Vaj antirrudhë nga lule mosketa
Rrudhat janë armiku kryesor i femrave. Ato nuk reshtin së ndjekuri metoda të ndryshme për heqjen e tyre aq sa ndonjëherë shpenzojnë edhe shuma marramendëse. Por fatkeqësisht nuk shohin asnjë rezultat. Por ka diçka që ju ndihmon Kremrat, ashtu si dhe vajrat antirrudhë, përbëjnë gjithmonë një temë shumë delikate, për të cilën nuk gjejmë informacionet e duhura. Shpesh na ka ndodhur ta nënvlerësojmë rëndësinë dhe efektivitetin e bimëve për bukurinë e trupit tonë. Për shembull e dinit që lulja e mosketës, përveçse është një lule shumë e bukur, ajo mund të shndërrohet edhe në vaj natyr... more »
Pesë ushqimet që ju ndihmojnë të flini
Nuk ju zë gjumi dhe kur zgjoheni gjatë natës nuk arrini të flini dot përsëri? Ky, padyshim, është një problem tepër serioz, por mos u shqetësoni më. Studimet e fundit kanë zbuluar se ngrënia e disa ushqimeve do t’ju ndihmojë të flini më mirë dhe pa asnjë problem. Ja se cilat janë këto ushqime… *Pagjumësia* Nëse vuani nga pagjumësia, ose nëse mendimet e shumta, ndonjëherë nuk ju lënë që të flini, provoni të hani diçka. Ngrënia e ushqimeve të duhura në momentin e duhur mund t’ju ndihmojë të kapërceni vështirësitë e gjumit. Duke ngrënë disa lloje ushqimesh në vend të përdorimit të i... more »
5 produktet ushqimore, të cilat nuk duhet ti keni në tavolinë
Ne konsumojmë produkte ushqimore të cilat jo vetëm nuk sjellin asnjë dobi për shëndetin por mund ta dëmtojnë atë. Janë disa hile që fshihen pas produketeve që konsumojmë. Dietologia klinike, Blerina Bombaj shpjegon për produktet të cilat duhet ti mbajmë sa më larg tryezës tonë. Po rendisim disa të cilat janë edhe më të përdorurat në tryezat tona. 1. *Buka e bardhë dhe gjithë produktet që bëhen me miell të bardhë!* Këto ushqime si byreket në rrugë, kruasanet etj, janë relativisht të lira, tebollshme dhe të shumëllojshme. Por të jeni të sigurt se prodhimet e miellit të bard... more »
Simptomat e shtatzënisë
Dëshiron që të kesh një fëmijë dhe për këtë fakt u kushton vëmendje sinjaleve edhe më të vogla të trupit tënd. Mosardhja e menstruacioneve, gjoksi i tendosur… dhe e imagjinoni veten me barkun e fryrë! Por a ekzistojnë simptoma karakteristike të shtatzënisë? Mund të keni besim te to? Trazirat hormonale që shoqërojnë shtatzëninë mund të provokojnë simptoma të hershme e karakteristike. Ato përkufizohen si fenomene “simpatike” të shtatzënisë, edhe pse jo gjithmonë meritojnë të quhen të tilla. *Mungesa e menstruacioneve, a është një simptomë e besueshme e shtatzënisë?* * * Shumë më pë... more »
Si të njihni ndërlikimet e diabetit me sëmundjet e tjera
*Diabeti arrin mjaft shpesh t’i “mashtrojë” viktimat e tij. Ja në ç’mënyrë* * * Rrallë ndonjë sëmundje tjetër në dukje kaq “e butë” krijon ndërlikime kaq të shumta e të rënda sa diabeti. Rrallë ndonjë sëmundje tjetër sa ai arrin të prekë e të dëmtojë aq heshtazi e ngadalë thuajse të gjitha organet kryesore te trupit pa përjashtim dhe sidomos enët e gjakut duke krijuar aksidente kaq dramatike e madje tragjike. Çudia është se vetëm pak të sëmurë me diabet e dinë këtë të vërtetë dhe akoma më të paktë janë ata që e besojnë. Diabeti arrin mjaft shpesh t’i mashtrojë viktimat e tij. Si, në ... more »
Keni pirë shumë? Ja këshillat për të marrë veten
Nëse keni pirë shumë alkool, ja disa këshilla për të marrë veten të nesërmen në mëngjes!* * Për ata që janë dehur, nuk ka gjë më të mirë se sa ilaçet pasi kanë pirë! E kujt nuk i ka ndodhur që të ketë pirë shumë dhe mes të vjellave dhe dhembjes së kokës të ketë pasur nevojë për kurat apo ilaçet mbrapa dehjes? Ndonjëherë, në festat ku bisedat dhe të qeshurat nuk mungojnë, nga një gotë alkool kalohet në tjetrën dhe pa e kuptuar fare keni pirë shumë… Këtë gjë e kuptoni të nesërmen në mëngjes, kur zgjoheni dhe kur kërkoni ndonjë gjë për të qetësuar dhembjen e tmerrshme të kokës dhe ndje... more »
Gjërat që dëmtojnë trurin tonë!
Truri si organ i brendshëm i njeriut ka nevojë për pushim. Pagjumësia e madhe apo çrregullimet e theksuara të gjumit përshpejtojnë vdekjen, sepse mungesa e gjumit shoqërohet me eliminimin e qelizave trunore. * Mosngrënia e mëngjesit Njerëzit të cilët nuk hanë mëngjes do të kenë sasi të pakta të sheqerit në gjak dhe si rezultat i kësaj, truri nuk do të ketë rezerva të mjaftueshme ushqyese, prandaj shkakton degjenerimin e trurit. Kështu edhe në rastet e dietave ushqimore ngrënia e mëngjesit është e rekomanduar nga dietologët. * Ngrënia pa masë Jo vetëm mungesa e oreksit por edhe ng... more »
Mënyra për t’u dobësuar duke humbur 500 kalori në ditë
E vërtetë absolute: Ja 22 metodat e thjeshta për t’u dobësuar duke humbur 500 kalori në ditë nga dieta juaj e zakonshme E dinit se duke djegur 500 kalori në ditë do të arrini të humbni deri në 1 kilogram në javë? Nuk është nga ato teoritë e zakonshme që qëndrojnë në ajër, por thjesht një metodë efikase për të humbur peshë. Gjithçka që duhet të bëni për të shkrirë yndyrën e tepërt në trupin tuaj, është thjesht se duhet të konsumoni 500 kalori çdo ditë. Por si? E thjeshtë, mjafton të organizoni ushqyerjen e zakonshme dhe të keni këtë stil jete në bazë të disa këshillave të thjeshta... more »
Kristaloterapia - Shërimi përmes gurëve të çmuar
*Shkenca e jonë bashkëkohore sot disponon dëshmi tejet bindëse materiale, se llojet e ndryshme të kristaleve, që nga kohërat më të lashta, janë trajtuar si simbole të fuqisë dhe pasurisë* Njohuria për aftësitë e paparashikueshme të kristaleve, nuk është diçka e re. Shkenca e jonë bashkëkohore sot disponon dëshmi tejet bindëse materiale, se llojet e ndryshme të kristaleve, që nga kohërat më të lashta, janë trajtuar si simbole të fuqisë dhe pasurisë. Zakonisht, ishin të vendosura si stoli shtesë të amuleteve dhe talismanëve të ndryshëm, që konsideroheshin relike mbrojtëse nga e keqja... more »
Ushqimet, luftëtari kryesor i celulitit
Për të luftuar celulitin duhet të bëjmë kujdes me ushqimet. Ja cilat janë ato që na ndihmojnë më shumë për të qenë në formë *Mrekullia* Celuliti është një problem që i intereson pjesës më të madhe të grave, që më shumë se sa nga shëndoshja e trupit, varet shumë nga stili i jetës dhe nga ushqimet që konsumojmë. Lajmi i mirë është që ne mund të bëjmë diçka për ta ndryshuar dhe përmirësuar situatën. Por cili është ai veprim i thjeshtë dhe i dobishëm për të luftuar problemin? Kufizoni konsumimin e kripës, shmangni pijet me sheqer, të gazuara ose me kafeinë. Fjalët magjike, të çdo dite... more »
Fytyra hartë treguese për një problem të mundshëm me shëndetin
Gjithnjë e kemi ditur që aknet në zonën e mjekrës para ciklit menstrual, tregojnë çrregullimin e ekuilibrit hormonal. Në fakt çdo zonë e fytyrës e prekur nga aknet, s’është tjetër veçse një mënyrë sinjalizimi që në trupin tonë ka diçka që nuk shkon. Kjo lloj metode e diagnostikimit të problemeve shëndetësore është qindra vjeçare dhe i ka rrënjët në Kinë. Sot, kjo metodë është shumë e shpërndarë në botë dhe konsiston në ndarjen e fytyrës si hartë, ku çdo pjesë e kësaj harte është e lidhur me një organ të caktuar. Ndaj, çdo parregullsi e lëkurës në një zonë të caktuar, na sinjalizon ... more »
Grupi i gjakut, tregon karakterin tuaj!
