuar? Ndryshimi ekziston dhe është shumë e thjeshtë për ta kuptuar. Lëkura e thatë është e tillë për shkaqe gjenetike: është delikate, e ndjeshme dhe irritohet shumë shpejt. Ndërsa lëkura e dehidratuar është e tillë vetëm në disa situata të caktuara. Cilat janë situatat kur dehidratohet? Lëkura dehidratohet nga larësit agresivë, i ftohti dhe i nxehti: të gjithë janë agjentë që favorizojnë dehidratimin dhe për pasojë plakjen e parakohshme të lëkurës. Ç’duhet të bëjmë? Nëse problemi është gjenetik, lëkura duhet ushqyer me krem ... more »

Menyrat e ushqyerjes

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago

Çfarë është konstipacioni?

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Konstipacioni është një problem shumë i shpeshtë digjestiv, që e bën të vështirë për ju të keni zbrazje të zorrëve. Shumica e njerëzve kanë zbrazje të zorrëve së paku një herë në ditë, por kjo ndryshon nga personi në person. Zakonisht quhet normale kur zbrazja e zorrëve ndodh tre herë në ditë deri në tre herë në javë. Nëse ajo është më e rrallë se tre herë në javë, atëherë ju keni konstipacion. Gjatë konstipacionit, fecesi (jashtëqitja) zakonisht bëhet i fortë, i thatë, i paktë në madhësi dhe bëhet i vështirë për t’u eliminuar. Disa njerëz të cilët kanë kapsllëk kanë dhimbje gjatë ... more »

Duhani dëmton sistemin nervor të fetusit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Fëmijët, nënat e të cilëve kanë pirë duhan gjatë shtatzënisë, janë më të rrezikuar që të vuajnë nga simptomat psikotike, siç janë deluzioni dhe halucinacionet, njoftojnë shkencëtarët britanikë. Në një studim ku janë përfshirë një grup fëmijësh 12-vjeçarë është treguar se këto simptoma ishin për 20 për qind më të shpeshta te fëmijët nënat e të cilëve kishin qenë duhanpirëse edhe gjatë shtatzënisë. Shkencëtarët pohojnë se rreziku për shfaqjen e këtyre simptomave ishte për 84 për qind, nëse nënat e tyre çdo ditë kishin tymosur nga 20 cigare. Llogaritet se 15% e femrave vazhdojnë të pi... more »

Si të largoni ngjyrën e verdhë nga thonjtë?

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Ngjyra e verdhë e thonjve mund të reflektojë një sëmundje në rrugët e frymëmarrjes, probleme me sinuset ose bronkit kronik. *Shkaktarët e thonjve të verdhë* * * *Pirja e duhanit* – kjo është edhe shkaku më i zakonshëm i thonjve të verdhë. Megjithatë, në qoftë se ju vendosni që mos të lëni duhanin të paktën përpiquni që ta vendosni cigaren në taketuke në vend që ta mbani gjatë gjithë kohës në dorën tuaj. *Problemet shëndetësore* – pamja e verdhë e thonjve mund të jetë për shkak të disa problemeve shëndetësore si për shembull sëmundja e mëlçisë, veshkave ose sëmundjeve të mushkëriv... more »

Si të formojmë eshtra të fortë…

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Gjatë rritjes është shumë me rëndësi të formohen eshtrat e fortë. Shumë njerëz harrojnë se për pleqëri është shumë e rëndësishme që eshtrat të mbahen të fortë. Dobësimi i eshtrave tanë ndodh gjatë plakjes, gjë që mund të shkaktojë thyerje dhe deformime. Që të pengoni komplikimet e tilla, ja si duhet mbajtur eshtrat … - Kontrolloni a thua keni simptoma të osteoporozës. Nëse keni dhimbje në shpinë dhe fraktura (thyerje) të shpeshta të eshtrave, është e mundshme të keni osteoporozën. - Patjetër duhet vizituar mjeku - Përdorni vitamina të pasura me kalcium, sepse kalci... more »

Stop çmendurisë së teknologjisë digjitale

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
*Kerstin Schumann* *Deutsche Welle* ** E-mailet, smartphonet dhe interneti na bëjnë të arritshëm kudo dhe kurdo. Por sipas studiuesve trupi dhe shpirti kanë nevojë të rigjenerohen prej stresit që shkakton teknologjia digjitale në jetën e përditshme. 38-vjeçarja Astrid Schurowetz nga Vjena është punonjëse në një kompani shërbimesh austriake. Ajo është përgjegjëse për kujdesin ndaj klientit dhe përmes telefonit dhe e-mailit ajo u përgjigjet rreth 200 pyetjeve në ditë. “Gjatë gjithë ditës jam para kompjuterit dhe kjo gjë vazhdon edhe kur shkoj në shtëpi. Atje merrem pak me qenin, më p... more »

Maskë me aspirina për një fytyrë të pastër dhe pa puçrra

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Keni dëgjuar për maskën me aspirina? Është një nga maskat më efektive për lëkurën tuaj. Kjo maskë është e lehtë dhe e përballueshme. Aspirina përmban acid acetil salicitik, i cili ndihmon në pastrimin e lëkurës tuaj deri ne thellësi. Largon qelizat e vdekura nga lëkura, hap poret e lëkurës. Kjo është ajo që e bën lëkurën tuaj të ndihet më e butë dhe më e qetë. Aspirina ka veti anti-inflamatore që e bën aspirinën unike dhe efektive në trajtimin e puçrrave dhe pikave të zeza. Kujdes! Para se të aplikoni maskën në fytyrë lajeni fytyrën dhe qafen me ujë të freskët. Por më e rëndësishmja... more »

Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare!

