Hipertensioni, ja dhjetë ushqimet që e mposhtin
Presioni i lartë i gjakut është faktor kryesor që shkakton hipertension e zemrës, sëmundje celebro-vaskulare, sëmundje të veshkave dhe sëmundje të tjera. Një nga ndërlikimet kryesore të saj, është infarkti i miokardit, hemorragjia cerebrale, tromboza cerebrale, mosfunksionim i veshkave, e kështu me radhë.. Ka shumë mënyra për të parandaluar presionin e lartë të gjakut, mënyra më e mirë është ajo parandaluese nga përdorimi i ushqimeve. Në përgjithësi, përdorimi në sasi të mëdha i kripës, njihet si shkaku kryesor i hipertensionit. Nga studimet e bëra me grupe njerëzish, ata që përdo... more »
Lëngu i shegës nxit intimitetin
Në kohët moderne, kur ritmi i jetës është frenetik dhe niveli i stresit asgjëson shpesh dëshirën seksuale, ekspertët thonë se lëngu i shegës mund të jetë një zgjidhje alternative. Shega futet në kategorinë e frutave të shëndetshme, të lehta dhe ushqyese. Por e reja e fundit që ka të bëjë me frutin e stinës pasuese është fakti se ajo është edhe afrodiziake. Një studim i kryer së fundmi ka vërtetuar se shega shton dëshirën seksuale te meshkujt dhe te femra. Studiuesit e Universitetit të Edimburgut “Queen Margaret” kanë testuar të gjitha efektet e lëngut të shegës te 58 vullnetarë të ... more »
Jogurti ndikon si antidepresiv
Probiotikët, bakteret e shëndetshme të jogurtit dhe një lloj i ushqimit të fermentuar ndihmojnë në shërimin e depresionit dhe anksiozitetit, ka treguar një hulumtim nga Universiteti i Kalifornisë. Mjekët vërtetuan se gratë të cilat rregullisht pinë jogurt kanë aktivitet të ndryshuar të trurit, e cila i rregullon emocionet dhe sensacionin e brendshëm të trupit. Për shembull, gjatë testimit të reagimeve emocionale gjatë kohës së hulumtimit, është vërejtur se femrat të cilat kanë shfrytëzuar probiotikët dy herë në ditë gatë një muaji, kanë treguar aktivitet të ulët të pjesës së trurit... more »
Çfarë duhet të dimë për yndyrat në gjak
Yndyrat janë një nga katër produktet bazë me të cilat ushqehet organizmi ynë. Nëpërmjet këtyre produkteve trupi merr karburantin e përditshëm, të cilin e kthen më pas në energji. Marrja e yndyrave vjen nga të gjitha llojet e ushqimeve, por grupet më të pasura me llojet e yndyrave janë ushqimet me bazë shtazore, si: mishi, peshku, pula, produktet e bulmetrave (qumështi, kosi, djathi etj.), produktet me të cilat ne gatuajmë si vaj vegjetal, vaji i misrit, lulediellit, vaji i ullirit etj. Pak më poshtë ne do të shpjegojmë se ku qëndron diferenca në përdorimin e këtyre yndyrave, ose s... more »
Si ta mbrojmë lëkurën nga veprimi i dëmshëm i rrezeve UV?