Në disa vende të botës, si për shembull në Japoni, grupi i gjakut pasqyron karakterin e njerëzve, ngjashëm sikurse ne që kemi horoskopin. Madje, të dhënat për grupin e gjakut mund t’i gjeni te çdokush në profilet e rrjeteve sociale dhe kështu me radhë. Lexoni se si ndikon grupi juaj i gjakut, sipas kulturës japoneze. Grupi A Personat me këtë grup gjaku janë të vyeshëm, seriozë, të ndjeshëm, të durueshëm dhe të përmbajtur. Ata janë partnerë të shkëlqyeshëm dhe e duan shoqërinë e tyre prej të cilëve presin përkrahje çdoherë kur përjetojnë ndonjë periudhë të stresuar në punë. Janë p... more »
Si ta freskoni erën e gojës?
Si të largojmë erën e pakëndshme të gojës? Nga vaji i mentës e deri te çamçakëzi me përbërësit e lëvores së Manjolias – lexoni këshillat e bakteriologëve për të larguar aromën e keqe të gojës. *Majdanozi i freskët* * * Nëse ju përtypni këtë barishte në sasi të vogla, nuk do të lejoni që njerëzit të kthejnë kokën nga ana tjetër kur ju filloni për të flisni, për shkak të aromës jo të këndshme të frymëmarrjes, sidomos kur sapo çoheni nga gjumi. Majdanozi përmban disa përbërës antibakterialë të cilat largojnë mikrobet e dëmshme që gjenden në gojë. *Rrëshira* * * Rrëshira natyrale para... more »
Shkaqet e shpeshta të problemeve të pjellorisë tek femrat
Rreth 10 për qind e moshës riprodhuese, kanë vështirësi për të mbetur shtatzënë. Rreth 30 për qind të rasteve janë për shkak të problemeve tek femra, 30 për qind të problemeve tek mashkulli, dhe pjesa tjetër për shkaqe të pashpjegueshme ose faktorë të shumëfishtë që përfshijnë të dy partnerët. Nëse ju keni pasur marrëdhënie seksuale të rregullt, të pambrojtur, për më shumë se një vit (ose gjashtë muaj, nëse ju jeni mbi 35 vjeç) pa konceptimin, kontaktoni mjekun tuaj. Gati 90 për qind e çifteve me probleme infertiliteti, mund të trajtohen me sukses. Mbani në mend se normat e suksesi... more »
Si ta shpëtoni lëkurën tuaj nga plakja?
Dy gjërat kryesore që ju mund të bëni për të mirën e lëkurës tuaj janë të mos pini duhan dhe të mos i ekspozoheni rrezeve të tepërta të diellit. Por mos mendoni se të hiqni duhanin do të mbroni lehtësisht lëkurën tuaj nga ajo e cila tashmë ka ndodhur. “Fatkeqësisht, femra te reja po vazhdojnë të pinë duhanin” thotë dermatologia Doris Day. “Është një ndër gjërat më të këqija, pas rrezeve të diellit, që ju mund t’i bëni lëkurës tuaj.” Shenjat e plakjes mund të jenë ende delikate në të tridhjetat, thotë Doris Day. “Por kjo është një kohë e mirë për të filluar për t’i trajtuar ato.” Pë... more »
Fëmijë me tre prindër, tashmë e mundur
*Për të shmangur një sëmundje të trashëgueshme, shkencëtarët po punojnë për të përdorur material gjenetik nga dy gra njëherësh për të krijuar një embrion të shëndetshëm, por debati është i shumtë për komplikimin gjenetik* * * *Mjekësia* *James Gallagher, BBC* Britania e Madhe pritet të bëhet vendi i parë që do të lejojë konceptimin e fëmijëve përmes përdorimit të materialit gjenetik nga tre njerëz, pasi qeveria mbështeti një teknikë të re të njohur si fertilizim in vitro, IVF. Autoritetet pritet të hartojnë rregullat më vonë këtë vit dhe procedura mund të jetë e disponueshme brenda dy... more »
Vitaminat C dhe E mbrojnë muskujt
Vitamina C dhe ajo E është treguar se pengojnë dëmtimin e muskujve Dy studime të ndryshme kanë përcjellë ndikimin e konsumimit të ushqimit të pasur me vitaminë C dhe E në efektin e muskujve gjatë aktiviteteve aerobike, Hulumtimi është realizuar në 64 sportistë të stërvitur të cilët janë ndarë në katër grupe dhe për një periudhë katër javore kanë konsumuar: - Vitaminë C, 250 mg/d; - Vitaminë E, 400 IU/d; - Vitaminë C dhe Vitaminë E - Placebo. Rezultatet e studimit kanë treguar se në grupet të cilat kanë konsumuar vitaminë C dhe vitaminë E ka ardhur te ulja e markerëve të stresit oksid... more »
E çuditshme, por e vërtetë: Miqtë i bëjnë mirë shëndetit
Nëse dëshironi të jetoni gjatë, të qetë dhe në formë, përpara se t’u drejtoheni mjekëve dhe trajnerëve të atletikës, gjeni kohë për jetën shoqërore. Kjo është fjala e shkencëtarëve… Thënia e vjetër se “ai që gjen një mik, gjen një thesar”, është më se e vërtetë. Për shkencën, në fakt, një jetë me marrëdhënie të pasura dhe me përmbushje është një eliksir i vërtetë për shëndetin, jo vetëm psikologjik, por edhe fizik. Këtë e konfirmojnë studime të ndryshme. Me kalimin e viteve studiuesit kanë nxjerrë në dritë shumë efekte pozitive që miqtë dhe koha që kalojmë me ta, na bëjnë mirë pë... more »
Sheqeri, po aq i rrezikshëm sa duhani dhe akooli
Çdo vit në botë vdesin rreth 35 milionë njerëz nga pasojat e përdorimit të tepërt të sheqerit, i cili plotësisht mund të çrregullojë punën e metabolizmit, të hormoneve dhe të mëlçisë, tërheqin vëmendjen profesionistët. Edhe pse sasia e vogël e sheqerit nuk paraqet problem, sasitë më të mëdha të përdorimit çdo ditë të këtij “helmi” të ëmbël mbysin, ndërsa brenda vitit vdesin 35 milionë njerëz në gjithë botën, tregojnë shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë. Dëshmohet se lëngjet e sheqerosura dhe ushqimi i ëmbël janë përgjegjëse për sëmundje, siç është trashësia, karcinoma, pro... more »
Kujdesi i lëkurës në plazh
Shëtitja në rërën e butë dhe dëgjimi i shfryrjes së valëve të detit diku në thellësi, është një ndër përjetimet më të mrekullueshme në plazh. Por, sapo ktheheni nga pushimi, përballeni me një realitet shumë të pakëndshëm… Po flasim për një rrezitje të tmerrshme të lëkurës dhe për shumë probleme të tjera që mund të shkaktohen nga një ditë që e kaloni në plazh. Pa dyshim që shpenzimi i kohës në plazh mund të jetë i veçantë, mirëpo nëse nuk bëhet një kujdes i duhur për ta mbrojtur lëkurën, mund të gjendeni përballë një befasie të jo shumë të dëshiruar. Dielli i ashpër, rëra dhe era e ... more »
