Daniel Pellegrine, i njohur me emrin e artit MC Daleste, ishte duke performuar në lagjen San Martin, kur një plumb e goditi në bark. 20-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi ti shpëtonte dot plagëve. Ai u nda nga jetë të dielën në mëngjes. Mediat braziliane kanë shpërndarë edhe një video, e filmuar nga një prej 3 mijë fansave që po ndiqnin MC Daleste në koncert, ku dallohet edhe momenti i goditjes nga plumbat.
Kjo ngjarje vjen pak ditë pasi Brazili u shokua nga një tjetër ngjarje, ku një arbitër gjatë një ndeshje amatore futbolli, vrau një nga lojtarët në fushë, ndërsa tifozët e varën më pas atë.