Rrezatimi UV është shumë i dëmshëm për organizmin e njeriut pasi mund të shkaktojë sëmundje serioze . Faktorët e dëmshëm të rrezatimit UV nuk varen vetëm nga ekspozimi në dielli, por edhe nga ndjeshmëria e lëkurës së individit. Gjatë ditëve të nxehta, ekspozimi në rrezet e diellit zmadhohet dukshëm. Për këtë qëllim, mbrojtja e lëkurës nga ndikimi i dëmshëm i rrezeve të diellit është tejet e nevojshme. Përveç preparateve për mbrojtje të lëkurës, me rëndësi është që në këtë periudhë të përdoret sasi më e madhe e beta karotenit, i cili mund të shkaktojë krijimin e melaninës (pigment n... more »
Çokollata mbron zemrën dhe shpirtin
Shkencëtarët kanë zbuluar se përdorimi i çokollatës, sidomos asaj të errët, në sasi normale, mund t’ju bëjë të ndiheni shpirtërisht më mirë. Gjithashtu, çokollata ndihmon edhe në përmirësimin e funksionit të endofinës në trupin tuaj. Edhe pse mund të dëgjohet e çuditshme, çokollata të mbron nga sëmundjet e zemrës. Oksidimi i kolesterolit LDL është një faktor i rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve koronare të zemrës. Ja ku janë shtatë arsye përse duhet të përdorim çokollatën, sidomos atë të errët, që bën mirë në organizmin tonë: *1. Lufton ankthin* Kjo ndodh pasi çokollata përmb... more »
Një koleksion ngjyrash për thonjtë
Ngjyrat pop dhe të ndezura janë trendi i kësaj vere: blu, e gjelbër, e verdhë, mente etj. Çmenduria e ngjyrave për thonj është në kulmin e saj. Përfitoni nga vera për të kombinuar ngjyrën e bluzës ose fustanit me ngjyrën e thonjve. Mund t’i ndërroni siç bëni me bikinit, luani me kombinime të guximshme dhe madje edhe duke përdorur efektin e dritëhijes. Të jesh sa më verore dhe “in” këtë verë do të thotë që të biesh në sy edhe nga forma dhe ngjyra e gjonjëve. Thonj të gjatë në formë ovale ose me majë të gjatë janë tepër në modë këtë verë, ngjyrat që dominojnë këtu janë e verdha, jeshi... more »
Sigurimi i hidratimit të trupit të njeriut
Hidratimi i trupit është një domosdoshmëri jetike për njeriun, sidomos këto ditë të nxehta verë, kur meteorologët parashikojnë temperatura në rritje. Pa ujë nuk mund të jetohet për një kohë të gjatë. Rreth 65% e trupit të njeriut përbëhet nga uji dhe çdo ditë zëvendësohet një pjesë e kësaj sasie. Gjatë ditës një pjesë e ujit largohet nga trupi i njeriut nëpërmjet djersitjes, urinës, pështymës apo frymës, kështu që është e rëndësishme që të zëvendësohet të paktën një sasi ditore uji prej 2 litra e gjysmë gjë që ndihmon në mirëfunksionimin e veshkave dhe eliminimin e të gjitha toksina... more »
17 mundësi për ushqim ideal
Lufta kundër mbipeshës është një nga më të rëndësishmet që njerëzit e ditëve moderne bëjnë përditë, veçanërisht në verë. Mbajtja e trupit në formë nuk realizohet vetëm nga palestra por edhe nga dieta jonë ushqimore. Ndaj përzgjedhja e ushqimit duhet bërë në mënyrë tepër të kujdesshme. 1. Aperitivi “Lëngu më ideal për aperitiv është ai i domates i shoqëruar me kripë dhe limon. Ai mund të ketë 20-30 kalori, kundër 200 që mund të ofrojë një koktej, një pije joalkoolike ose 300 kalori për një pije alkoolike. 2. Briosh Ju mund të hani pa ndrojtje edhe briosh me fruta, kaloritë që ajo për... more »
Dobitë e pemëve e perimeve
