Të gjithë menduan se këtë herë kreu i qeverisë as nuk donte t’ia dinte për ditëlindjen e kundërshtarit të tij, Edi Rama, tani që ai do t’i zërë vendin. Por u gabuan. Burimet shumë pranë kryeministrit treguan se ai kishte menduar prej kohësh për surprizën që do i bënte kryetarit socialist. Në një nga agjencitë fotografike, kishte porositur një portret të Ramës, pikërisht atë ku ai kishte dalë më bukur, sipas mendimit të tij gjithmonë.
E vuri në kornizë dhe ia dërgoi Ramës, jo në 4 korrik, se atë ditë Rama kishte axhendë shumë të ngarkuar, por një ditë më pas. Pikërisht atë ditë Rama nuk e gjeti fotonsurprizë, sepse e kishte lënë për drekë me deputetët e tij në një nga lokalet në
Tiranë.
Tiranë.
Por gjithsesi dhuratën e mori ditën tjetër dhe mendoi që një surprizë më të bukur se aq do ia përgatiste edhe ai kryeministrit Berisha, shkruan BW.