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
** *Thuhet që jeta nis kur mbush 40 vjeç, por sipas një studimi të fundit, lumturia e vërtetë vjen në moshën 55-vjeçare. Kërkuesit britanikë kanë arritur në përfundimin se personat e kësaj grupmoshe qeshin më shumë se çdo grupmoshë tjetër. * Kjo vjen pasi nuk kanë më stres në punë dhe nuk kanë as shqetësime për karrierën e tyre duke qenë se janë në etapën e fundit të punës. Sondazhi i realizuar nga Fondacioni i Shëndetit Dentar Britanik tregon gjithashtu se grupmosha më pak e lumtur është 35-44 vjeç, me vetëm 35% të tyre që kanë pranuar se qeshin shumë gjatë ditës. “Njerëzit kanë s... more »

Elizabetë Arden, si e ngriti mbretërinë e kozmetikës

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Prodhimet kozmetike dhe parfumet me nënshkrimin e Elizabetë Ardenit vite me radhë janë sinonim i luksit dhe prestigjit. Ata të ngjajnë në grua me energji të madhe dhe shpirt ndërmarrës, që e ka bërë në mbretërinë e saj të kozmetikës kompania “Elizabetë Arden”. Edhe emri i Elizabetë Ardenit është një nga tre brendet më të njohura amerikane bashkë me makinën për qepje “Singer” dhe “Koka-Kola”. Lindi në Kanada në vitin 1884, si Florens Nejtingejl Graham. Edhe pse herët e lëshoi shkollën për edukatore, Florens Graham tërë jetën e saj tregonte interesim për shkencën dhe kiminë, sidomos ... more »

Kanella, aromatiku i shëndetshëm

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
** *Kanella përdoret gjerësisht në ëmbëlsira dhe aroma e saj është e pangatërrueshme. Por përveçse një aromatik shumë i mirë, kanella ka edhe plot efekte pozitive në organizmin tonë. Ajo është një antioksidant shumë i mirë, që lufton kolesterolin. Janë të njohura aftësitë e saj antibakteriale dhe antiseptike, madje kanella njihet për efektet pozitive edhe te sëmundje si diabeti apo problemet e tretjes. * *Ndikimet pozitive* Kanella është një antioskidant natyral, i cili stimulon qarkullimin e gjakut dhe lufton kolesterolin. Në mënyrë të veçantë, këtë proces e bëjë të mundur subst... more »

Regjimi ushqimor që ul tensionin dhe forcon kockat tek të moshuarit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
*Disa sëmundje të veçanta ose humbja e ndjenjës së shijes mund të përkeqësojnë oreksin, përkeqësimi i perceptimit të ndjenjës së etjes mund të provokojë humbje të lëngjeve* Tek i moshuari disa sëmundje të veçanta ose humbja e ndjenjës së shijes mund të përkeqësojë oreksin, përkeqësimi i perceptimit të ndjenjës së etjes mund të provokojë humbje të lëngjeve, humbja e dhëmbëve mund të shkaktojë vështirësi në përtypje, çrregullime të ndryshme gastrike apo intensinale mund të sjellin probleme të sistemit të tretjes, probleme nga mungesa e vitaminës B12, po kështu probleme të veshkave, ... more »

Pasojat e rrezatimit për kancerin e gjirit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Çdo e mirë ka një të keqe – një terapi efektive për një sëmundje – gjithashtu vjen me një çmim – rrit rrezikun për një tjetër sëmundje po vdekjeprurëse. Më shumë se 230 mijë gra amerikane pritet të diagnostikohen me kancer në gji këtë vit, sipas të dhënave nga Shoqata Amerikane e Kancerit. Terapia me rrezatim në gjoks është përdorur shpesh pas ndërhyrjes kirurgjike për të pakësuar gjasat e kthimit të kancerit në indet e mbetura të gjirit. Por një studim në revistën mjekësore të Nju Englandit konstaton se rrezatimi – megjithëse efektiv kundër kancerit të gjirit – rrit rrezikun për ... more »

Rregullat për një ushqyerje të shëndetshme të fëmijëve

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
*Praktika bazë në familje për një ushqyerje më të mirë të foshnjës dhe fëmijës së vogël* Çdo vit, më shumë se një e treta e vdekjeve të fëmijëve në mbarë botën ndodhin si pasojë e kequshqyerjes, veçanërisht nënushqyerjes, e cila dobëson rezistencën e trupit ndaj sëmundjeve. Kur një grua shtatzënë është e nënushqyer ose kur një fëmijë është i nënushqyer gjatë dy viteve të para të jetës, rritja dhe zhvillimi fizik e mendor i tij ngadalësohen. Kequshqyerja ndodh kur trupi nuk merr sasinë e nevojshme të energjisë (kalorive), proteinave, karbohidrateve, yndyrave, vitaminave, mineraleve ... more »

Kujdes dhëmbët e pjekurisë!

