Nga Nesti Gjeluci
“Ata që bëjnë krushqi me frymën e kohës do mbeten të ve në epokën pasardhëse.” G. K. Chesterton
Të imagjinojmë një pacient që shkon tek doktori për një vizitë rutinë dhe doktori, pasi bën të gjitha analizat, radiografitë etj, i thotë pacientit që gjithçka është në rregull dhe se pacienti është shëndosh si molla. Tani të supozojmë se në realitet pacienti jo vetëm është i sëmurë, por ai vuan nga një epidemi që kërcënon të gjithë komunitetin ku banojnë si doktori edhe pacienti. Pra, as doktori as pacienti nuk është në dijeni të gjendjes shëndetësore që rrezikon njerëzit e atij komuniteti. Po e vendosim mënjane këtë alegori të thjeshtë për t’iu kthyer më vonë. Shqipëria po kalon një periudhë të stërzgjatur tranzicioni që në versionin më optimist mund të quhet një rrugë e gjatë drejt integrimit Europian.
Kjo rrugë është karakterizuar me një krizë vlerash e cila po e gërryen shoqërinë nga brenda dhe rrezikon ta dërgojë atë drejt një rruge të pakthyeshme regresi. Një nga arsyet që kjo nuk vërehet është sepse kjo krizë shpirtërore pasqyron krizën që po përjeton vetë Europa në këto dekadat e fundit. Perëndimi në përgjithësi dhe Europa në veçanti po kalojnë një krizë serioze shpirtërore, e shfaqur në mënyra të ndryshme por që është përgjithësuar me termin post-modernizëm apo me pjellën e saj, relativizmin. Vlerat dhe virtytet, respekti i autoritetit dhe kërkimi i së vërtetës absolute në kuptimin tradicional dhe ortodoks të Krishterë, kanë rënë në kthetrat e një relativizmi që rrezikon kthimin e komuniteteve Europiane në hordhi nihiliste. Këtu dua të hedh idenë se Shqiptarët, duke mos i lëshuar vlerat tradicionale të tyre, të mbartura nga kultura dhe virtytet e Krishtera, duhet të kërkojnë dhe të identifikojnë të vërtetën dhe të mirën absolute në mënyrë që t’i shmangen rrezikut të post-modernizmit. Moslëshimi i këtyre vlerave nuk është ide e re, është ide e hedhur rreth dy mijë vjet përpara, por e konsideruar si arkaike nga rrymat humaniste dhe iluministe të shekujve 17-të dhe 18-të në Perëndim.
Shqipëria po kalon nga totalitarizmi në post-modernizëm duke supozuar verbërisht se ky i fundit është i barabartë me progresin. Ky supozim mund të ilustrohet si mbyllja e çadrës sepse ka pushuar shiu, kur në fakt ky i fundit është kthyer në breshër. Shqipëria po thith ajrin e Perëndimit në emrin e integrimit apo lirisë, dhe ky ajër mbart me vete mikrobe për të cilët Shqiptarët nuk janë vaksinuar, për t’iu referuar alegorisë në fillim të këtij artikulli. Ashtu siç nuk ishim të përgatitur ekonomikisht dhe institucionalisht të hidhemi në garën kapitaliste në fillimin e viteve ’90-të, jemi edhe më pak të përgatitur të përqafojmë realitetin perëndimor pikërisht kur ky i fundit po kalon vetë një krizë identiteti të sjellë nga rryma post-moderniste.
Çfarë karakteristikash ka fryma e post-modernizmit?
Së pari, e vërteta konsiderohet si koncept relativ, subjektiv dhe mendje-ngushtë. E vërteta e vetme është se e vërteta nuk ekziston.
Së dyti, ndjenja e fajit dhe e mëkatit janë pothuajse në zhdukje.
Së treti, gjithçka është relative, duket përfshirë këtu edhe kuptimin përfundimtar të jetës.

