Si të parandalohet dhuna ndaj grave, nga Anxhela Peza*

Anxhela Peza

Fenomeni

Sa herë që dëgjojmë për vrasjet e grave në mënyrë kaq të shpeshtë, gjithsekujt i lind pyetja në vetvete. Edhe sa gra të tjera do vazhdojnë të vriten? Kur në fakt ky fenomen po rritet dukshëm dita–ditës. Kush janë këta burra që në mënyrë të makabre ekzekutojnë gratë? Çfarë ndodh në psikologjinë e tyre që ato arrijnë deri në këtë pikë? Vrasja si fenomen është mëse i rëndë dhe motivet të cilat jepen nuk janë në përputhshmëri të fortë logjike. Madje dhe specialistët e interpretimit të ligjit kanë shprehur se realisht masat ndëshkuese janë shumë të forta.

Faktorët

Një nga faktorët e mëdhenj që lidhet me mosmarrëveshjen në çift është ekonomia e dobët. Po të vihet re vrasjet e shumta ndodhin në ato vende ku është e ndjeshme varfëria, e sidomos në ato zona rurale ku çiftet kanë një status ekonomik i cili nuk lë për të dëshiruar. Kjo sjell kontradikta, probleme dhe diskutime të shpeshta që përfundojnë në sherre, dhunë fizike – psikologjike e deri në vrasje ku i atribuohet motiveve banale si xhelozia, tradhëtia, çështjet e nderit, kanunit, alkoolit etj. Megjithatë nuk duhet neglizhuar fakti se shumë martesa bëhen me mblesëri, gjë kjo e cila sjell mosnjohjen mirë të individit dhe kalohet direkte në sdatet e të qenit grua dhe nënë. Pa jetuar më parë një njohje, një dashuri, një rini. Dhe këtu fusim dhe ata persona që kanë probleme mendore dhe apo të cilët kanë psikoza të fshehura. Pikërisht këto martesa kryhen duke marrë një shtysë të madhe nga vetë prindërit apo shkuesi se martesa i rregullon ata. Kur kjo e fundit i përkeqëson më shumë. Viktimat e dhunës nuk e denoncojnë dhunuesin e tyre, për arsye nga më të ndryshme siç janë frika nga marrja e fëmijëve, nga kërcënimet e marrjes së jetës, mosmbështetja e institucioneve në mënyrën e duhur, varësia që krijon viktima shpesh ndaj dhunuesit të saj, dhe mbi të gjitha ne ende rritemi me kultivimin e kulturës që femra është pronë e një mashkulli.

Dhuna denoncohet:

Për të gjitha ato gra që ju ushtrohet dhunë fizike dhe psikologjike të denoncojnë dhunuesit e tyre. Të mundohen të kenë besim më të madh tek ligjet shqiptare pasi në një mënyrë apo tjetrën jeta e tyre do të jetë më e sigurtë se më parë. Edhe për ato femra të cilat kanë provuar vetëm një herë dhunë përsëri ju duhet drejtuar organeve kompetente dhe zyrave ndërmjetësuese, ende pa u agravuar gjendja. Çdo femër të kërkojë të drejtën e saj në cilindo vend apo rrethanë që ndodhet vetëm kështu mund të mbrohet jeta e tyre. Nuk do lija pa përmendur dhe komunitetin i cili luan një rol thelbësor, duke denoncuar individët jo të denjë për shoqërinë dhe familjen e tyre. Më parë ta duan gratë jetën e tyre dhe më pas ne duke i mbështetur në format përkatëse.

 *Psikologe Këshillimi