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Dhëmbët e dalë në moshën njëzet vjeçare apo më herët, të njohur ndryshe si dhëmbët e pjekurisë, dalin në nofullën e poshtme, por nëse nuk ka vend, ato mund të shkaktojnë shtrembërime dhe prishje të dhëmbëve të tjerë. Specialistët na këshillojnë të kontaktojmë menjëherë dentistin në rast të problemeve me dhëmbët. Dhëmbët e pjekurisë janë një nga problemet më të rëndësishme shëndetësore të shfaqura në moshë të re. Këto dhëmbë dalin në moshën 18-20 vjeç, dalja e tyre nuk përbën problem nëse ka vend në nofull. Por, ndonjëherë mund të mbesin të ngulur ne nofull. Duke mbetur të ngulur në... more »

Hudhra – aromë jo të këndshme por aleat i shëndetit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Njihet si armik i marrdhënieve sociale për shkak të aromës së “keqe” që ka, hudhra megjithatë është një mikeshë e madhe për mirëqenien e njeriut. Hudhra është një antibiotic i vërtetë natyral. - *Armik i baktereve *Një nga vlerat kryesore antibiotike të hudhrës, është “lufta” që u bën mikro organizmave të rrezikshëm, si bakteret, viruset, parazitët, etj. - *Aleat i zemrës dhe arterieve* Hudhra është një mik i shkëlqyer për zemrën dhe arteriet, sidomos sa i takon faktit që ajo mban nën kontroll tensionin. Gjithashtu hudhra kufizon rreziqet e koagulimeve të rrezi... more »

Shqipëria, e rrezikshme për të lindur fëmijë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
*Të porsalindurit - *shqiptarë kanë 50% më shumë gjasa për të vdekur në ditën e lindjes se sa foshnjat e lindura në Kroaci, Maqedoni, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi *Komplikacionet - *Në të gjithë botën, më shumë se 80% e të gjithë vdekjeve të foshnjave të porsalindura shkaktohen nga komplikacionet gjatë shtatzënisë *Vdekjet - *Shkak kryesor i vdekjeve për të porsalindurit në vendet në zhvillim është shëndeti i dobët dhe ushqyerja e nënave, sidomos gjatë shtatzënisë, lindjes dhe periudhës menjëherë pas lindjes *Save the Children** * *Kemi nivelin më të lartë të vdekshmërisë... more »

Lumturia nuk ka çmim

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 weeks ago
Mjafton të hapësh shtypin e ditës për të parë persona të lumtur në timonin e makinës së tyre të re, të ecësh nëpër rrugë dhe të vësh re tabela reklamash me çifte që u shkëlqen fytyra pas blerjes së një shtëpie të re… *Psikologji* “Paratë nuk mund ta blejnë lumturinë”, është një parim shumë i mençur…sigurisht, për të jetuar qetësisht është e nevojshme të keni një minimum të sigurisë dhe të mos keni shqetësime për të nesërmen, sepse është e vështirë të jeni të lumtur në qoftë se ju do të jetoni nën vijën e varfërisë. Por nëse flasim për ata të cilët i kanë përmbushur të gjitha nev... more »

SUPLEMENT/Kurat natyrale për reumatizmin në stinën e verës

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 weeks ago
** *Para së gjithash është i nevojshëm një sqarim, duke qenë se shumë flasim për reumatizëm, por pak e dinë se çfarë kuptohet vërtet me këtë fjalë: “Reumatizmat janë një grup sëmundjesh, në përgjithësi kronike, të karakterizuara nga dhembje në kyçe dhe muskuj. Me këtë term kuptohen shqetësime shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri për sa i përket shkaqeve, mekanizmave të shfaqjes, zhvillimit, prognozës dhe terapisë”. Simptomat e sëmundjes ndryshojnë nga një njeri te tjetri. Megjithatë ka disa shenja të përgjithshme të saj. Sa më shumë që sëmundja avancon, aq më tepër enjten, deformohe... more »

Ke dhembje koke? Ke inteligjencë të lartë!

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 weeks ago
Herë pas here ankohemi se na dhemb koka. Në fakt, duhet të ndiheshim krenarë dhe me fat për këtë. Kjo sepse dhimbja e kokës dhe sidomos e forta, migrena, ka zakonisht si objekt njerëzit krijues, të çuditshëm dhe aktivë. Ata të cilët janë artistë të vërtetë. Me pak fjalë, dhimbja e kokës kap të gjithë ata që paraqesin një nivel ndjeshmërie dhe inteligjence mbi mesataren. Në këtë përfundim ka arritur studimi i kryer në qendrën “San Raffaele Pisana”, në Romë. Sipas tyre, migrena, mund të konsiderohet edhe si “sëmundja e të zgjuarve” sepse sulmi i saj, mund të zhvillohet në një tru të fo... more »

Related Posts: