Si e transformoi imazhin e tij politikani më i mërzitshëm

Nga Mark Duell
Daily Mail

Dikur ai shihej si një nga politikanët më të mërzitshëm në vend, por ministri qeros i Financave në Francë është duke shijuar një popullaritet në rritje- falë të dashurës së tij bukuroshe, 25- vjeçares, Marie- Charline Pacquot.
Pierre Moscovici, 55 vjeç, që ka qenë së bashku me Marie- Charline Pacquot për pesë vite, druhej se diferenca e tyre në moshë prej tre dekadash, do të bënte që ai të shihej si një njeri me pushtet që abuzon me një të re.
Por marrëdhënia e tij me studenten e filozofisë- që e përshkruan veten në Twitter si një ‘dashnore të letërsisë’- ka përmirësuar imazhin e tij dhe tani ai e pranon se ajo është si fari i tij në një stuhi.
Pacquot ka folur në lidhje me këtë çështje për gazetën “La Pays”, duke thënë se asaj gjithmonë i ka pëlqyer që të jetë e rrethuar nga njerëz më të moshuar. Ajo tha se atyre u pëlqen që të shkojnë në restorante dhe të shohin filma të vjetër.
Ajo po ashtu ka zbuluar se është e dashuruar edhe me macen e tyre siameze Hamlet, për të cilën poston shpesh mesazhe në Twitter. Njëherë ajo shkroi se macja kishte ngrënë formularin e taksave- pasi ishte “e etur për të ringjallur ekonominë përmes konsumit”.
Pacquot madje në një postim në Twitter, shqetësohej për faktin se Moscovici kalonte shumë net pa gjumë për shkak të negociatave me Bashkimin Europian. “A nuk mund t’i bëjnë punët pa rënë nata,” shkruante ajo.
Duke bërë shaka, ajo thotë se e ka vënë re diferencën në moshë mes tyre kur Moscovici i tregoi asaj se si kishte marrë pjesë në një koncert të grupit “The Who” 40 vjet më parë.
Pacquot duket se është lidhur me ministrin edhe për dashurinë që ka ai për letërsinë, duke thënë se të dy mund të flasin gjithë natën për librat.
Ajo vendosi që të flasë hapur pasi mori një seri e-mailesh ku shkruhej se ministri po e mbante atë të fshehur.
Ngjarja vjen pas skandalit vitin e shkuar kur e dashura e presidentit François Hollande, Valerie Trierweiler postoi në Tëitter një mesazh mbështetje për rivalin e ish- partneres Segolene Royal në zgjedhjet parlamentare.
Royal nuk ia ka falur kurrë asaj që pati një aferë me Hollande pas shpinës së saj.