Është e shëndetshme që të konsumohen çdo ditë sa më shumë pemë dhe perime. Veçanërisht portokalliet. Shpeshherë konsumimi i drithërave, brumërave dhe sheqerit sjell një mbingopje të organizmit me karbohidrate. Prandaj këshillohet të konsumohen pemët dhe perimet të paziera mirë, duke qenë të pasura me vitamina dhe betakarroten, ato janë antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në zvogëlimin e barkut. Pjepri, pjeshka, karota dhe kungulli janë të pasur me betakarroten, ndërsa portokalli, kivi janë të pasura me vitaminë K. *Karota:* Në trupin tonë beta karoteni, proteinë e cila gjendet t... more »
Mjekësia popullore: Të gjitha sëmundjet që kurohen në shtëpi me vajra bimorë
* * *Pse duhet të përdorim vajrat bimore? Sepse: Janë të sigurta për t’u përdorur. Edhe sikur të mos japin suksesin e shpresuar, ato nuk shkaktojnë asnjë lloj dëmi në organizëm, madje i sjellin dobi te shumta atij. Nuk kanë efekte anësore të dëmshme për njeriun, sepse edhe nëse një bimë ka një lëndë të dëmshme, eliminimi i asaj lënde gjendet në një lëndë tjetër të po të njëjtës bimë. Në çdo rast, këto efekte anësore nuk krahasohen me efektet anësore të ilaçeve kimike. Në fund mund të themi se kurat bimore janë padyshim mjekësia e së ardhmes, me dëshminë e vetë mjekëve dhe shkencëta... more »
Rreziqet që na kanosen prej produkteve joorganike të mishit
Njihuni me substancat e fshehta të industrisë së mishit, që ndikojnë negativisht në shëndetin tonë dhe me mënyrat si të shpëtoni prej tyre *Fakte dhe këshilla* * * Ushqimi është një temë shumë e ndjeshme, që na prek të gjithëve, pasi secili prej nesh konsumon prodhimet e nevojshme për të. Mishi në veçanti ka qenë problematik kohët e fundit për shkak të përmbajtjes së tij të pakontrolluar, pasi siç shprehen disa, problemi nuk qëndron te kushtet e shitjes, por mbi të gjitha tek ato të fabrikimit fillestar. Ja disa fakte dhe këshilla që duhet t’i kini parasysh që të zgjidhni mishin m... more »
Tetë rregulla të rrezitjes
Si të reagojmë gjatë ekspozimit ndaj diellit dhe si ta ruajmë bukurinë? Ja tetë rregulla të cilat mund të mos i keni ditur. 1. Prej aromave që do t’i përdorni, zgjidhni ato të cilat nuk përmbajnë alkool, sepse në rast se deodorantët ose parfumet tuaj përmbajnë alkool, atëherë efekti i diellit mund të shkaktojë skuqje, madje edhe djegie. 2. Mos mbani shirita për djersitje dhe ballikë të najlonit ose poliesterit, sepse këto materiale bëjnë që djersa të grumbullohet rreth vijës së flokëve dhe të bllokojë gjëndrat e djersës. Në këtë mënyrë nxitet paraqitja e akneve. ... more »
Frutat arrore kundër kancerit të prostatës
Konsumimi i frutave arrore mund të ndihmojë në parandalimin e zhvillimit të kancerit të prostatës, tregojnë studiuesit amerikanë. Ata kanë zbuluar se konsumimi i frutave arrore ngadalëson zhvillimin e këtij lloji të kancerit për 30-40% dhe se vepron më mënyrë të dobishme në disa lloje të gjeneve të cilat lidhen me kontrollimin e rritjes dhe metabolizmin e kancerit. Për t’u arritur efekte pozitive është e nevojshme të konsumohen rreth 70 gramë arra në ditë, sasi që autorët e studimit mendojnë se është shumë lehtë e realizueshme./mjeku/
Kalciumi zgjat jetën e grave
