“Foreign Policy”
Deklarata e Gjeneralit Abdel Fattah al –Sisi për largimin e presidentit egjiptian Abdel Fattah, pezullimi i zbatimit të Kushtetutës dhe zgjedhjet e hershme presidenciale sollën krizën më të fundit politike në Egjipt. Turma masive nëpër rrugë do ta mirëpresë ndërhyrjen ushtarake, ndërkohë që të gjithë janë në pritje të një përgjigjeje të fuqishme prej përkrahësve të zemëruar të Vëllazërisë Myslimane.
Ndërhyrja ushtarake është një pohim i dështimit të klasës politike të Egjiptit. Kjo revoltë padyshim ka ngritur në këmbë të gjithë politikëbërësit amerikanë, që përpiqen të përkrahin ndryshimin demokratik në vend. Janë të paktë ata që jetojnë në Uashington e që i ka ardhur keq për largimin e Morsit. Janë të paktë ata që besojnë te ky proces, që kulmoi me goditjen ushtarake që do kthejë stabilitetin apo do të sjellë demokracinë. Vëllazëria Myslimane erdhi me egërsi në pushtet, por problemi ka qenë gjithmonë dobësia dhe paligjshmëria në institucionet politike.
Nëse goditja ushtarake arrin të zgjidhë problemin me çmimin e të dytit, atëherë politika do të dështojë.
Një nga ironitë e këtyre ditëve të fundit është për zemërimin anti-amerikan mes protestuesve egjiptianë, për përpjekjet e tyre për fuqizimin e ushtrisë.
Padyshim është ushtria dhe jo Vëllazëria Myslimane që mbetet një nga aleatët më të ngushtë të Amerikës në Egjipt.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë mbështetur publikisht goditjen ushtarake, por pikërisht kjo goditje i dha më shumë mundësi Uashingtonit që të angazhohej me efektshmëri.
Uashingtoni do të ketë të bëjë me një proces më të mirë se ai e vitit 2011 dhe 2012, në nxitjen e ushtrisë drejt respektimit të të drejtave të forcave popullore dhe drejt një rivendosjeje të shpejtë të normave civile për një konsensus politik.
Zyrtarët amerikanë janë fokusuar në mbështetjen e një procesi demokratik në Egjipt, pa përkrahur asnjë forcë politike (duke përfshirë këtu edhe Vëllazërinë Myslimane, pavarësisht asaj që besojnë egjiptianët sot). Administrata e Obamës dëshiron të shohë institucionet demokratike dhe në këtë proces politik të përfshihet edhe Vëllazëria Myslimane.
Kjo është arsyeja pse shumë zyrtarë amerikanë janë irrituar shumë me opozitën, duke parë mungesën e vullnetit apo paaftësinë për të organizuar politikat demokratike, si dhe Vëllazërinë Myslimane për mungesën e vullnetit apo paaftësinë për të ndërtuar një konsensus politik.
Përfytyroni sikur forcat që dolën nëpër rrugë më 30 qershor, në demonstrata që ia dolën ta përmbysnin Morsin, të ishin ngritur të gjithë e të kishin votuar kundër kandidatëve parlamentarë të Vëllazërisë. Një parlament i tillë do të kishte krijuar ekuilibrin e parë të qashtër mes institucioneve të zgjedhura në historinë egjiptiane dhe do i kishte mohuar Morsit adresimin te legjitimiteti elektoral.
Vala e ndjenjave anti-amerikane nëpër rrugë sot ka shprehur në mënyrën më të gjallë nëpër postera denoncimin e ambasadores Anne Patterson. E vërteta është se nuk ka qenë kurrë e lehtë për Uasshingtonin të mbrojë pozitat e veta brenda Egjiptit të polarizuar.
Por administrata do të jetë përpjekur shumë për të dëgjuar zërat e Egjiptit dhe për t’u angazhuar me shqetësime të tilla – ajo ka shprehur publikisht shqetësimet e saj lidhur me të drejtat e njeriut, me shoqërinë civile dhe tolerancën.
Miti më dominant dhe më dëmtues që erdhi nga ky dështim është se administrata e Obamës e ktheu në drejtim të kundërt Vëllazërinë Myslimane dhe Morsin.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pranuar pjesëmarrjen demokratike të Vëllazërisë Myslimane dhe fitoren e Morsit, sepse e kanë parë përfshirjen e tij si një lojë politike të nevojshme për demokracinë egjiptiane.