Pija energjike që djeg yndyrnat
Ja reçeta e pijes energjike e cila njëkohësisht djeg edhe yndyrnat rreth stomakut. Përveç kësaj, me këtë pijë do të merrni edhe një numër të madh të vitaminave. *Përbërësit:* - 6 qese çaj të gjelbër - 2,5 litër ujë - lëngu i 4 kokrrave të limonit - gjethe mente - akull *Përgatitja:* Vendosni ujin në një enë deri sa të vlojë. Pasi të vlojë hidhni qeset e çajit të gjelbër dhe lërini të qëndrojnë për 10 minuta. Ndërkohë shtrydhni limonat dhe lëngun e fituar shtojeni çajit të ftohur. Shtoni gjithashtu edhe gjethet e mentës dhe akullin. Kjo pije të konsumohet gjatë gjit... more »
Veshkat, 10 simptomat e sëmundjes, si kurohen
*Si dëmtohen veshkat, bimët mjekësore që kurojnë sëmundje*n Tumoret janë shumë të përhapura tek njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e veshkave. Përveç gurëve edhe tumoret duhet të trajtohen, sipas specialistëve, me bimë mjekësore të cilat duhet të përdoren në formën e lëngjeve. Për të evituar problemet me veshkat është e rëndësishme që çdo njeri, pavarësisht faktit nëse është i sëmurë apo jo, duhet të konsumojë të pakën 2 litra ujë në ditë. *Karcinoma renale* Njihet edhe si “karcinomë me qeliza boshe” ose si hipernefromë. Ai është tumor malinj më i shpeshtë i veshkave dhe prek më sh... more »
E pabesueshme por e vërtetë: qëndrimi ulur shkurton jetën!
Ditët tona, për një arsye apo një tjetër, janë sedentare. E nëse është e vërtetë që secili prej nesh ka shumë impenjime gjatë ditës është po kaq e vërtetë që për të përfunduar secilën prej tyre zakonisht nuk është e nevojshme të qëndrojmë në këmbë apo të ecim. Në këtë mënyrë kalojmë orë mbi librat në shkollë, të ulur në klasë, të ulur përpara kompjuterit, të ulur pas një skrivanie në zyrë… Të gjithë e dimë se të qëndrosh ulur për një kohë shumë të gjatë ose mos praktikimi i ndonjë sporti mund të sjellë akumulim yndyrnash të tepërta në zona kritike. Jeta sedentare ndikon kaq shumë s... more »
Përpjekjet për të ngelur shtatzënë – disa fakte
Nëse keni vendosur të mbeteni shtatzënë, ju po futeni në një kohë të rëndësishme dhe ngazëlluese të jetës tuaj. Në këtë tekst do të informoheni për disa fakte bazike dhe do përgatiteni për mbetjen shtatzënë. A jeni të shqetësuar për mbetjen shtatzënë? Në të vërtetë nuk duhet aspak të shqetësoheni edhe nëse mbetja shtatzënë nuk do të ndodhë menjëherë. Gjasat janë në favorin tuaj që ju të filloni të përgatitni kompletet e foshnjës dhe të planifikoni hapësirën e fëmijës shumë shpejtë. Sipas statistikave amerikane: - Vetëm 25 për qind të të gjitha femrave mbeten shtatzëna në muajin ... more »
Stresi nxit puçrrat
Hormoni i stresit mund të ndihmojë në paraqitjen ose theksimin e akneve të të rriturit. Sipas ekspertëve, hormoni i stresit përforcon aktivitetin e pikërisht atyre hormoneve që shkaktojnë aknet. Veç hormonit të stresit, edhe hormonet femërore, estrogjenet, të cilat rriten në fund të ciklit menstrual janë përgjegjëse për një vrull të ri të daljes së akneve. Puçrrat nuk duhet të ngacmohen, sepse kjo e përkeqëson gjendjen e tyre. Nëse shpërthehejnë, ato duhet të trajtohen me ndonjë dezinfektues dhe antiinflamator, si acidi salicilik. Andaj, veç kujdesit të mirë të lëkurës tuaj, kujdes... more »
Në cilën moshë mund të fillojë të përdor kompjuterin fëmija?
Fëmijët mund të fillojnë të përdorin kompjuter qysh në moshë shumë të hershme, por me disa rregulla të caktuara. Nxit kreativitetin dhe imagjinatën, rrit aftësinë e kujtesës, zhvillon shkathtësinë e përdorimit dhe ndjenjën e logjikës. Shkurt, kompjuteri ndihmon fëmijët për t’u rritur. Nëse i jepni rast fëmija me dy vjet do të fillojë të bazat e shkakut dhe pasojës, dhe që duhet të jetë i njdeshëm me tastierën dhe miun. Megjithatë me këtë moshë megjithatënuk duhet të prisni për së tepërmi. Për ata do të jetë vetëm një lojë dhe hulumtim i rastësishëm, meqenëse ende nuk kanë aftësi aq ... more »
Pini ujë për shëndetin tuaj
Konsumimi i pakët i ujit ngadalëson funksionet e trupit dhe mund të çojë edhe prirje për t’u prekur nga ftohje dhe sëmundje të tjera, veçanërisht të imunitetit dhe të veshkave. Derisa theksojnë rëndësinë e konsumimit të shpeshtë të ujit, ekspertët njëkohësisht pohojnë se personat të cilët pinë pak ujë ndihen të lodhur, nuk përqendrohen dhe përjetojnë çrregullime të kujtesës. Nënvlerësimi i pirjes së ujit në jetën e përditshme sjell me vete shumë probleme. Asnjë nga lëngjet e tjera nuk mund ta zërë vendin e ujit. Specialistët pohojnë se çajet e ndryshme, kafeja, lëngjet e frutave, e ... more »
Kanceri i prostatës
Kanceri i prostatës është lloji i kancerit i cili fillimisht formohet në indin e prostatës (një gjëndër në sistemin repoduktiv mashkullor nën fshikën e urinës dhe para rektumit). Kanceri i prostatës zakonisht paraqitet te meshkujt më të rritur. Kanceri i prostatës është kanceri dominues te meshkujt, me 25 për qind të të gjithë të pacientëve meshkuj me kancer që janë të prekur pikërisht nga ky lloj. *Çfarë është prostata?* Prostata është pjesë e organeve reproduktive mashkullore. Ajo është e vendosur para rektumit dhe nën fshikën urinare. Prostata rrethon uretrën, gypin nëpër të c... more »
Vitaminë A për mushkëri të shëndetshme
Në mesin e shumë efekteve pozitive që ka në shëndetin e njeriut, vitamina A mundëson edhe një funksionim më të mirë të mushkërive. Studiuesit amerikanë kanë analizuar fëmijë të moshës nga nëntë deri në 13 vjet, dhe kanë arritur në përfundim se funksioni i mushkërive te fëmijët, nënat e të cilëve gjatë shtatzënisë kanë konsumuar vitaminë A, ka qenë më i mirë se i atyre fëmijëve, nënat e të cilëve nuk kanë konsumuar sasi të duhura. Rezultatet po ashtu kanë treguar se beta-karoteni, që është një prekursor i vitaminës A, nuk ka treguar efekt pozitiv. Vitamina A veç për funksionin e mush... more »