Kalciumi i konsumuar qoftë përmes ushqimit ose përmes tabletave mund të ndihmojë gratë të jetojnë më gjatë. Ky është përfundimi i nxjerrë nga një studim i realizuar kohë më parë nga shkencëtarët kanadezë. Studimi ka analizuar mbi nëntë mijë persona brenda një periudhe dymbëdhjetëvjeçare. Rezultatet kanë treguar se gratë të cilat kanë marrë kalcium në formë të suplementëve (tabletave shtesë), kanë pasur gjasa më të pakta për të vdekur krahasuar me ata që nuk kanë marrë kalcium shtesë. Vlen të përmendet se te meshkujt kalciumi nuk ka pasur kurrfarë ndikimi. Rezultat po ashtu nuk kanë ... more »
Zinku lufton depresionin
Mungesa e zinkut në organizëm mund të jetë një faktor më shumë për ndryshimet në gjendjen emocionale. Studimet japoneze të realizuar në gra thonë se personat që konsumojnë sasi të pakta të zinkut kanë deri në 30 për qind më shumë gjasa për t’u prekur nga depresioni dhe çrregullimet tjera psikike. Rezultatet tregojnë se konsumimi i vetëm 7 miligramëve zink në formë të tabletave shtesë suplementëve) ul gjasat për t’u prekur nga depresioni dhe ndjenja e dëshpërimit. Veç kësaj, zinku është një mineral që ndihmon në forcimin e sistemit imun, duke shtuar numrin e qelizave mbrojtëse të orga... more »
Më shumë brokoli gjatë verës
Brokolit mund të jenë të dobishme në parandalimin e kancerit të lëkurës, tregojnë studimet e realizuara kohë më parë. Hulumtimet e kryera në minj eksperimental kanë treguar se ekstrakti nga farat e brokolit mund ta mbrojë lëkurën nga efekti i dëmshëm i rrezeve ultravjollcë dhe me këtë të ulë rrezikun e paraqitjes së kancerit të lëkurës. Minjtë e ushqyer me brokoli kanë pasur rreth 25 për qind gjasa më të vogla për të zhvilluar kancer të lëkurës. Edhe në rastin kur janë zhvilluar tumore, ato kanë qenë 70 për qind më të pakta krahasuar me tumoret të cilat janë zhvilluar te minjtë të c... more »
Ushqimi nordik, shembulli për shëndet të mirë
Pse mjekët rekomandojnë ushqim pa shumë yndyrna dhe efektet në organizëm Vendet nordike janë të njohura për përqindjen më të ulët të personave me mbipeshë, ndërsa studimet e reja thonë se ushqimi nordik është më i shëndetshëm se ushqimi mediteran. Njëra nga mënyrat më të shëndetshme të të ushqyerit, pra dieta mediterane, shumë shpejt mund të largohet nga froni fitues, ku qëndron 20 vitet e fundit. Dëshmi për këtë është studimi më i ri që tregon se regjimi i të ushqyerit që e praktikojnë banorët e vendeve nordike (Danimarka, Suedia, Norvegjia dhe Finlanda) është shumë më i shëndets... more »
Çfarë tregon pesha juaj
Sado që jeni munduar nuk arrini të fitoni një bel të hollë, prapanicë të tendosur, apo bark të rrafshët? Së paku jo ashtu siç ju e dëshironi. Ndoshta kjo nuk do t’u ngushëllojë, mirëpo nganjëherë ju nuk jeni fajtorë, sepse këto ‘zona kritike’ i keni trashëguar nga nëna juaj. Gjenetika është përgjegjëse për faktin se në disa vende të trupit tonë yndyrat thjeshtë përqendrohen. Megjithatë, se në cilën pjesë të trupit tuaj do të përqendrohen shtresat e yndyrës varet edhe nga gjinia. Kështu, dihet se meshkujt gjithmonë janë në kërkim të një formule, e cila do ta zhdukë barkun e tyre, n... more »
Drejt kurimit të verbërisë