Por pranimi i pjesëmarrjes politike të Vëllazërisë nuk ka qenë një nga gabimet e Amerikës në Egjipt; në fakt, pjesëmarrja e tyre do të jetë thelbësore në çdo lidership politik që do të shfaqet – dhe në faktin që Morsi i rezistoi presioneve të forta.
Uashingtoni funksionoi mirë me Vëllazërinë Myslimane, si një lidership i zgjedhur dhe bëri mirë.
Është e vërtetë që ndihma e Morsit në sigurimin e armëpushimit gjatë konfliktit të Gazës nëntorin e shkuar fitoi respekt në Uashington, sepse u duk se demonstroi pragmatizmin e tij që peshoi më shumë sesa preferencat e tij ideologjike. Dyshimi më jetëgjatë i Vëllazërisë Myslimane në Uashington fitoi një lloj tërheqje në Uashington, duke qenë se Morsi dhe partia e tij ranë nga pushteti.
Ndërkaq në Kajro, protestuesit egjiptianë ishin të zemëruar me ambasadoren Patterson, që zhvilloi një takim me përfaqësuesin e Vëllazërisë Myslimane, Khairat El Shater, për tri orë me radhë në fillim të krizës. Por problemi i vërtetë nuk ishte takimi i tyre, por se ajo nuk ishte në gjendje t’i mbushte mendjen Shaterit dhe Vëllazërisë për të marrë koncesionet e vërteta që mund të kishin parandaluar krizën.
Po tani? Mbetet ende një rrezik real dhe urgjent për dhunën dhe rrënimin politik.
Edhe pse më e keqja u evitua, Egjipti do të përballet me një rrezik real të futjes në grackë të qeverisjes së dështuar, ndërhyrjeve ushtarake dhe revoltave popullore.
Ideja e legjitimitetit demokrat ka marrë një goditje të rëndë dhe reformat konstitucionale që do të vijnë më pas, si dhe zgjedhjet e reja nuk do kalojnë aq lehtë.
Ndërtimi i një konsensusi të vërtetë për institucionet demokratike ka për të mbetur drita udhëheqëse për politikën amerikane dhe klasën politike në Egjipt.
Kjo do të thotë se parimet politike dhe institucionale mund t’i japin fund pasigurisë dhe frikës që ka dominuar deri më tani. Ndryshimi i Egjiptit është penguar nga mungesa e parimeve legjitime.
Legjitimiteti procedural dhe i pavarur është kundërshtuar në çdo hap nga referendumi konstitucional i marsit 2011, me anë të asamblesë konstitucionale dhe zgjedhjeve.
Janë të shumë ata që jetojnë në Uashington (ku përfshihem dhe unë) që shpresojnë se miratimi i kushtetutës do t’i japë fund pasigurisë depërtuese dhe do të lejojë konsolidimin e politikës dhe qeverisjes efektive.
Përqendrimi më i madh tashmë duhet të jetë mbi konsensusin e ecjes përpara. Pa një konsensus të tillë dhe një rruge të pastër drejt zgjedhjeve të reja, modeli dyfunksional politik do të vazhdojë të zhvillohet sërish pa fund, edhe nëse ndryshojnë fytyrat dhe pozitat.
A mund të arrihet kjo? Përvoja më e fundit nuk është aspak premtuese. Ushtria egjiptiane tashmë ka treguar paaftësinë e vet për ta drejtuar vendin dhe goditjet ushtarake zor se sjellin demokraci apo stabilitet.
Opozita ka treguar aftësi për të mobilizuar forcat për rrëzimin e Morsit, por mbetet e ndarë duke qenë se nuk ka axhendë politike.
Vëllazëria Myslimane ka humbur shumë nga përkrahësit. Islamikët e tjerë po luajnë kartat e tyre duke shpresuar që Vëllazëria të dështojë. Mobilizimi që çoi në ngjarjet e 30 qershorit e ka rënduar edhe më shumë polarizimin, egërsinë dhe frikën.
Uashingtoni nuk mund të bëjë më shumë për t’i dhënë formë politikës egjiptiane tani, edhe nëse përpiqet. Unë mbetem dyshues se goditja ushtarake do të jetë një shteg për demokracinë apo se ushtria egjiptiane do të jetë e aftë të drejtohet nga ujërat politike më mirë krahasuar me atë që bëri më 2011. Por Uashingtoni duhet të përdorë ndikimin e vet për të gjetur mënyrat për të siguruar politikën në vend.