Gërhitja dhe problemet me zemrën e frymëmarrjen
*Gërhitja mund të shkaktohet edhe nga një ngushtim i rrugëve të ajrit, pra të frymëmarrjes, ajo mund të shkaktohet edhe si rezultat i një gjumi të keq ose nga anomalia e indeve të buta në fyt. Në rast se rrugët e frymëmarrjes ngushtohen, ato krijojnë mundësi për të filluar një gërhitje* *Disa këshilla për të ndaluar gërhitjen:* Nëse keni provuar të flini në të gjitha pozicionet dhe përsëri vazhdoni të gërhini, disa nga këto ushtrime mund t’ju ndihmojnë Humbni pak në peshë, kjo mund të zvogëlojë indin yndyror në pjesën e pasme të fytit, gjë e cila mund t’ju ndihmojë që të ... more »
Me brokoli dhe lakra kundër sëmundjeve
*Lakra përmban vitaminën A, vitaminë C, vitaminën E dhe vitaminën B. Secila prej këtyre lëndëve ushqyese është e vlefshme për trupin e njeriut. Vitamina A është e rëndësishme për lëkurë të shëndetshme dhe shikimin. Vitamina B ndihmon për të nxitur metabolizmin e energjisë dhe ruan integritetin e indeve nervore në të gjithë trupin* Brokoli është ushqim thelbësor për shtatzënat, sepse është i pasur me proteina, kalcium, vitamina, antioksidant, detoksifikues, hekur, fosfor, të cilët e bëjnë një komponent ideal për dietat. Brokoli dhe lakra, dy perime mjaft të rëndësishme, jo vetëm ... more »
5 pijet luftojnë stresin
Ka shumë mjete për të luftuar stresin. Të cilat nuk kanë lidhje fare me drogat, por që ama mund të konsiderohen të ngjashme me efektin e tyre qetësues për momentin, teksa jemi të vënë përfund nga stresi. Cilat janë ato? *1) Një gotë qumësht* * * Qumështi përmban një substancë, e cila kur metabolizohet, kthehet në hormonin që siguron mirëqenien dhe paqen e mendjes: serotonin. Por qumështi përmban edhe magnez, kalcium dhe kalium, substanca të dobishme, sepse ato mund të ulin presionin e rritur, pikërisht për shkak të stresit.** *2) Një çokollatë e nxehtë* * * Çokollata stimulon liri... more »
Studim Lulet, ndikojnë në atmosferën e punës
* *Begonia, vjollca, cyklama, luledragua, spatifilum, hibiskus, kaktus zbukurojnë zyrën tuaj, vetëm me pak angazhim dhe njohuri. Një studim i bërë nga “Washington State University” thotë se bimët në zyrë janë shumë të dobishme, sidomos për punonjësit, të cilët nuk kanë një pamje nga dritarja. Nga studimi vjen edhe një fakt tjetër, punëtorët që kanë bimë në zyra janë më produktivë dhe të shpejtë për të reaguar. Ata nuk kanë stres, gjithashtu kanë presion të ulët të gjakut. Për t’u ndier mirë dhe të qetë në punë apo në shtëpi duhet të jeni të rrethuar me sa më shumë lule. Ndërsa, sh... more »
Pjepri, fruti i lehtë dhe i shëndetshëm
*Pjepri futet në kategorinë e frutave më të shëndetshme. Njihet për vetitë e tij antistres, lufton të nxehtin dhe parandalon plakjen. Është plot me vlera ushqyese dhe ndikon pozitivisht te kockat dhe lëkura, duke u kujdesur edhe për ngjyrën e kësaj të fundit gjatë verës. * *Është antistres* * * Pjepri është një ushqim që lufton stresin. Një studimi kryer në Itali ia atribuon vetitë kundër stresit antioksidantit të njohur si superoksid dismutasi. Ai është një enzimë që transformon substancat e rrezikshme për organizmin. *Është antioksidant* * * Pjepri përmban vitaminë A dhe C. E pa... more »
Llumi i kafes kuron bukurinë dhe shumë funksione të tjera
Mendoni se sa llum kafeje hedhim në plehra çdo ditë dhe kjo është një turp i vërtetë, sepse ai është i pasura me antioksidantë dhe mund të ripërdoret në shumë mënyra. Llumi i kafes është një aleat i përkryer për kujdesin e bukurisë, por edhe për shtëpinë, kopshtin etj. Ju mund ta përdorni atë për të shmangur milingonat, për të pastruar shtëpinë, por të hequr erën e keqe, kundër celulitit dhe shumë më tepër. *Le të fillojmë nga se si të ripërdorimin llum kafeje për bukurinë.* - Për një trajtim anticelulit miksoni llumin e kafes me sheqer ngjyrë kafe dhe me pak vaj kokosi. Pas... more »
Fruti që lufton kancerin, 10.000 herë më i fortë se kimioterapia!
Ky frut është 10.000 herë vrasës më i fortë i kancerit sesa Kemioterapia (Chemo-therapy) Lëngu ose ky frut që është frut i Gravioles,është një mrekulli natyrore vrasëse e qelizave të kancerit 10.000 herë më i fortë se Kemioterapia.Rëndësia etij është jetike, ndaj kjo këshillohet të përdoret nga të gjithë personat që vuajnë nga sëmundja e kancerit.
Kanceri i prostatit, zgjidhja: vaji i ullirit dhe frutat e thata
Meshkujt me kancer në prostat mund ta përballojnë më mirë këtë sëmundje, nëse ata bashkëngjisin në mënyrën e të ushqyerit të tyre, vajë ulliri, fruta të thata dhe avokado, si të dhe reduktojnë e të kufizojë yndyrtat shtazore dhe karbohidratet, sipas një studimi të ri. Nga studimi rezultoi se të gjithë ata pacientë që kanë zëvendësuar 10% të yndyrave shtazore dhe të karbohidratet me yndyrna të shëndetshme të përmendura më lart, kanë 29% më pak gjasa të vdesin nga përhapja e kancerit, krahasuar me ata që nuk e kanë bërë këtë ndryshim të shëndetshme. Kanë 26% më pak mundësi të vdesin ... more »
SUPLEMENT/ 100 këshilla speciale për një zemër të shëndetshme
*A e dini se më shumë se 51 milionë gra në Amerikë vuajnë nga sëmundjet e zemrës? Dhe se më shumë femra se meshkuj vdesin nga ajo? Në fakt, është problemi kryesor shëndetësor që vret gra (jo nga kanceri-një mit të përbashkët). Por një lajm i mirë është se vetëm pesë udhëzuesit e jetesës: pini alkool në masë të moderuar, një dietë e shëndetshme, ushtrime të përditshme, peshën normale të trupit, dhe mos pirja e duhanit, mund të ulë rrezikun e sulmit në zemrën tuaj në masën 92 %, sipas një studimi suedez me më shumë se 24.000 gra. Më poshtë radhiten 100 këshilla që janë projektuar ng... more »
A e dini arsyen pse na hapet goja?