*Shkenca* * * *Përdorimi i qelizave burimore mund të shërbejë për riparimin e syve* * * * * Shkencëtarët demonstruan përmes eksperimenteve me kafshë se ajo pjesë e syrit që dallon dritën mund të riparohet duke përdorur qeliza burimore, bën të ditur BBC. Studimi u publikua në gazetën shkencore “Nature Biotechnology”. Skuadra kërkimore punoi në Londër dhe thotë se ekzistojnë mundësitë që eksperimente të ngjashme të kryhen me njerëz. Ekspertët e përshkruan studimin si një “ngjarje e rëndësishme” dhe një “hap i madh” përpara. Fotoreceptorët janë qeliza në retinë, të cilat reagojnë ndaj dr... more »
Flokët: Gjëra që u bëjnë keq flokëve
“Më mirë të parandalosh sesa të kurosh”, kjo thënie vlen edhe për flokët. Ja se cilët janë armiqtë që e dëmtojnë atë dhe ndaj të cilëve duhet të bëni shumë kujdes! Flokët kanë nevojë që të kurohen me shumë kujdes, sepse një gabim i vogël mund të shkaktojë një dëm të madh. Ata mund të shkatërrohen, të këputen dhe madje ne mund të rrezikojmë t’i humbasim. Kështu që, si me magji, pothuajse pa vetëdije, ne mund të përfundojmë tullacë apo me flokë të rrënuar definitivisht. Ky padiskutim është një problem tepër serioz. Ndaj duhet të bëjmë kujdes me produktet që blejmë dhe që përdorim. ... more »
Pijet e gazuara dobësojnë kockat
Konsumimi i tepruar i pijeve të gazuara mund të çojë në dobësim të kockave, veçanërisht te gratë në menopauzë. Sipas një studimi amerikan, konsumimi i pijeve të gazuara ul sasinë e kalciumit të konsumuar, duke rritur kështu gjasat për osteoporozë. Në vend të pijeve me gaz, ekspertët këshillojë të moshuarit, veçanërisht gratë që kanë kaluar në fazën e menopauzës dhe të cilat janë më të rrezikuara nga dobësimi i kockave, të përdorin më shumë lëngje të pasura me kalciumi Qumësht dhe produktet e qumështit, përfshirë jogurti, janë ndër burimet më të mira të kalciumit./mjeku/
Untitled
Nëse do të flisnim për shqetësimet që na sjell vera një nga to padyshim është pagjumësia, sidomos prej vapës. Por a e dinit që nëse do të vendosnit një jastëk në frigorifer ky problem do të merrte fund!? Po, kjo gjë është e çuditshme, por funksionon më së miri. Lexoni këshillat më poshtë për më shumë… *Gjumë i qetë?* * * Dëshironi të flini gjumë të qetë dhe të “luftoni” vapën? Një ekspert i gjumit ka zbuluar një “ilaç” shumë efikas: vendoseni jastëkun në frigorifer. Temperaturat e larta, deri në mbrëmje vonë, ndikojnë në procesin e ftohjes natyrale të trupit, ndërsa përgatitemi... more »
4 mënyra natyrale për mirëmbajtjen e duarve
Mënyra natyrale për duart në mënyrë që të jenë sa më të freskëta dhe të bukura… Produktet artificiale nuk ofrojnë ushqyerjen e produkteve natyralë ndaj dhe po japim disa receta për maskat e duarve. *Limoni * * *Limoni shërben për shumë qëllime por më i rëndësishmi është kujdesi i lëkurës. Nëse keni folur më parë me një dermatologe ose estetiste do t’ju kenë treguar për përfitimet e mëdha që keni nga limoni. Ai ju zbardh lëkurën e duarve dhe është antiseptik natyral i cili mjekon shumë infeksione të fshehura të lëkurës. *Mjalti * * *Mjalti është një hidratues natyral. Ai ul ashpërsi... more »
Ngjyrat e fytyrës dhe gjendja shëndetësore