Çfarë lidhje ka post-modernizmi me krizën shpirtërore?
Kriza shpirtërore që shkaktohet nga relativizmi sjell me vete humbjen e kuptimit të jetës, dhe ankthin për ta zëvendësuar këtë kuptim me vlera artificiale apo dytësore, të cilat teologët i quajnë idhuj. Me fjalë të tjera, relativizmi mohon faktin që e Vërteta, ose Zoti ekziston, por mundohet ta zëvendësojë këtë të Vërtetë me zotër të tjerë, apo idhuj. Teologu i Krishterë Charles Taylor në librin e tij Një Epokë Laike (titulli origjinal: A Secular Age, 2007) shpjegon se duke vënë gjithçka në prizmin e relativizmit, prapë duhet të kërkohet absolutja. Pra, kërkimi i absolutes artificiale krijon idhuj si përqafimi i progresit apo të resë pa e ditur se çfarë kuptimi ka progresi, apo matësit e tij si paraja, statusi, seksi, politika, karriera, etj. Përderisa secili nga këto idhuj një ditë do zhgënjejë, atëherë këtu fillon kriza shpirtërore. Taylor thotë që relativizmi i ka rrënjët në një egoizëm që të mjeron. Nëse kjo është e vërtetë atëherë sakrifica e vetvetes duhet të jetë garanci e lumturisë në amshim. Fatmirësisht, nuk kemi nevojë të bëjmë prova, sepse dikush e dha shembullin e sakrificës përfundimtare në vendin tonë, Jezu Krishti. Këto janë karakteristikat dhe këto janë edhe faktorët kryesorë që kanë sjellë krizën shpirtërore në Perëndim e cila po përhapet edhe në anët tona. Për t’iu kthyer alegorisë në fillim të artikullit, dhe për ta sqaruar më tej kuptimin, Kisha e Krishterë dhe komuniteti i besimtarëve duhet të jenë të përgatitur në të kuptuarit e krizës shpirtërore dhe se nga vjen. Pacienti është në një fazë aq të avancuar sa që nuk është në gjendje të kuptojë se ç’po ndodh me shëndetin me tij.
Ambienti shoqëror, politikanët, media dhe shkollat nuk do i flasin atij për humbjen e vlerave, për humbjen e kuptimit themelor të jetës, të martesës etj. Shqipëria pa vlera morale do jetë si një varkë pa vela e pa direk e destinuar të përplaset nëpër shkëmbinj, apo më keq, të mbytet nga stuhitë e kohërave. Një shoqëri pa vlera nuk ka destinacion dhe duke mos pasur destinacion, nuk mund ketë standard progresi. Shkrimtari i njohur anglez C. S. Lewis në fund të librit të tij titulluar Degradimi i Njeriut (titulli origjinal: The Abolition of Man, 1943) thotë “Ata që përpiqen të diskreditojnë apo të ‘shohin përmes’ së vërtetës tradicionale apo virtyteve duhet të kenë kujdes. Nuk është keq të kesh një dritare përmes së cilës mund të shohësh barin, pemët, apo qiellin jashtë. Por ama, nëse pretendon se mund te ‘shikosh përmes’ të gjithë këtyre objekteve, atëherë mbetesh pa parë asgjë.
Po lajmi i mirë?