Të gjithë e pyesim veten pse na ndodh shpesh të na hapet goja. A është ky një mekanizëm i pavullnetshëm? Kur ne e hapim gojën? Këto janë disa pyetje që u kanë dhënë përgjigje disa shkencëtarë. Mjeku parisien dr. Double, ka bërë me dije se hapja e gojës është e lidhur me rritjen e shpejtë të fëmijëve. Akoma ka disa anë të errëta dhe të pashpjegueshme. Hapja e gojës përbëhet nga 3 faza: frymëmarrje e thellë, gojë e hapur, e ndjekur nga një bllokim i frymëmarrjes, e ndjekur nga një nxjerrje e frymës e lehtë. Gjithçka ndodh në 3 deri 5 sekonda. Në fakt, akti i hapjes së gojës lejon lir... more »
Ushqimi që parandalon alergjitë
Peshku i pasur me omega 3, siç është salmoni, është një aleat shumë i mirë kundër alergjive. Nëse merret rregullisht qysh në moshë të vogël, është në gjendje që të forcojë sistemin imunitar, kjo sipas një studimi të Universitetit të Stokholm. Studimi në fjalë ka përfshirë 4 mijë fëmijë, që nga lindja deri në moshën 8 vjeçare. Gjatë shqyrtimit të tyre u evidentua fakti se ata fëmijë që kishin ngrënë sasi më të mëdha peshku, edhe më shumë se një herë në javë, ishin më të mbrojtur nga alergjitë. Andrea Poli, drejtor shkencor i Nutrition Foundation of Italy, shpjegon se, “Rezultatet e... more »
Shfryni inatin, do të shmangni një sërë sëmundjesh
Të shfrysh inatin por pa e ekzagjeruar bën mirë për shëndetin. Kjo e dhënë është e demonstruar edhe nga një studim i universitetit Harvard. Studiuesit kanë mbajtur nën kontroll për dy vjet 23 mijë persona mes moshës 50 dhe 85 vjeçare, duke zbuluar se kush e kishte lënë veten të lirë të shfrynte inatin kishte ulur në 50 për qind rrezikun e ndaj ifarkteve në krahasim me ata që ishin mësuar të përmbaheshin. Simptomat e atyre që mbajnë brenda inatin 1. Dhimbja e kokës: Agresiviteti mundohet të dalë jashtë dhe të duket sikur të plas koka 2. Tensioni muskular: Muskujt vetëkontrollohen p... more »
5 ushqime që djegin yndyrnat, ja si të humbisni kilet
Për t’u dobësuar mirë dhe në mënyrën e duhur është i nevojshëm një regjim ushqyerje i ekuilibruar dhe i shëndetshëm. Për këtë është mirë të zgjidhni ushqimet e duhura në mënyrë që të ndihmoni metabolizmin të djegi yndyrnat e tepërta. Cilët janë këto ushqime? Le ti zbulojmë së bashku: Çaji jeshil Të shumta janë studimet që konfirmojnë se çaji jeshil është shumë i mirë për të rënë në peshë. Omega tre, peshku Peshku jo vetëm që ju ndihmon të dobësoheni, por mbi të gjitha falë omega 3 favorizohet oksidimi i yndyrnave. Disa studime kanë vënë në dukje se mund të arrini rezultatet e duhur... more »
Qeshja është diçka serioze, ja pse
Të qeshurit jo vetëm ndihmon për të përmirësuar humorin, siç sugjerohet nga studime të ndryshme, por i bën mirë shëndetit si fizik, mendor edhe shpirtëror. “Qeshja është më shumë se thjesht një buzëqeshje, për të ruajtur ndryshimet fiziologjike, ndaj këshillohet të qeshet dhe të bëhet përditë”, shprehet instruktori i yoga për qeshjen, Lotte Mikkelson. Sesioni i yoga-s së qeshjes, i kombinuar me praktikën e frymëmarrjes relaksuese, me seanca të qeshuri, zvogëlojnë nivelin e stresit dhe tensionit. UnitedMind ka hartuar një listë ku thuhet se të qeshurit është diçka serioze dhe ka kët... more »
Shëndeti i flokëve në verë
Të mbash flokë të bukur në verë është një detyrë e lehtë për t’u realizuar, nëse respektohen disa rregulla për kurimin e tyre. Të dish t’i trajtosh, çfarë është e mirë apo e keqe për ta, do t’ju shërbejë për t’i mbrojtur nga sulmet e ndryshme. Të zbulojmë së bashku këshillat e ndryshme të Hélène Clauderer, specialiste e flokëve. *Deti dhe dielli* Kur ekspozohen në diell, në erë dhe në det, flokët tanë nuk janë të gjithë të ngjashëm. Ne do t’ju servirim gjithçka që duhet të dini për ta, që të mos gaboni. *Të gjithë llojet e flokëve e duan diellin* * * Në sasi të arsyeshme, dielli... more »
Pse kaq shumë snobizëm në lidhje me tapën?
Një lloj i ri tape që mbulon shishen në formë kapuçi me metal dhe plastikë është hedhur në treg. Por me këtë humbet zhurma tradicionale e hapjes së shishes së verës dhe kjo mjafton që tapa e re të refuzohet *Kultura e verës* * * *Tom de Castella* * * Ngjan si e pagabueshme. Një shkencëtar mund të flasë për një zhurmë shpërthyese të tapës së verës në kuptimin e presionit apo elasticitetit. Por për të dashuruarit pas verës, zhurma karakteristike nënkupton se diçka e mirë po ndodh. Ajo shkakton një lidhje, një intimitet shoqëror, relaksim, aroma buqetë, festë… të gjitha këto shkojnë ... more »
Pijet energjike, rrezik për shëndetin e adoleshentëve
Një studim i ri ka zbuluar se pijet energjike mund të shkaktojnë dëme të mëdha për adoleshentët, sidomos kur kombinohen me alkool *Studimi* * * Shumë pije energjike kanë përbërës, të cilët mund të japin një efekt të dëmshëm mbi shëndetin e adoleshentëve, sidomos kur përzihen me alkoolin. Është bërë një trend i adoleshentëve të konsumojnë pije energjike teksa janë ulur duke shijuar bisedën me miqtë, e shpeshherë në mbrëmjet e festave i shoqërojnë ato edhe me alkool duke e rritur edhe më shumë rrezikun. Ato reklamohen si pije që rrisin kënaqësinë në tru, forcojnë sistemin imunitar e... more »
Këshilla për të qëndruar të rinj
Të jetoj më gjatë dhe më mirë! E kush është ai njeri që nuk e dëshiron këtë gjë! Fatmirësisht, duket se edhe për këtë pjesë studiuesit amerikanë e kanë gjetur zgjidhjen. Ndiqni këto këshilla… Të jetosh më mirë dhe më gjatë? Po është e mundur! Zgjatja e jetëgjatësisë së jetës ka përfshirë shumë mjek dhe studiues, në veçanti ata të zonës anglishtfolëse. Ata kanë kryer studime të ndryshme në lidhje me mekanizmat e jetëgjatësisë. Ja disa këshilla të shkëputura nga kërkimet e tyre shkencore: *1 – Dil shpesh me miqtë* * * Kultivoji miqësitë e tua nëse dëshiron të qëndrosh në formë. Akt... more »
Historia e picës
*Historia e picës, “rrotës” së shijshme dhe revolucionare të ushqimit, që ndryshoi zakonet botërore të të ngrënit * * * * * I themeluar për herë të parë rreth vitit 600 përpara Krishtit si një vendbanim grek, Napoli i viteve 1700 dhe ai i 1800-s së herët ishte një qytet i lulëzuar ujor. Teknikisht një mbretëri e pavarur, ishte e njohur për turmat e varfra që punonin shumë, që quheshin “lazzaroni”. “Sa më afër qendrës, aq më e dendur bëhej popullata dhe shumica e jetës së tyre zhvillohej në mjedis të hapur, ndonjëherë edhe në shtëpi aq të vogla sa një dhomë”, thotë Carol Helstosky, au... more »
Gjashtë ushqime që duhet t’i hani në shtatzëni