Sipas mjekësisë tradicionale kineze, ngjyrat e pashëndetshme të fytyrës përfaqësojnë pesë lloje sëmundjesh. Sëmundjet e brendshme mund të shkaktojnë ndryshimin e ngjyrës së fytyrës, ndërsa treguesit e fytyrës së shëndetshme ndryshojnë sipas racave të ndryshme. - *Ngjyra e verdhë* e fytyrës mund të shkaktohet nga disa ushqime të veçanta ose nga sëmundjet. Shumë fruta dhe perime, si karota, kungulli, spinaqi etj. përmbajnë shumë betakarotinë, që mund të shkaktojë zverdhjen e fytyrës pas ngrënies së shumtë të këtyre frutave dhe perimeve. Përveç shkaqeve ushqimore, verdh... more »
Infeksionet vaginale – njohuritë bazike
Vaginitisi është një term mjekësor që përdoret për të përshkruar sëmundje të ndryshme të cilat mund të shkaktojnë infektim ose inflamim (pezmatim) të vagjinës. Vulvovaginitisi i referohet inflamimit edhe të vagjinës edhe të valvulave (gjenitaleve të jashtme femërore). Këto gjendje mund të vijnë si pasojë e ndonjë infeksioni vaginal të shkaktuar nga baktere, myqe, ose viruse, si edhe nga irritime prej kemikaleve të kremrave, produkteve kozmetike, ose edhe veshjeve me të cilat bie në kontakt kjo zonë. Në disa raste vaginitisi vjen prej organizmave që përcillen nga njëri te partneri t... more »
Produktet e domosdoshme për femra
Ka produkte të bollshme për kujdes të lëkurës dhe flokëve për femra. Por, për cilat me të vërtetë keni nevojë? Sa produkte për flokë i duhen një femre? Përgjigjja është se shumica grumbullojnë produkte të panevojshme. Shembuj: shampon për flokë normale, për flokë gjatë dimrit, për shkëlqim të flokut, shampona aromatikë me aromë të kokosit, mollës, portokallit. Dhe, secila shoqërohet më një balsam. Mos të flasim për produkte për kujdes të lëkurës – pastrues, zbutës, hidratues – të gjitha për lëkurë të ndjeshme. Të gjithë dëshirojmë të kemi një lëkurë të butë, flokë të shkëlqyeshme, dh... more »
Njerëzit e suksesshëm thonë shpesh “Më fal”
Njerëzit e suksesshëm, pa dallim të asaj se çfarë bëjnë, asnjëherë nuk kanë ndonjë plan B*.** *Ata janë veçanërisht të aftë të shesin gjithçka dhe shumë lehtë thonë “më fal” apo “unë jam fajtor”. Jef Heden, një këshilltar zyrtar ka publikuar disa taktika dhe qëndrime të njerëzve më të suksesshëm në ditët e sotme. Plani B nuk ekziston Njerëzit e suksesshëm kanë vetëm një plan dhe punojnë në të. Thonë se ashtu ndihen më rehat dhe asnjëherë nuk mendojnë për opsionin tjetër për realizimin e qëllimeve të tyre. Fillojnë nga fund*i*** * * Suksesi mesatar bazohet në qëllimin mesatar. Më ... more »
Çfarë të bëni kur fëmija adoleshent ju urren
Sjellja e një fëmije adoleshent është ndryshe nga e juaja, prandaj ai mund t`iu urrejë ju. Çfarë duhet të bëni? Ju shikoni se fëmija juaj adoleshent ju flet me një gjuhë të vrazhdë, shkruan keq për ju në rrjete sociale. Një pjesë e këtij zemërimi tek adoleshentët, vjen sepse ata nuk arrihen të kuptohen nga më të rriturit. Ndërkohë ju si prind filloni të shqetësoheni dhe të pyesni se pse fëmija ju urren dhe sillet ashpër me ju. Pse kjo gjë ndodh? Prindërimi është një proces dinamik. Disa gjëra janë ndryshe nga koha që fëmija juaj ka lindur, ( që është plotësisht i varur nga ju), ng... more »
Uji përshpejton aktivitetin e trurit
