Si t’u mbijetosh pushimeve të verës: Të bësh (dhe të heqësh qafe) miq

Stuart Heritage



Nëse ti je një tip njeriu që shkon me pushime për të takuar njerëz, mund të jetë koha t’i hedhësh një shikim të mirë vetes. Në një kohë, gjatë lindjes së marrëdhënies suaj, miqtë tuaj të rinj të pushimeve do i bëjnë vetes një sërë pyetjesh. Pyetje që mund të përfshijnë: “Si këta njerëz e kuptojnë emrin tim?”,”Duhet të ha me ta përsëri?” dhe “ Oh Zot, po sikur ata të jenë qejflinj?”

Përgjithësisht, miqësitë e pushimeve janë më të këqijat. Oh, sigurisht, ato fillojnë mjaft mirë – zakonisht me {nga jeni ju?} dhe {si ishte fluturimi juaj?} — por kjo kurrë nuk zgjat. Nga dita e dytë, ata janë lidhur me ty. Nga dita e tretë, ti përpiqesh të vësh re mangësitë e tyre të qarta psikologjike. Nga dita e katërt, ti shmang me qëllim përpjekjet e tyre për vëmendje tek darka. Nga dita e gjashtë, ti je kaq shumë i lodhur nga të dëgjuarit rreth shokut të tyre mendjelehtë të punës saqë ke filluar të mbyllësh gjithë aktivitetet, madje edhe ato që ata kanë pasur shumë pak interes. Dita e shtatë – kur ata thonë “Të mbajmë kontakt” dhe ju klithni një numër telefoni të krijuar (jo të saktë) për ata dhe vraponi për në aeroport.

Por, mirë, ndoshta unë jam i vetmi person në botë që urren miqësitë e pushimeve mjaftueshëm për të shpenzuar udhëtime të tëra duke u dridhur dhe vetëm në dhomën time. Ndoshta, për çfarëdo arsye, ti vërtet je i interesuar për të takuar njerëz. Nëse është ky rasti, është tepër e rëndësishme që të zgjedhësh miqtë me shumë kujdes.

Sa vjeç janë ata? Përshtaten interesat e tyre me tuajat? Çfarë librash kanë sjellë ata? Janë ata gjithmonë të dehur? Janë ata një çift që shohin vërdallë për miq sepse ata, siç duket, nuk durojnë dot të kalojnë gjithë javën në shoqërinë e njëri-tjetrit?

Kujto që ti do jesh në të njëjtin vend me këta njerëz për disa ditë.

Plus, fale Facebook, kjo s’do mbarojë kurrë. Në një moment gjatë pushimeve ose pas, këta njerëz do t’ju ndjekin online dhe të bëhen shok me ju. Dhe pastaj kaq ishte. Ti je i dënuar për dekada nga njoftimet e ditëlindjeve dhe fotot e fëmijëve të tyre, si dhe lajmërimeve konstante që ata akoma nuk dinë ndryshimin midis “I yti” edhe “ti je”. Të paktën në të shkuarën ti e dije që miqësitë e këqija të pushimeve kishin një fund. Tani, për gjithkënd në Facebook, ata janë një burg i përjetshëm.

Por ndoshta unë jam duke u bërë tepër negativ. Ndonjëherë nëse era fryn në drejtimin e duhur dhe ju të dy e kuptoni natyrën e përkohshme të marrëdhënies, lidhjet kuptimplota janë akoma të mundura. Unë gjithmonë do t’i kujtoj njerëzit që kam takuar gjatë udhëtimeve. Por megjithatë, unë nuk dua që të jem shok me ata.


*Marrë me shkurtime nga The Guardian. Përgatiti: Miklovan Lugaj.