Tash që jeni shtatzënë, ju përpiqeni të mendoni më me kujdes për ushqimin që hani, sepse ai duhet të përfshijë përbërësit kryesor të cilët i duhen bebes tuaj për t’u zhvilluar. Gjatë shtatzënisë, për shembull, ju keni nevojë për më shumë proteina dhe kalcium për të ndërtuar indet dhe kockat e bebes. Ju po ashtu keni nevojë për më shumë acid folik që mbron nga defektet e lindjes, si edhe më shumë hekur për të ndihmuar prodhimin e qelizave të gjakut të cilat tash duhet të dërgojnë oksigjen edhe për beben tuaj. Ja cilat janë super-ushqimet, të cilat do t’ua ofrojnë juve të gjithë këta... more »
5 ushqime që shërojnë dëmet e diellit
Nëse dëshironi të hani mirë për të ndihmuar lëkurën tuaj të duket më e mirë, filloni duke zgjedhur ushqime të pasura me antioksidues. *Antioksiduesit dhe drita e diellit: Çfarë duhet të dini* * * Shumica prej nesh lyhemi me kremra mbrojtëse nga dielli dhe mbulohemi me kapelë dhe këmisha të gjata kur mundemi, por nuk ka ndonjë mënyrë për të shmangur të gjithë ekspozimin e dritës së diellit. Një eksperiment i disa viteve më parë ka arritur në përfundim se konsumimi i antioksiduesve ndihmon mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimi që i shkakton dielli. Kjo mund të arrihet duke konsumuar ushqime... more »
Vitamina K, rëndësia dhe ushqimet ku mund ta gjejmë
*Vitamina K kryen një sërë funksionesh, të cilat e bëjnë të domosdoshme për organizmin e njeriut. Ajo nuk duhet të mungojë asnjëherë në ushqimet që konsumojmë, pasi ndikon direkt në mbrojtjen e kockave, në koagulimin e gjakut dhe kalcifikimin e enëve të gjakut. * * * *Për çfarë është e dobishme* * * Vitamina K ndikon në procesin e koagulimit të gjakut. Ajo është e domosdoshme në rastet e plagëve në lëkurë, për të parandaluar gjakderdhjen e tepërt. Vitamina K ndihmon në koagulimin e gjakut, duke hyrë në veprim me disa enzima, të cilat bëjnë të mundur trashjen e gjakut dhe ndalimin e ... more »
Si të shëroheni duke praktikuar Joga
Joga është një sistem gjithëpërfshirës për zhvillimin fizik, mendor dhe shpirtëror. Për zhvillimin fizik, joga, ofron një seri pozicionesh të quajtura “Asana të jogës”… *Asanat* Asanat përbëhen nga lëvizje të ngadalta, të përmbajtura dhe nga pozicione të ndryshme statike. Gjatë praktikimit të asanave, trupi ndodhet në një gjendje të qetë, efikasiteti dhe frymëmarrja e thellë e cila shoqëron në mënyrë të natyrshme asanat, sjell më shumë oksigjen në qarkullimin e gjakut. Është e mundur që të evitohen ose të shërohen shumë sëmundje të trupit dhe të mendjes, duke bërë një jetë të shë... more »
Si të punosh pa u stresuar (sidomos kur je shef)
Tensioni në punë përfshin shumë persona, sidomos gratë. Për këtë arsye ju sjellim disa këshilla se si të punosh pa u stresuar sidomos nëse je në rangje drejtuese. Si të jesh një shef ideal Një rol thelbësor në luftën kundër stresit kanë menaxherët e kompanive, ja disa këshilla që ndoshta ju vijnë në ndihmë: - Shmangni ndryshimet e humorit, edhe nëse jeni nën presion. - Vlerësoni dhe lavdëroni punët e bëra mirë prej punonjësve. - Pyetini çdo ditë vartësit se si janë dhe dëgjoni përgjigjen e tyre. - Informoni vartësit mbi objektivat e punës me mbledhje në grup apo në takime individuale... more »
Pini çaj të ftohtë dhe lodhja kalon menjëherë
Kur dita e lodhshme është në fund të gjithëve na ndodh të jemi pa forca e të kemi nevojë për diçka për të vazhduar mbrëmjen me më shumë energji. E nëse të ndodh që edhe pas një nate të lodhshme të duhet të përballesh me një ditë akoma edhe më të vështirë? Pi një gotë çaj të ftohtë dhe gjithçka do të kalojë. Sipas një studimi prej kësaj pijeeje përfitojmë shumë të mira që ndikojnë për të kaluar lodhjen. Ekseperimentet mbi 44 vullnetarë kanë treguar se kush pinte çaj ishte më I përqendruar gjatë kryerjes së disa ushtrimeve. Ky është një tjetër studim që I shtohet kësaj pihje, ose stu... more »
Kafeja kujt i bën mirë dhe sa duhet të pini
Kush nuk e do kafenë le të ngrejë dorën. Kjo pije e mrekullueshme që vjen nga farat e kafesë, bimë me origjinë afrikane e kultivuar në shumë zona tropikale dhe subtropikale gjithnjë ka qenë viktimë e paragjykimeve. Ndonjëherë është konsideruar si një ves i dëmshëm, njësoj si duhani. Por ja që filxhani i përditshëm i kafesë është rehabilituar, dhe nga të dhënat, janë pikërisht gratë që përfitojnë më shumë prej saj. Çfarë substancash përmban kafeja? Një filxhan kafeje ka shumë substanca. Gjenden aty kripëra minerale, kalcium, magnez si dhe karbohidrate. Kafeja mbi të gjitha është një m... more »
Bark i fryrë? Mësoni si të mos “hani” ajër
Kur barku është i fryrë, krijon bezdi dhe shpesh për këtë fajin e ka akumulimi i gazrave, i cili vetëm 20% të rasteve shkaktohet prej ushqimeve, pjesa tjetër është për faj të ajrit që thithim duke folur apo duke ngrënë. Ja disa këshilla për të ndjekur në mënyrë që të shpëtoni prej këtij problem: 1. Mos ha ushqim shpejt, përtyp ngadalë sepse duke nxituar rrezikon të gëlltisni edhe ajër. 2. Shmangni të folurën duke ngrënë. 3. Mundohuni të mos përtypni sa më gjatë çamçakëz. 4. Tensioni ju bën të gëlltisni më shpesh ajër, prandaj nëse jeni të stresuar, mësoni të qetësoheni, duke bërë joga... more »
Hani hudhra dhe shpëtoni prej pickimit të mushkonjave
Mushkonjat, tmerri i verës, ato që nuk lënë të qetë askënd, të mëdhenj e të vegjël, që janë me pushime apo jo, duket se nuk gjendet asgjë për ti mbajtur larg. E nëse pavarësisht të gjithave, vazhdon të kërkosh diçka që të të shpëtojë 24 orë në 24, atëherë provo hudhrën. Funksionon si të ishte një ilaç i vërtetë kundër insekteve falë përbërësit kryesor të saj, alicilinën. Kjo substancë eliminohet edhe përmes djersës, duke i dhënë lëkurës një aromë dhe shije të hidhur që është e padëshirueshme për këto insekte të bezdishme. Me dy ose tre thelpinj hudhre në ditë mund të shpëtoni nga p... more »
Shëndeti i gojës reflekton në shëndetin e përgjithshëm
Kontrollet e regullta tek dentisti janё tё rёndёsishme pёr mirёmbajtjen dhe pёrkujdesjen e shёndetit oral si dhe parandalimin e sёmundjeve tё pёrgjithshme, pasi hapsira gojore na jep njё pasqyrё pёr shёndetin e pёrgjitshёm. Hulumtimet e fundit tregojn njё lidhёshmёri nё mes tё sёmundjeve tё gojёs dhe atyre tё pёrgjishme shёndetёsore.Nё 90% e sёmundjeve sistematike kanё manifesim nё gojё duke pёrfshirё infekcione tё mishit tё dhёmbёve si ,fryerje, gjakosje,ulcere,gojё tё thatё (halitosis) si dhe komplikime tjera. Sёmundjet sistematike qё kanё manifestim nё hapsiren e gojёs janё: In... more »
Çfarë e bën një grua të lumtur?