Konsumi i ujit është shumë i rëndësishëm për organizimin për një sërë arsyesh. Me shumicën e trupit tonë të përbërë nga uji, ai është jetësor për zhvillimin e jetësës dhe për mirëfunksionimin e disa organeve, veçanërisht të veshkave. Megjithatë, një studim i Universitetit të Londrës Lindore lidhi efektet pozitive të ujit edhe me një pjesë të trupit, ku ndikimi i tij nuk njihej më parë. Sipas studiuesve, shuarja e etjes me një gotë ujë, në vend të një lëngu tjetër, e bën trurin që të punojë deri në 14% më shpejt. Studimi universitar u realizua mbi 34 meshkuj dhe femra, të cilat pranua... more »
SUPLEMENT/ Gjithçka duhet të dinë femrat për të mbajtur lëkurën të pastër dhe të bukur
* * *Lëkura është gjëja e parë që njerëzit shohin kur ju shikojnë. Dhe çuditërisht konsiderohet si organi më i madh në trupin e njeriut. Shërben shumë qëllime duke përfshirë këtu edhe rolin mburojës ndaj baktereve dhe ambientit, dhe konvertimin e dritës së diellit në vitaminë D. Shtresa dhjamore përbrenda sipërfaqes së lëkurës ndihmon në sigurimin që lëngjet e rëndësishme brenda trupit tonë të qëndrojnë brenda. Lëkura juaj është pasqyrë e shëndetit tuaj dhe kështu ushqimi i mirë, fjetja e mjaftueshme, reduktimi stresit, të qenit i hidruar, etj; të gjithë luajnë rol në krijimin e nj... more »
Efektet pozitive të së qeshurës
E qeshura mund të duket si një përgjigjje e pavullnetshme ndaj diçkaje gazmore, por në fakt është më shume se sa kaq. Studimet sugjerojnë se e qeshura e forcuar apo jo, mund të ketë efekte pozitive në humor, ndihmon në uljen e stresit dhe bën këdo që të ndihet mirë. Më poshtë po japim benefitet e të qeshurës, që mund t`iu motivojnë të qeshni edhe për gjëra të vogla. E qeshura është ngjitëse Për shkak të aktivitetit kompleks të trurit që ndodh kur ju shikoni dikë që është duke qeshur, ajo është ngjitëse. Studimet tregojnë se thjesht të parit e një personi duke qeshur, aktivizon a... more »
Disa mite false mbi alkoolin
Keni dëgjuar shpesh disa shprehje “pro” alkoolit dhe më pas e keni konsumuar atë në bazë të tyre. Në fakt, keni dëmtuar çdo ditë veten tuaj, pasi ato janë thjesht disa mite false. Ja përse!… Ekzistojnë disa klishe të përgjithshme të cilat lidhen me konsumin e alkoolit. Shpesh thuhet se: “vera bën mirë për gjakun”, “të ngroh”, “është një tretëse e mirë e ushqimit” etj. Por bëhet fjalë vetëm për disa thënie të zakonshme, pa asnjë bazë shkencore. E vetmja gjë e sigurt është se alkooli i bënë keq organizmit tonë, madje ai nuk ndihmon as në jetën seksuale, përkundrazi e përkeqëson situa... more »
20 shenjat e tumorit tek femrat
*Pjesa më e madhe e femrave nënvlerësojnë shenjat e sëmundjeve serioze, nuk i marrin seriozisht dhe nuk shkojnë tek mjeku që në fazat e para të sëmundjes. Por, në rast të shfaqjes së ndonjë lloj kanceri mbesin shumë vonë në kurimin e tij. Më poshtë do japim 20 shenjat e sëmundjeve kanceroze të nënvlerësuara nga femrat sipas revistës “Reader’s Digest”:* * * * * 1. Bllokim dhe probleme në frymëmarrje: një nga shenjat e para që mbajnë mend të sëmurët me kancer në mushkëri, është bllokimi dhe problemet në frymëmarrje. 2. E kollitur kronike dhe dhimbje në kraharor: shumë lloje të kanceri... more »
Një kumbull kundër stresit të ditës