Pra, duke iu kundërvënë arsyetimit relativist, duhet të kemi të qartë se të gjitha botëkuptimet janë në fakt përjashtues të botëkuptimeve të tjera; pyetja qëndron se cili botëkuptim arrin të na nxjerre nga kriza shpirtërore? Po të ngelem vetëm tek diagnoza dhe nuk ofrohet kura, ky do ishte një artikull i zymtë. Për më tepër, po ta mbyllja artikullin me komente pesimiste, nuk do ishte shembull i denjë i një të Krishteri. Duke pasur parasysh se shtylla kurrizore e fesë së Krishterë është Ungjilli, apo lajmi i mirë që vjen nga ringjallja e Krishtit, atëherë duhet të ketë një mundësi pozitive në mes të kësaj krize. Si mund ta kthejmë këtë fazë që kalojmë në favorin tonë, ose më mire, në favorin e Zotit? Mund të duket ironik fakti që kura kundër kësaj epidemie të kohës gjendet në fjalët e urta thënë para rreth dy-mijë vjetësh prej një nga shenjtërve më me ndikim në civilizimin perëndimor, Shën Agustini. Ai këshillonte me forcë që jeta jonë t’i dedikohej pikërisht kërkimit të së Vërtetës, si rruga e vetme për t’iu shmangur krizës së identitetit dhe shthurjes morale, si kjo ku gjendemi sot.
Post-modernizmi me tiparet e tij nuk përbën vetëm rrezik për shëndetin shpirtëror të njeriut, por edhe hap mundësi pozitive për një pjekuri shpirtërore. Sot është koha për t’i bërë disa pyetje serioze vetes, si besimtarët, si jo-besimtarët. Pastori dhe shkrimtari Timothy Keller në librin e tij Arsyeja për të Besuar në Zotin (titulli origjinal: The Reason for God, 2008) thotë, “Ato që kalojnë jetën tepër të zënë apo indiferent për të bërë këto pyetje të vështira rreth besimit të tyre, do të jenë të pambrojtur ndaj përvojës së një tragjedie apo ndaj pyetjeve të mprehta të një skeptiku.”
Me fjalë të tjera, besimtari duhet të dijë pse beson dhe jo-besimtari duhet të arrijë në përfundimin që nuk paska Zot pasi të bëjë pak ‘punë kërkimore’ me vetveten. Indiferentizmi nuk i falet kujt as brenda mundësisë së ekzistencës së Zotit, as jashtë saj. Ky proces kërkimi ndihmon jo vetëm që një besimtar të ketë besim më të fortë, por ai e sheh edhe më me respekt pozitën tjetër të jo-besimtarit. Kjo është thirrja që bën edhe Shën Agustini kur thotë që jo vetëm e Vërteta ekziston, por ka një emër, Jezu Krishti dhe ky Krisht duhet të kërkohet. Përndryshe, G. K. Chesterton na paralajmëron që në vitin 1909 për këtë sëmundje të kohës sonë: “Por rebeli i ri është skeptik, dhe nuk mund të ketë besim të plotë në asgjë. Nuk e njeh besnikërinë; prandaj edhe nuk mund të jetë revolucionar i mirëfilltë. Dhe fakti që ai dyshon për gjithçka, e pengon që të hedh poshtë me bindje diçka…. Prandaj njeriu i kohës kur ngre krye, bëhet praktikisht i pavlerë për qëllimet e kryengritjes. Duke iu kundërvënë gjithçkaje, ai ka humbur të drejtën t’u kundërvihet diçkaje…Ekziston një mendim që i ve frenat mendimit. Pikërisht ky është i vetmi mendim që duhet frenuar. (Ortodokësi, 1909) Pra varkës duhet t’i vihen velat dhe udhëtimi i saj duhet të ketë një destinacion. Kur një individ apo shoqëri e arrin këtë, rruga drejt këtij destinacioni është gati-gati aq e këndshme sa destinacioni vetë. Një shoqëri me baza të forta morale dhe vlera e principe të bazuara në mësimet e Ungjillit do jetë e aftë të integrohet dhe të përqafojë civilizimin tradicional perëndimor me vlerat dhe virtytet e saj.
Po e mbyll me një paralajmërim në formë silogjizmi që i bën filozofi i Krishterë Peter Kreeft civilizimit perëndimor të kohës:

1. Pa virtyt, civilizimi vdes.
2. Pa fe, virtyti vdes.
3. Si rrjedhojë, pa fe, civilizimi vdes. (Titulli origjinal: Back to Virtue, 1992)