Një grua mund të jetë e lumtur, pavarësisht rrethanave dhe faktit se është e martuar, e pasur apo e varfër, është me apo pa fëmijë, punon ose është shtëpiake. Kjo do të thotë që lumturia është një çështje e brendshme dhe se burri dhe paratë, janë ‘mjete të tjera ndihmëse’. Por a është në të vërtetë kaq e thjeshtë, lexoni se çfare shkruan ‘People’. Gjatë një seminari për çiftet, një gruaje i bëhet kjo pyetje: “Burri juaj ju bën të lumtur? Ju bën me të vërtetë të lumtur?”. Në atë kohë, burri i saj reagon duke ngritur kokën, gjë që nënkuptonte besim. Ai e dinte se gruaja e tij do të t... more »
Diabeti, 10 këshilla për ditët e nxehta
Secili i gëzohet orëve të zgjatura të ditës për t’iu kënaqur aktiviteteve në natyrë gjatë muajve të verës. Vera poshtu është koha për fluturime me avionë, anije apo veturë. Për ata që jetojnë me diabet, muajt e verës mund të paraqesin rrezik shëndetësor nëse nuk janë të kujdesshëm. Lagështia dhe temperaturat e larta mund të ndikojnë negativisht në funksionimin normal të gjëndrave të djersës, duke u pamundësuar personave me diabet ta ulin temperaturën e trupit. Bartni kapelë që ua mbron kokën dhe fytyrën nga djegiet e diellit, përveç se që ju freskon. Ka mjaft kapela moderne në treg... more »
Çanta, veshje intime dhe rripi, kur aksesorët na japin dhimbje
Çantat, rripat, veshjet intime, por edhe kapëset e flokëve dhe këpucët, nga aksesorë të nevojshëm mund të kthehen në armiq të vërtetë të shëndetit. Një alarm që ndoshta mund të na bëjë edhe të qeshim, por nuk do të qeshnim aspak nëse do ti hidhnim një sy të dhënave të mbledhura nga British Osteopathic Association, përsa u takon dëmeve që shkaktohen përdorimit të gabuar të këtyre aksesorëve të përditshëm. Për shembull, 4 gra në 10 vuajnë prej dhimbjeve në muskulaturën e qafës dhe shpatullave për shkak të peshës së çantës të cilën gratë e mbajnë zakonisht në njërën anë të supit. Ose ... more »
Ananas për trup të përkryer
Konsumimi i ananasit mund të ndihmojë përpjekjet tuaja për të ndërtuar një linjë të përkryer trupore. Ai ul shkallën e celulitit te femrat dhe ndihmon në rënien nga pesha. Ananasi ofron vetëm 40 kalori në 100 gramë, duke qenë kështu një ushqim shumë i lehtë dhe i përkryer në përpjekjet tuaja për t’u dobësuar. Kjo frutë tropikale po ashtu kompenson yndyrat, vitaminat dhe disa minerale të nevojshme për funksionim normal të trupit. Ananasi është i pasur veçanërisht me vitaminë C, kalium dhe natrium./mjeku/
Gjërat që mund të mos i keni ditur për lindjen
E keni parë në filma se pas atyre pesë minutave të pakënaqshme dhe të djersitshme ju do të shpërbleheni me një foshnjë të pastër, me aromë të mirë, dhe me buzëqeshje, e mbështjellë me mbulesë të bukur të bardhë, dhe që vendoset në kraharorin tuaj nga partneri juaj i hareshëm. Derisa skenarët e prezantuar në ekran mund të duken dhe japin përshtypjen e një situate të përkryer, realiteti është pak më ndryshe! Për t’ju ndihmuar të shmangni zhgënjimin se lindja juaj nuk është si ato në filma, ne kemi përmbledhur informata për procesion e lindjes të cilat mund t’ju befasojnë! *Shpërthim... more »
Kafeja e mirë edhe për të pastruar lëkurën
Në mëngjes, një nga mendimet e para është kafeja. Një nga pijet që konsumohet më shumë në të gjithë botën. Jo vetëm që është e mirë për tu pirë, por është edhe një aleat I shkëlqyer për lëkurën. Kushdo mund të shfrytëzojë kokrrat e kafesë, ose edhe pluhurin e saj për të realizuar produkte natyrale për të aplikuar në fytyrë dhe trup. Dihet tashmë se kafeina bën shumë mirë për lëkurën si dhe e zbut atë. Me shumë pak përbërës ju mund të përgatisni disa produkte të shkëlqyera për lëkurën në bazë të së cilave është pikërisht kafeja. Në këtë mënyrë do të keni një lëkurë të përgatitur për... more »
Ja si ruhet ngjyra e bukur të lëkurës edhe pas plazhit
Një prej avantazheve kryesore të stinës së verës është nxirja e lëkurës e cila na jep më shumë shkëlqim dhe na e zbukuron atë. E nëse të marrësh një ngjyrë të bukur në plazh na duket e vështirë, akoma edhe më e vështirë është ta ruash atë. Për të arritur këtë objektiv, ose të ruash ngjyrën e byukur të lëkurës pas plazhit, është e nevojshme të ndiqen disa rregulla gjatë të përditshmes. Të ruash ngjyrën me ushqime Gjeja e parë që duhet të bëjmë, është të kujdesemi për ushqimin. Kjo është thelbësore si para ashtu edhe pas ekspozimit në diell. Fillimisht është shumë e nevojshme që gjatë ... more »
Dieta e tri orëve: si të humbni 5 kile në një muaj
** *Super dietë* * Nëpërmjet kësaj diete të re amerikane do të keni mundësi të humbisni 5 kile në vetëm një muaj. Është një dietë shumë e veçantë dhe rezultative, nëpërmjet së cilës do të keni mundësi të hani shpesh ato çka dëshironi dhe njëkohësisht të dobësoheni shumë shpejt * * *Dëshironi të humbisni plot 5 kile në një muaj? Asnjë produkt çudibërës apo dietë të fortë. Zgjidhja vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe quhet “dieta e tri orëve”. Ajo u ideua nga Jorge Cruise dhe mbështet objektivin për të eliminuar masën yndyrore në trup. Dieta shoqërohet gjithmonë dhe zakoni... more »
Studime
* Mashkulli nuk mund ta falë kurr tradhtinë* Tradhtia krijon gjithmonë një emocion të fortë, ndonjëherë edhe shkatërrrues. Por pavarësisht nga xhelozia apo nga përvojat e ndryshme se si ajo shfaqet, ka një dallim thelbësor në mes femrave dhe meshkujve rreth perceptimit të kësaj dukurie. Sepse në rastin e një tradhtie, në fakt, mashkulli ka gjithmonë më shumë vështirësi për të falur, ndërsa femrat janë më të buta. Këto janë përfundimet e një studimi të kryer nga një grup studiuesish nga Universiteti i Pensilvanisë, botuar në revistën “Psychological Science”. Kështu, studiuesit zbul... more »
Si të mbrohemi nga dielli