Kur përmendet kumbulla, mund t'ju shkojë mendja tek alkooli që kultivohet prej saj. Zakonisht harrojmë se sa e dobishme mund të jetë kumbulla me gjithë përmbajtjen shëruese që ka në veten e saj. Kumbulla prejardhjen e ka nga 'Prunus', që këtij lloji i takojnë edhe pjeshka, kajsia, nektarina, vishnjat dhe qershitë. 'Prunus' është një emër latin, dhe besohet se prejardhjen e ka tej detit Kaspik. Kumbulla kultivohet në mbarë botën, ndërsa prodhuesit më të mëdhenj janë: Amerika, Kina, Rusia dhe Rumania. Ekzistojnë mbi 2000 lloje të kumbullave, madhësish, shijesh dhe ngjyrash të ndrysh... more »
Dardha, “dhurata e Zotit” kundër sëmundjeve
Dardha (latinisht: Pyrus) është bimë drunore nga familja Rosaceae, frutat e së cilës përdorën për ushqim. Lloje të kësaj bime rriten në pjesë të ndryshme të Evropës, Azisë dhe Afrikës. Trungu i saj arrin lartësi mesatare 10-17 m, është gjethërënëse, me gjethe të thjeshta dhe të vendosura në mënyrë jo simetrike (2-12 cm). Fruti dardhës është pemë e lëngshme dhe e ëmbël me përbërje pak të kokrriztë. Sipas disa të dhënave kultivimi i dardhës daton që para 3000 vitesh. Supozohet se më këtë frut janë freskuar njerëzit që në epokën e gurit. Tek “Odisea” Homeri dardhën e karakterizon si... more »
Fëmijët dhe kompjuteri, kur dhe si mund ta përdorin
Fëmijët mund të fillojnë të përdorin kompjuter qysh në moshë shumë të hershme, por me disa rregulla të caktuara. Nxit kreativitetin dhe imagjinatën, rrit aftësinë e kujtesës, zhvillon shkathtësinë e përdorimit dhe ndjenjën e logjikës. Shkurt, komjuteri ndihmon fëmijët për t’u rritur. Nëse i jepni rast fëmija me dy vjet do të fillojë të bazat e shkakut dhe pasojës, dhe që duhet të jetë i ndjeshëm me tastierën dhe mausin. Megjithatë me këtë moshë megjithatë nuk duhet të prisni më shumë. Për ata do të jetë vetëm një lojë dhe hulumtim i rastësishëm, meqenëse ende nuk kanë aftësi aq të... more »
Estrogjeni, arsyeja pse gratë e përballojnë më mirë stresin
Gratë kanë dyshuar prej kohësh që janë më rezistente ndaj stresit se sa burrat, por sot, një hulumtim shkencor përpiqet të shpjegojë edhe arsyen. Studiuesit e Universitetit të Buffalo-s, në një letër të botuar në revistën e Psikiatrisë Molekulare, tregojnë një prirje më të madhe të grave për të mbajtur nervat në situata të vështira për shkak të efektit mbrojtës të estrogjenit, i cili bllokon efektet negative të stresit në tru. Në veçanti, eksperimentet janë kryer mbi minjtë meshkuj dhe femra, duke iu nënshtruar aktiviteteve që imitojnë përvojat sfiduese, në të cilat njerëzit përba... more »
Kujtesa, si mund ta përmirësoni ushtrimet për trurin
Nga ANDIS KARAGJOZI* Nuk është e këndshme kur sa hidhni sytë mbi fletë, më pas të harroni atë çfarë ishte shkruar. Çfarë ndodh nëse ju harroni datëlindjen e një shoku? Ndodh që jo çdo kush ka një kujtesë fotografike. Do të ishte mirë që secili të ndiqte disa hapa për të përmirësuar kujtesën e tij dhe me kalimin e kohës duke u praktikuar ata mund të fitojnë aftësinë e të mbajturit mend përmendësh të një sasie informacioni të konsiderueshëm. KESHILLA SPECIFIKE Bindeni veten se keni një kujtesë të mirë që duhet të përmirësohet. Shumë njerëzve mund t’i ndodhë një bllokim kujtese dhe... more »