*Ditët e para rekomandohet të përdoret një krem mbrojtës për të gjithë lëkurën dhe më pas mbrojtje të pjesshme.Dielli mund të shkaktojë vatra parakanceroze, tumore epiteliale, ekzema dhe djegie të shkallëve të ndryshme. Të gjitha këto patologji lidhen me dëmtimin e ADN-së së qelizave dhe shkaktohen nga rrezet ultraviolet* Ndërkohë që po afrojnë ditët e plazhit, të gjithë po nxitojnë për të marrë rreze dielli. Rrezet në shumicën e rasteve i bëjnë mirë shëndetit, por në raste të veçanta krijojnë probleme me lëkurën dhe me sëmundjet e ndryshme. Është mirë që gjatë muajve të verës të ... more »
Hudhra ndihmon luftimin e kancerit
Përfshirja e hudhrës në dietën tuaj mund t’u mbrojë nga zhvillimi i kancerit, tregojnë studiuesit amerikanë. Sipas tyre, konsumimi sa më i shpeshtë i hudhrës çon deri te dobësimi i proceseve të cilat janë të lidhura me zhvillimin e karcinomës. Përbërësit e hudhrës pengojnë shndërrimin e nitrateve nga disa lloje të ushqimit dhe nga uji i kontaminuar në substanca kimike të cilat mund të sjellin zhvillimin e kancerit./mjekuNet/
13 truket për t’u dobësuar pa u munduar fare
Të ndjekësh një dietë nuk është gjithmonë e lehtë. Keni provuar shumë herë dhe keni dështuar? Këtu ju do të lexoni disa mënyra, me anë të të cilave, do ta arrini rezultatin e duhur, pothuajse pa “dhimbje”. 1. Pini qumësht gjithmonë të skremuar, dhe jo me yndyrë. 2. Në mëngjes hiqeni gjalpin nga dieta juaj, mos e hani fare 3. Antipasta, duhet të jetë në drekë pjata juaj kryesore 4. “Po” peshkut, sidomos atyre që kanë pak kolesterol 5. Jepuni aromë ushqimeve tuaja, me sa më shumë erëza 6. Në vend të djathit, më mirë zgjidhni të hani gjizën 7. Hiqeni lëkurën e pulës para gatimit ose kur ha... more »
Ushqimet që reduktojnë nivelin e stresit
* * *Kërkoni për këto ushqime nëse ndiheni nën presion, humorin e keni poshtë, apo jeni të stresuar. Duke konsumuar këto ushqime anti stres, ju do të filloni të ndiheni përsëri në formë.*** * * *1.Portokalli* * * Një studim gjerman në psikofarmalogji, gjeti se vitamina C, ndihmon në pakësimin e nivelit të stresit dhe kthen presionin e gjakut dhe nivelin e kortizolit në parametra normale. Vitamina C është gjithashtu e njohur për rritjen e sistemit imunitar.** * * *2. Patatja e ëmbël* * * Patatja e ëmbël mund të jetë një ushqim për reduktimin e stresit, pasi patatja mund të plotësojë... more »
Kujdes, mbroni lëkurën nga dielli dhe vapa
Lëkura e ndjeshme është problematike si në verë ashtu dhe në dimër. Gjatë sezonit të ngrohtë për të pasur një fytyrë me pamje të freskët edhe me vapën e madhe, është e rëndësishme të zgjidhni me kujdes produktet që përdoren. Kush ka një lëkurë të ndjeshme duhet të mundohet të limitojë faktorët e stresit për lëkurën e vet, në mënyrë të veçante duke shmangur shfaqjet në diell pa mbrojtje. Gjithashtu duhet të përdori dhe produkte specifike me formula delikate. Është e rëndësishme që të mbrojmë lëkurën e ndjeshme në mënyrë që të shmangim tharjen e saj të tepërt ose që të shfaqen në fyt... more »
Fëmijët e vegjël janë egoistë, edhe pse e dinë
Nëse fëmija juaj e ka shumë të vështirë t’i ndajë gjërat e tij, mos u shqetësoni, studimet vërtetojnë se nuk është i vetmi. Fëmijët e vegjël janë hipokritë, edhe pse e dinë këtë gjë *Studimi* * * Është një mister shkencor dhe një dilemë prindërore fakti sesi ndodh që fëmijët mësojnë të ndajnë gjërat e tyre me të tjerët. Që në moshën trevjeçare, fëmijët e kuptojnë konceptin e drejtësisë. Drejtësia për ta është që si njëri edhe tjetri të marrë numrin e njëjtë të gjërave. Por nëse e lini drejtësinë në duart e një fëmije, do ta shihni se ajo do të zhduket, sepse fëmijët e vegjël kanë... more »
Dhimbja e shpinës, katër faktorë nxitës
Dhimbja e shpinës mund ta vështirësojë jetën dhe ditën tuaj, dhe ta bëjë të vështirë të përqendroheni në punë. Një varg profesionesh si të qenit infermier, ndërtues ose punëtor fabrike, kanë kërkesa më të larta për shpinën tuaj. Edhe puna rutinë në zyra mund ta përkeqësojë dhembjen tuaj të shpinës, nëse bini pre e zakoneve të rrezikshme. Por ju mund ta shmangni dhembjen dhe dëmtimet e shpinës duke qenë të kujdesshëm dhe duke ditur se çfarë i shkakton ato, dhe duke u fokusuar në parandalimin e tyre. Ja katër faktorë të lidhur me punën, të cilat shoqërojnë uljen e rrezikut të dëmtim... more »
Studimi special i mjekësisë britanike: Gjithçka duhet të dini për diabetin
*Këshillat e mjekëve britanikë për të menaxhuar sëmundjen * ** *Mjekët britanikë nëpërmjet faqes së specializuar vetëm për diabetin “diabetes.org.uk” kanë përmbledhur këshillat kryesore për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë pacientëve. Dhe për t’iu ardhur në ndihmë pacientëve shqiptarë, gazeta “Tirana Observer” e ka përkthyer materialin me këshillat. Në suplementin e së shtunës ju do të gjeni gjithçka për diabetin. Duke nisur që nga shtatzënia dhe diabeti deri tek mitet që duhen rrëzuar për diabetin. Në suplement do të lexoni edhe për sëmundjet e veshkave dhe diabetin. Sëmundjet e ... more »
Jeni gati për t’u rënë infarkt por nuk e dini, ja si ta dalloni
Keni dhimbje të forta kraharori? Nuk është e thënë se do të pësoni një infarkt. Dhe kjo, sepse kur vjen puna për ta dalluar këtë sëmundje tek femrat, kjo është më e vështirë se tek meshkujt. Mjekët, nga ana e tyre, pohojnë se vëmendja më e madhe, duhet t’u kushtohet pikërisht shfaqjes së simptomave të infarktit. Sepse në krahasim me atë që ndodh tek meshkujt, te femrat kjo është shumë më e vështirë. Tek të cilat, sinjalet e infarktit janë të ndryshme, më delikate dhe më pak të qarta. Këto janë përfundimet e një studimi të kryer nga një ekip i studiuesve amerikanë në Florida të SHBA... more »
Stresi shkakton impotencë
Stresi mund të dëmtojë në mënyrë të parikuperueshme aftësitë riprodhuese të mashkullit dhe mund të ketë pasoja edhe tek fëmijët e ardhshëm, bënë të ditur kërkues të Universitetit Mjekësor të Pensilvanisë.Nga studimet e hollësishme, mjekët arritën të zbulonin se ankthi, depresioni dhe stresi për një mashkull, pavarësisht moshës në të cilën përjetohet, mund të sjellë një reduktim drastik të numrit të spermatozoidëve dhe në disa raste, edhe të bëjë të pamundur lënien e pasardhësve.Risia e studimit ishte se dëmtimi mund të ndodhë në të gjitha moshat, edhe kur mashkulli është ende në ... more »